https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
VIDEO/ Protestuesit i turren Klevis Balliut, deputeti largohet me vrap nga Lana për t'i shpëtuar turmës
Deputeti demokrat është përballur me reagime të ashpra nga protestuesit, të cilët e kanë sharë dhe akuzuar për bashkëpunim me Edi Ramën.
16 October 2026, 21:41Nga E. D
pamjet
TIRANË- Një moment i pazakontë ka ndodhur gjatë portestës studentore, ku deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka tentuar tu bashkohet studentëve së bashku me shoqëruesit e tij. Deputeti demokrat është përballur me reagime të ashpra nga protestuesit, të cilët e kanë sharë dhe akuzuar për bashkëpunim me Edi Ramën.
Situata është përshkallëzuar deri në pikën, ku disa protestues janë përpjekur t’i afrohen dhe ta sulmojnë fizikisht Balliun. Por, ai ka arritur të largohet nga vendngjarja, ndërsa shoqëruesit e tij kanë mbetur në mesin e turmës dhe janë goditur.
Për t'i shpëtuar turmës së protestuesve, që iu turrën, Balliu është larguar nga Lana dhe ka kalur me vrap. Në momentin ku protestuesit iu turrën Balliut, ka ndërhyrë edhe gazetari Osman Stafa, për të qetësuar situatën dhe për të ndaluar dhunën ndaj shoqëruesve të Balliut. Në video, gazetari dëgjohet teksa thotë "jam Osman Stafa gazetar, Balliu ka ikur. Mjaft më"./Dosja.al