12 November 2026, 09:10
Nga E.d
Esmeralda Hasani
TIRANA- Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e Esmeralda Hasanit në detyrën e Drejtores së Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Vendimi është marrë më 12 nëntor 2026, pas propozimit të kryeministrit dhe përfundimit të procedurave ligjore të verifikimit. Në njoftimin zyrtar të Presidencës bëhet e ditur se përpara emërimit janë përfunduar të gjitha procedurat ligjore të verifikimit, të parashikuara për emërimin e zyrtarëve në poste të larta shtetërore.
Njoftimi
Tiranë, më 12 nëntor 2026
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, në mbështetje të neneve 92, shkronja “f” dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, i ndryshuar””, me propozim të Kryeministrit, me dekret nr. 595, datë 12.11.2026, dekretoi sot emërimin e zonjës Esmeralda Hasani në detyrën e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.
Përpara dekretimit, janë kryer të gjitha procedurat ligjore të verifikimit si të parashikuara në ligj për rastet e emërimit në detyrë të zyrtarëve në poste të larta.

Esmeralda Hasani zëvendëson në këtë detyrë Vlora Hysenin, e cila u largua nga posti pas pezullimit në kuadër të hetimeve të nisura nga SPAK. Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit është marrë nën hetim në kuadër të dosjes së AKSHI-t, ku dyshohet për përfshirje në veprat penale të “Përkrahjes së autorit të krimit” dhe “Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete”. Hetimet lidhen me biznesmenin Ergys Agasi.
Ndërkohë, më vonë, hetimi ndaj Hysenit është zgjeruar edhe për dyshime të tjera, që lidhen me korrupsionin dhe pastrimin e parave. Këto dyshime janë ngritur pas verifikimit të disa transfertave financiare nga organet hetimore./Dosja.al
Bajram Begaj
Politike
11 November 2026, 23:36
I.A
Emisioni investigativ "Plug" publikoi eksklzuivisht një pjesë të re nga audiopërgjimi ku biznesmeni Ron Yeffet flet për tregti arm&eum...
Politike
11 November 2026, 23:06
E. D
TIRANË- Shqipëria shpenzon çdo vit miliona euro në pajisje mjekësore dhe diagnostikuese por sistemi shëndetësor nuk e...
Politike
11 November 2026, 22:47
E. D
TIRANË- Ministri Ermal Nufi ka reaguar pas artikullit të publikuar nga media ndërkombëtare POLITICO, duke sqaruar deklaratën e tij lid...
Politike
11 November 2026, 21:54
E. D
Edi Rama
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Dublin foli edhe për emigracionin, duke u ndalur veçan&eum...
Politike
11 November 2026, 21:52
E.M
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama ka komentuar kërkesën e tij mbi një dialog të mundshëm me studentët. Ai citoi edhe njëherë...
Politike
11 November 2026, 21:44
E. D
Edi Rama
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama ka komentuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke i cilësuar ato aktualish...
Politike
11 November 2026, 21:40
E.M
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama ka komentuar ndikimin e raportit të Komisionit duke thënë se nuk ka përmbajtje të korrupsionit të p...
Politike
11 November 2026, 21:28
E. D
Edi Rama
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama ka kritikuar qasjen e Europës ndaj luftës në Ukrainë dhe marrëdhënieve me Rusinë...
Politike
11 November 2026, 21:18
E. D
Edi Rama
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama deklaroi se regjimi iranian ka pasur ndikimin në nxitjen e protestave përmes ndërhyrjeve në r...
Politike
11 November 2026, 21:16
E.M
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama, i ftuar në Dublin, është shprehur se është e vërtetë që Shqipëria përballet dh...