11 November 2026, 22:47
Nga E. D

TIRANË- Ministri Ermal Nufi ka reaguar pas artikullit të publikuar nga media ndërkombëtare POLITICO, duke sqaruar deklaratën e tij lidhur me organizimin e Samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë. Përmes një deklarate publike, Nufi thekson se fjalët e tij janë interpretuar jashtë kontekstit, duke krijuar një përshtypje të gabuar mbi qëndrimin zyrtar të Shqipërisë për organizimin e këtij eventi.
Ai thekson se Samiti i ardhshëm i NATO-s do të zhvillohet në Tiranë, në përputhje me vendimin e marrë nga Aleanca, ndërsa Shqipëria ka nisur tashmë përgatitjet për organizimin dhe mikpritjen e tij. Duke iu referuar diskutimit për datën e Samitit, Ministri sqaron se përcaktimi i saj është kompetencë e liderëve të vendeve aleate, të cilët mund ta diskutojnë dhe vendosin edhe përmes një takimi virtual, pa qenë e nevojshme të mblidhen fizikisht.
Sipas tij, referenca për një takim virtual kishte të bënte vetëm me procesin e vendimmarrjes për datën dhe jo me mënyrën se si do të zhvillohet vetë Samiti. Nufi tha ndër të tjera se Shqipëria nuk ka propozuar as shtyrjen dhe as zhvillimin virtual të Samitit të NATO-s. Sipas tij, data do të bëhet publike pasi të përcaktohet nga Aleanca dhe të komunikohet zyrtarisht nga NATO.
Reagimi i Ministrit Nufi:
Lidhur me artikullin e publikuar sot nga POLITICO, dëshiroj të sqaroj se deklarata ime është interpretuar jashtë kontekstit, duke krijuar një përshtypje të gabuar mbi qëndrimin e Shqipërisë për organizimin e Samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë. Samiti i ardhshëm i NATO-s do të zhvillohet në Tiranë, në përputhje me vendimin e marrë nga Aleanca. Shqipëria ka nisur tashmë përgatitjet për organizimin dhe mikpritjen e tij.
Në përgjigje të pyetjeve të gazetarit lidhur me datën e zhvillimit të Samitit, kam sqaruar se përcaktimi i saj është kompetencë e liderëve të vendeve aleate, të cilët mund ta diskutojnë dhe vendosin atë edhe përmes një takimi virtual, pa qenë e nevojshme të mblidhen fizikisht për këtë qëllim. Referenca ime ndaj një takimi virtual lidhej ekskluzivisht me procesin e vendimmarrjes për datën dhe në asnjë mënyrë me zhvillimin virtual të vetë Samitit.
Pasi data të përcaktohet nga Aleanca dhe të komunikohet zyrtarisht nga NATO, ajo do të bëhet publike. Dua të jem plotësisht i qartë: Shqipëria nuk ka propozuar as shtyrjen, as zhvillimin virtual të Samitit të NATO-s. Ne jemi duke u përgatitur për ta mirëpritur atë në Tiranë, ashtu siç është vendosur nga aleatët. Çdo interpretim tjetër i deklaratës sime nuk pasqyron atë që kam thënë dhe as qëndrimin zyrtar të Republikës së Shqipërisë./Dosja.al
ermal nufi
Politike
11 November 2026, 21:54
E. D
Edi Rama
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Dublin foli edhe për emigracionin, duke u ndalur veçan&eum...
Politike
11 November 2026, 21:52
E.M
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama ka komentuar kërkesën e tij mbi një dialog të mundshëm me studentët. Ai citoi edhe njëherë...
Politike
11 November 2026, 21:44
E. D
Edi Rama
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama ka komentuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke i cilësuar ato aktualish...
Politike
11 November 2026, 21:40
E.M
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama ka komentuar ndikimin e raportit të Komisionit duke thënë se nuk ka përmbajtje të korrupsionit të p...
Politike
11 November 2026, 21:28
E. D
Edi Rama
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama ka kritikuar qasjen e Europës ndaj luftës në Ukrainë dhe marrëdhënieve me Rusinë...
Politike
11 November 2026, 21:18
E. D
Edi Rama
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama deklaroi se regjimi iranian ka pasur ndikimin në nxitjen e protestave përmes ndërhyrjeve në r...
Politike
11 November 2026, 21:16
E.M
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama, i ftuar në Dublin, është shprehur se është e vërtetë që Shqipëria përballet dh...
Politike
11 November 2026, 21:08
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me projektin në ishullin e Sazanit dhe përfshirjen e Jared Kushner në kë...
Politike
11 November 2026, 21:02
E.M
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nuk la pa përmendur edhe Revolucionin Flamingo, nismën paqësore të qytetar...
Politike
11 November 2026, 20:53
E. D
Edi Rama
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Serbi, duke theksuar se është ende herët pë...