Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Drejtori ekzekutiv i klubit bavarez përjashton mundësinë e transferimit të norvegjezit, duke theksuar se Harry Kane është sulmuesi që i duhet skuadrës.
GJERMANI - E ardhmja e Erling Haaland mund të marrë një kthesë të papritur nëse Manchester City detyrohet të përballet me sanksione të rënda për çështjen e shkeljeve financiare. Në rast të një zbritjeje të mundshme nga Premier League, sulmuesi norvegjez mund të kërkojë një destinacion të ri, ndërsa klubet më të mëdha të Europës do të ishin në gatishmëri.
Megjithatë, një prej destinacioneve të mundshme duket se është përjashtuar. Bayern Munich nuk ka ndërmend të hyjë në garë për shërbimet e Haalandit, pavarësisht profilit të tij dhe mundësisë që mund të krijohej në rast largimi nga Anglia.
Drejtori ekzekutiv i klubit bavarez, Jan-Christian Dreesen, ishte i qartë kur u pyet për mundësinë e transferimit të norvegjezit. “Ne kemi sulmuesin më të mirë në botë, Harry Kane, dhe një linjë sulmuese që nuk ka të barabartë në Europë. Për këtë arsye, nga këndvështrimi ynë, çështja e nënshkrimit me Haalandin është absolutisht jashtë diskutimit”, deklaroi ai për Bild.
Dreesen theksoi gjithashtu se Bayern ka kapacitetin financiar për të realizuar transferime të mëdha nga Premier League, duke përmendur si shembuj afrimet e Harry Kane, Luis Díaz dhe Michael Olise. Pra, sipas tij, pengesa nuk është financiare, por fakti se klubi është i kënaqur me repartin ofensiv që ka ndërtuar.
Nëse do të largohej nga Manchester City, Haaland mund të shihte drejt Spanjës, ku Real Madrid dhe Barcelona përmenden si dy prej destinacioneve të mundshme. Për momentin, megjithatë, gjithçka mbetet e lidhur me zhvillimet e çështjes së Manchester City dhe të ardhmen e sulmuesit norvegjez.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Një thashethem i çmendur ka përfshirë Italinë që nga dje: Didier Deschamps po kthehet te Juventusi për të z&eu...
TIRANE - Shqipëria U-15 e ka mbyllur me një tjetër rezultat pozitiv eksperiencën në FIFA U-15 World Cup & Festival 2026, që u ...
FRANCE - Luis Enrique ka kritikuar renditjen e Topit të Artë, duke shprehur bindjen se Vitinha meritonte një pozicion shumë më të ...
ZVICER - Kupa e Botës 2026 pritet të kthehet në një minierë ari për FIFA-n. Sipas The Athletic, organizmi më i lartë i f...
GJERMANI - Planet e Milanit për të afruar Timmo Hardung në strukturën drejtuese të klubit po komplikohen. Eintracht Frankfurt ka vendos...
ANGLI - E ardhmja e Alexis Mac Allister te Liverpool duket gjithnjë e më e pasigurt. Mesfushori argjentinas, fitues i Kupës së Botës me...
SPANJE - Tragjedia e rëndë hekurudhore në Spanjë ka tronditur edhe komunitetin sportiv. Mes 68 viktimave të përplasjes së dy ...
ANGLI - Së pari, dy pikët që mungojnë për të siguruar matematikisht titullin e kampionit të pilotëve të Formula 1, ...
SPANJE - Barcelona po përgatitet të rikthehet në fushë, duke synuar të lërë pas një periudhë të vështir&e...
ARABI SAUDITE - Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë historinë e futbollit. Një ditë pasi u vlerësua me çmimin B.O.A.T. (B...