LIVE UPDATES
Ekonomi

Ballkani Perëndimor/ Banka Botërore: Rritja ekonomike do të përshpejtohet, ulja e kostove tregtare nxit punësimin

Ekonomia në vendet e rajonit ka treguar qendrueshmëri përballë goditjeve dhe vazhdon të përparojë në konvergjencën me Bashkimin Evropian.

27 October 2026, 11:00 Nga I.A

Ballkani Perëndimor/ Banka Botërore: Rritja ekonomike do të

TIRANË- Rritja ekonomike në vendet e Ballkanin Perëndimor pritet të përshpejtohet në vitin 2026 dhe të forcohet më tej në vitin 2027, e mbështetur nga konsumi dhe investimet. Ekonomia në vendet e rajonit ka treguar qendrueshmëri përballë goditjeve dhe vazhdon të përparojë në konvergjencën me Bashkimin Evropian. Për të mbështetur krijimin e vendeve më të mira të punës, bizneset kanë nevojë për rregulla më efikase në tregti dhe që i ndihmojnë të konkurrojnë në tregjet ndërkombëtare, thuhet në Raportim e Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor, të publikuar sot.

Rritja ekonomike mesatare në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbi parashikohet të arrijë në 3.1 për qind në vitin 2026, nga 2.6 për qind në vitin 2025. Rritja ekonomike pritet të rritet në 3.4 për qind në vitin 2027 dhe të ruajë këtë nivel edhe në vitin 2028.

“Në një kohë pasigurish të shtuara gjeopolitike dhe rritjeje të ngadaltë ekonomike te partnerëve tanë kryesorë tregtarë, Ballkani Perëndimor dëshmoi sërish qëndrueshmëri ekonomike,” tha Xiaoqing Yu, Drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor. “Megjithatë, vetëm qëndrueshmëria nuk mjafton që rajoni të afrohet me nivelet mesatare të të ardhurave në Bashkimin Evropian apo të krijojë vendet cilësore të punës për të cilat ka nevojë. Këto vende pune vijnë nga një sektor privat dinamik, ndërsa faza e ardhshme e rritjes ekonomike kërkon rregulla më efikase e të parashikueshme dhe eliminimin e barrierave tregtare, jo vetëm në kufi, por edhe të atyre që burojnë nga rregulloret dhe procedurat brenda vendit.”

Liberalizimi i njëpasnjëshëm i tarifave e ka bërë Ballkanin Perëndimor shumë të integruar në tregtinë globale. Tregtia e mallrave dhe shërbimeve arriti në 107 për qind të PBB-së së rajonit në vitin 2025, mbi mesataren e BE-së prej 90 për qind, ndërsa eksportet e shërbimeve u katërfishuan midis viteve 2010 dhe 2025. Faza e ardhshme e reformave duhet t’i ndihmojë bizneset të përfitojnë në mënyrë të plotë dhe më të qëndrueshme nga ky akses në tregje, duke ulur kostot e panevojshme që burojnë nga pengesat rregullatore dhe administrative brenda vendit.

Tarifat mesatare për të gjitha mallrat e importuara në Ballkanin Perëndimor janë rreth 6 për qind, por masat jotarifore u shtojnë importeve një kosto tjetër prej rreth 10 për qind. Këto kosto janë veçanërisht të larta në disa sektorë agro-ushqimorë, ku tejkalojnë 20 për qind. Kufizimet ndaj shërbimeve në tregtinë ndërkufitare janë edhe më të kushtueshme, me një kosto që vlerësohet në 29 për qind. Sipas simulimeve të paraqitura në raport, heqja e gjysmës së këtyre pengesave ekzistuese për importet, si kërkesat për licencim dhe autorizim, inspektimet e përsëritura, procedurat e certifikimit dhe rregullat që kërkojnë praninë fizike në tregun vendas, mund të rrisë PBB-në deri në 12.5 për qind në afatmesëm.

Kostot më të larta të importeve e bëjnë gjithashtu më të vështirë për kompanitë në rajon të eksportojnë dhe të qëndrojnë në tregjet e huaja. Vetëm rreth një e treta e marrëdhënieve të reja të eksportit të krijuara nga ndërmarrjet e Ballkanit Perëndimor mbijetojnë vitin e parë, ndërsa vetëm 1 deri në 4 për qind vazhdojnë edhe në vitin e pestë. Kjo ka rëndësi për punësimin, pasi ndërmarrjet eksportuese punësojnë shumicën dërrmuese të punëtorëve në sektorin përpunues të rajonit. Ato janë gjithashtu përgjithësisht më të mëdha dhe ofrojnë paga më të larta krahasuar me ndërmarrjet e ngjashme që janë të përqendruara vetëm në tregun vendas.

Prandaj, reformat duhet të përqendrohen te rregulla më të mira, dhe jo thjesht në më pak rregulla: duke thjeshtuar dhe digjitalizuar procedurat, duke përdorur inspektime të bazuara në risk, duke njohur standardet dhe kualifikimet e harmonizuara, si dhe duke ruajtur masat mbrojtëse që u shërbejnë objektivave legjitime të interesit publik./Monitor.al

Banka Botërore Ballkani Perëndimor

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin