16 October 2026, 22:31
Nga E. D
Anna Strolenberg
TIRANË- Eurodeputetja gjermane, Anna Strolenberg, ka reaguar për protestat studentore në Shqipëri. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Strolenberg akuzon kryeministrin Edi Rama për situatën e krijuar dhe duke kërkuar që Bashkimi Evropian dhe vendet e ndryshme të dënojnë dhunën e ndodhur gjatë tubimeve. Strolenberg thotë se ka parë video shqetësuese të përdorimit të forcës nga Policia ndaj protestuesve, megjithatë, sipas saj, përgjegjësia kryesore për situatën i takon kryeministrit Edi Rama.
Ajo kritikon gjithashtu atë që e konsideron mungesë vullneti për të luftuar realisht korrupsionin dhe për të ndërmarrë ndryshime domethënëse në vend. Eurodeputetja thekson se dëshiron që Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, por nënvizon se procesi i integrimit duhet të shoqërohet me respektimin e të drejtave të qytetarëve.
Reagimi i eurodeputetes Anna Strolenberg:
Protestat në Shqipëri po shndërrohen në të dhunshme. Kam parë shumë, shumë video shqetësuese të policisë duke përdorur forcë brutale, duke ushtruar dhunë fizike dhe duke hedhur gaz lotsjellës. Fatkeqësisht, kam parë gjithashtu disa video ku persona të dhunshëm u vënë flakën ndërtesave. Mund dhe duhet të fajësojmë policinë ose ata pak protestues të dhunshëm. Por, sinqerisht, ata përbëjnë një pakicë. Përfundimi im, megjithatë, është i qartë: Edi Rama është shkaku i gjithë kësaj. Që nga dita e parë, ai i ka trajtuar me arrogancë protestuesit paqësorë të Flamingos. Ai refuzon të ndalë shkatërrimin e një zone natyrore të mbrojtur. Gjithashtu, nuk po tregon asnjë vullnet për të luftuar realisht korrupsionin dhe për të ndërmarrë ndryshime domethënëse në vend.
Unë dua që Shqipëria të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Ne jemi të gjithë evropianë. Dhe pikërisht për këtë arsye, ndiej përgjegjësinë të veproj. Tani do t’i kërkoj Bashkimit Evropian, por edhe vendeve të ndryshme, ta dënojnë këtë dhunë. Megjithatë, ka diçka edhe më domethënëse që mund të bëjmë. Më 4 nëntor, Komisioni Evropian do të publikojë raportin e tij për zgjerimin. Dhe ky është momenti ynë për të kërkuar ndryshime. Nëse Shqipëria dëshiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, duhet të ketë një qeveri që respekton të drejtat themelore të qytetarëve të saj. Prandaj, le të ushtrojmë presion për ta bërë këtë të mundur!/Dosja.al
Anna Strolenberg
Politike
16 October 2026, 22:08
G.M
Endri Shabani
TIRANË- Avokati i Popullit Endri Shabani gjatë një deklarate, ka bërë me dije se gjatë 72 orëve të fun...
Politike
16 October 2026, 21:41
E. D
pamjet
TIRANË- Një moment i pazakontë ka ndodhur gjatë portestës studentore, ku deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka...
Politike
16 October 2026, 20:08
E. D
TIRANË- Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka zbuluar për herë të parë pamjet nga ambienti ku dhjetra të rin...
Politike
16 October 2026, 19:19
E. D
pamjet nga protesta
TIRANË- Protesta studentore kundër qeverisë së Edi Ramës, e cila ka hyrë në ditën e katërt, k...
Politike
16 October 2026, 18:58
G.M
Ervin Demo
TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo ka reaguar për protestat e katër ditëve të fundit në Tir...
Politike
16 October 2026, 18:32
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve, prindërve, demokratëve, bi...
Politike
16 October 2026, 18:28
E. D
TIRANË- Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme gjermane, Martin Giese ka deklaruar se Shqipëria ka ende punë dhe detyra...
Politike
16 October 2026, 18:06
E. D
TIRANË- Udhëheqësit evropianë diskutuan këtë javë në Bruksel për zgjerimin e BE-së, një proces q&e...
Politike
16 October 2026, 17:41
E. D
Edi Rama, Elisa Spiropali
TIRANË- Deputetja socialiste, Elisa Spiropali, i ka drejtuar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, lidhur m...
Politike
16 October 2026, 17:34
E. D
TIRANË- Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, dhe deputeti Erald Kapri janë përfshirë në një debat të as...