11 November 2026, 21:40
Nga E.M

DUBLIN- Kryeministri Edi Rama ka komentuar ndikimin e raportit të Komisionit duke thënë se nuk ka përmbajtje të korrupsionit të përhapur por theksohet se korrupsioni mbetet shqetësues. Gjatë fjalës së tij ai pohoi se ishte Partia Socialiste ajo që i dorëzoi shpatën e drejtësisë gjyqtarëve të pavarur duke shpjeguar se më herët nuk ka ndodhur të bëhet pjesë e këtij gjykimi dikush me pushtet.
Rama tha se kjo u bë e mundur nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese ku tha se shpata tashmë është në fazën kërkuese të kokave të mëdha politike, e cila shihet si një hap i dhimbshëm dhe jo i lehtë për tu përballuar. Kryeministri theksoi se sistemi po lufton korrupsionin dhe në këtë mënyrë nuk do të këtë asnjë mbrojtje për këdo që del para drejtësisë.
"Ka diçka shumë të rëndësishme në gjuhën e raportit. Për herë të parë raporti nuk flet më për korrupsion gjerësisht të përhapur, por thotë që korrupsioni mbetet shqetësim. Mjaft e drejtë, që do të thotë se ka një përparim real në këtë. Më parë nuk ka pasur kurrë një rast, kur dikush me pushtet është gjykuar nga një gjyqtar i pavarur. Ka pasur ministra që janë vrarë e varur, por jo nga një gjyqësor i pavarur demokratik. Ajo që bëmë dhe që mbetet një reformë kyçe ishte pikërisht, që të hiqnim dorë nga të mbërthyerit të gjyqësorit nga politika. E bëmë ne, partia jonë. Kjo u bë përmes ndryshimeve kushtetuese dhe kjo shpatë iu dha në dorë gjyqtarëve të pavarur. Tani shpata po kërkon kokat e mëdha në pushtetin politik dhe nuk është diçka e lehtë për t’u përballur, është e dhimbshme. Por, ajo që duhet të bëjmë është që të mbështesim këtë pushtet të pavarur, edhe pse sytë nuk janë mbyllur tërësisht. Sistemi po e lufton korrupsionin, nuk ka më mbrojtje në asnjë lloj mënyre për askënd që del përpara drejtësisë," tha Rama./Dosja.al
Edi Rama Dublin
Politike
11 November 2026, 21:28
E. D
Edi Rama
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama ka kritikuar qasjen e Europës ndaj luftës në Ukrainë dhe marrëdhënieve me Rusinë...
Politike
11 November 2026, 21:18
E. D
Edi Rama
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama deklaroi se regjimi iranian ka pasur ndikimin në nxitjen e protestave përmes ndërhyrjeve në r...
Politike
11 November 2026, 21:16
E.M
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama, i ftuar në Dublin, është shprehur se është e vërtetë që Shqipëria përballet dh...
Politike
11 November 2026, 21:08
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me projektin në ishullin e Sazanit dhe përfshirjen e Jared Kushner në kë...
Politike
11 November 2026, 21:02
E.M
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nuk la pa përmendur edhe Revolucionin Flamingo, nismën paqësore të qytetar...
Politike
11 November 2026, 20:53
E. D
Edi Rama
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Serbi, duke theksuar se është ende herët pë...
Politike
11 November 2026, 20:46
E.M
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama i ftuar nga Instituti i Çështjeve Ndërkombëtare dhe Europiane (IIEA), në Dublin, duke folur mbi an&eum...
Politike
11 November 2026, 20:03
E. D
TIRANË- Zhvillimi i samitit të NATO-s në Tiranë vitin e ardhshëm mbetet i pasigurt, ndërsa aleatët ende nuk kanë d...
Politike
11 November 2026, 19:09
Agron Shehaj dhe Sofia Moreira de Sousa
TIRANË- Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj është takuar sot me ambasadoren e Bashk...
Politike
11 November 2026, 18:10
E. D
Peter Sorensen, Albin Kurti
PARIS- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Paris me Përfaqësuesin Special t&e...