Nuk ndalet revolta/ Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, tensione dhe përplasje me policinë
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Veliaj firmos shkarkimin e dy drejtuesve, në pikëpyetje edhe e ardhmja e drejtoresh&...
Ironia e studentëve protestues/ Improvizojnë manekinin me fotografinë e Ramës, tentojnë ti vënë flakën 21 ...
Balliu e cilësoi ngjarjen pjesë të një skeme të mirëorganizuar, duke akuzuar struktura të Policisë së Shtetit dhe grupime që pretendojnë se janë opozitare, por veprojnë në shërbim të mazhorancës.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar përmes një videomesazhi pas incidentit të ndodhur mbrëmjen e sotme. Balliu e cilësoi ngjarjen pjesë të një skeme të mirëorganizuar, duke akuzuar struktura të Policisë së Shtetit dhe grupime që pretendojnë se janë opozitare, por veprojnë në shërbim të mazhorancës. Balliu deklaroi se, rreth orës 17:00, nga selia e Partisë Demokratike kishte denoncuar dhunën që policia kishte ushtruar ndaj studentëve protestues. Ai akuzoi drejtues të policisë se po përpiqen të mbulojnë ngjarjet përmes deklaratave publike.
Duke iu referuar incidentit, deputeti demokrat përmendi strukturat e operacionales së policisë, si dhe persona të tjerë, mes tyre Ergys Agasin dhe grupime politike të rreshtuara në shërbim të kryeministrit Rama. Balliu mohoi pretendimet se ishte goditur fizikisht, por konfirmoi se kishte pasur një përplasje dhe se qytetarët ishin sulmuar gjatë incidentit. Deputeti i PD-së theksoi se, pavarësisht skemës së organizuar nga strukturat e policisë dhe grupime politike, Partia Demokratike nuk do të tërhiqet nga mbështetja për studentët që protestojnë kundër qeverisë së Edi Ramës.
Videomesazhi i plotë:
Me zhurmën e fundit mediatike të mediave të qeverisë, më duhet të sqaroj sa vijon. Së pari, sot rreth orës 5 nga selia e Partisë Demokratike kam denoncuar dhunën e tmerrshme dhe kriminale të ushtruar nga policia e shtetit drejt studentëve. Pa diskutim kjo erdhi si rrjedhojë e një reagimi të detyrueshëm nga deklaratat e turpshme të Dimitraq Ziu, i cili kërkonte të fshihte aktet kriminale të policisë kriminale të Edi Ramës ndaj studentëve. Së dyti, është e vërtetë që patëm një incident të mirëorganizuar nga operacionalja e policisë së Dimitraq Ziu, Skënder Hitaj, Ilir Prodës, Ergys Agasit dhe të gjithë banditëve të tjerë, të cilët përdorin aty partitë e qorrave që sillen si opozitarë po janë në shërbim total nga mëngjesi deri në darkë të mazhorancës dhe të Edi Ramës. Nuk ka diskutim që njësoj si të gjithë të tjerët, ata do të marrin përgjigjen e merituar siç kanë marrë shpesh herë çdo bandit që ka dhunuar apo ka guxuar të përplaset me qytetarët e lirë të këtij vendi. Nuk është e vërtetë që më kanë goditur, është e vërtetë që kemi patur një përplasje dhe që janë sulmuar qytetarët në atë moment. Por e padiskutueshme që nuk ka skemë të operacionales, skemë të Edi Ramës, skemë të qorrave që do të vihen para përgjegjësisë që do mund të më ndalojë mua apo Partinë Demokratike apo cilindo demokrat që të mbështesim me të gjitha fuqitë studentët që po përballen me narkoregjimin e Edi Ramës. Dhe nuk ka diskutim që kjo është një betejë e fituar dhe që Rama është në ditët e tij të fundit. Vazhdojmë përpara me studentët deri në fund.
Anna Strolenberg TIRANË- Eurodeputetja gjermane, Anna Strolenberg, ka reaguar për protestat studentore në Shqipëri. Me anë të nj...
Endri Shabani TIRANË- Avokati i Popullit Endri Shabani gjatë një deklarate, ka bërë me dije se gjatë 72 orëve të fun...
pamjet TIRANË- Një moment i pazakontë ka ndodhur gjatë portestës studentore, ku deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka...
TIRANË- Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka zbuluar për herë të parë pamjet nga ambienti ku dhjetra të rin...
pamjet nga protesta TIRANË- Protesta studentore kundër qeverisë së Edi Ramës, e cila ka hyrë në ditën e katërt, k...
Ervin Demo TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo ka reaguar për protestat e katër ditëve të fundit në Tir...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve, prindërve, demokratëve, bi...
TIRANË- Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme gjermane, Martin Giese ka deklaruar se Shqipëria ka ende punë dhe detyra...
TIRANË- Udhëheqësit evropianë diskutuan këtë javë në Bruksel për zgjerimin e BE-së, një proces q&e...
Edi Rama, Elisa Spiropali TIRANË- Deputetja socialiste, Elisa Spiropali, i ka drejtuar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, lidhur m...