2 November 2026, 21:10
Nga G.M
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar retorikën ndaj demokratëve në prag të zgjedhjeve të mesmandatit, duke i cilësuar kandidatët e tyre si të rrezikshëm dhe duke i akuzuar për mbështetje ndaj xhihadistëve dhe Vëllazërisë Myslimane.
Mediat e huaja raportojnë se, gjatë fjalimit të tij të fundit para votimeve të së martës, Trump deklaroi se demokratët po mbështesin politika që, sipas tij, kërcënojnë të ardhmen e Shteteve të Bashkuara.
“Ne luftuam për 250 vjet për ta bërë vendin tonë të madh. Ata nuk do të na shkatërrojnë”, u shpreh presidenti amerikan, duke iu referuar kundërshtarëve politikë.
Fjalimi u mbajt në Uashington, ku Trump inauguroi gjithashtu Pishinën Reflektuese, një nga monumentet më të njohura të kryeqytetit amerikan, pas një procesi rinovimi që është shoqëruar me kritika për cilësinë e punimeve dhe ndryshimet në projekt. Presidenti zbuloi se gjatë diskutimeve për projektin ishte menduar edhe mundësia që liqeni të merrte emrin e tij, si “Pishina Reflektuese Trump”, por e cilësoi këtë ide si shaka.
Gjatë ceremonisë, ai kritikoi paraardhësit Barack Obama dhe Joe Biden, duke pretenduar se gjatë administratave të tyre ishin shpenzuar shuma të mëdha pa zgjidhur problemet e objektit, ndërsa e përshkroi rezultatin e ndërhyrjes së fundit si një vepër arti. Trump foli gjithashtu për uljen e kriminalitetit në Uashington, rolin e Gardës Kombëtare dhe ndërhyrjet e realizuara në kryeqytet.
Ai vlerësoi punën e administratës së tij, duke theksuar se kishte përmbushur premtimet e dhëna gjatë fushatës. Fjalimi shërbeu si një tjetër përpjekje e presidentit për të mobilizuar bazën republikane në orët e fundit përpara një procesi zgjedhor që konsiderohet vendimtar për balancat politike në Kongresin amerikan./Dosja.al
donald trump
Bota
2 November 2026, 21:01
G.M
Milojko Spajiç
MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi Milojko Spajiç, ka ngritur shqetësime për një ndërhyrje të mu...
Bota
2 November 2026, 20:54
G.M
J.D. Vance
SHBA- Zëvendëspresidenti amerikan, J.D. Vance, u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të votojnë p&e...
Bota
2 November 2026, 20:51
G.M
Për shumë iranianë, frekuentimi i restoranteve është i papërballueshëm.
Për një grua të sapomartuar n...
Bota
2 November 2026, 20:15
G.M
pamje
KAMERUN- Katër persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur rëndë pas një shpërthimi të...
Bota
2 November 2026, 20:10
G.M
foto ilustruese
GAZA- Pesë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur nga sulmet dhe të shtënat izraeli...
Bota
2 November 2026, 20:09
G.M
syze FPV
RUSI- Një operacion i dyshuar sabotimi ndaj ushtrisë ruse ka ngritur alarmin në Moskë. Shërbimi Federal i Siguris&eum...
Bota
2 November 2026, 20:06
E.d
Pamje
UKRAINA- 18 persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur pas sulmeve ajrore ruse në vendb...
Bota
2 November 2026, 19:28
G.M
pamje
AUSTRI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Alpet Austriake, ku dy alpinistë gjermanë braktisën shokun...
Bota
2 November 2026, 19:08
G.M
pamje
INDI- Një zjarr i madh ka përfshirë rafinerinë e naftës Hindustan Petroleum Corporation Limited (HPCL) në Visakhapatnam t&...
Bota
2 November 2026, 19:01
G.M
pamje
FRANCA- Mbi 1 milion euro janë mbledhur për restaurimin e bashkisë historike të Limoges në Francë, e cila u dëmtua r&...