25 October 2026, 20:51
Nga DOSJA
Dayot Upamecano hapi serinë e golave kundër Freiburgut
GJERMANI - Bayern Munich iu afrua një finaleje të tensionuar në transfertën ndaj Freiburgut, por arriti të sigurojë fitoren 3-1 dhe të rikthehet në krye të Bundesligës. Skuadra bavareze dominoi për pjesën më të madhe të takimit, përpara se një autogol në minutat e fundit të rihapte përkohësisht ndeshjen. Michael Olise vulosi suksesin në shtesë.
Bayerni luajti pa trajnerin Vincent Kompany, i cili po rikuperohet nga një problem shëndetësor dhe do të qëndrojë për disa javë larg stolit. Në drejtimin e skuadrës ishte ndihmësi Aaron Danks, që pa ekipin e tij të kalonte në avantazh në minutën e 17-të me një aksion spektakolar të Dayot Upamecanos. I asistuar nga Olise, mbrojtësi francez përshkoi pothuajse të gjithë fushën përpara se të mposhtte portierin kundërshtar.
Bavarezët vijuan të kontrollonin lojën dhe në minutën e 42-të dyfishuan shifrat. Serge Gnabry përfitoi nga pasimi i Nathaniel Brown dhe realizoi me një goditje të ulët, duke e mbyllur pjesën e parë me epërsinë 2-0 për miqtë.
Në pjesën e dytë, Bayerni pati mundësi të tjera për të thelluar avantazhin, por nuk arriti ta mbyllte ndeshjen. Freiburg përfitoi në minutën e 82-të, kur Tom Bischof shënoi autogol dhe riktheu emocionet në sfidë.
Vendasit u hodhën në sulm në kërkim të barazimit, por portieri Jonas Urbig ndërhyri në momentet e duhura për të ruajtur epërsinë e bavarezëve. Në minutën e 90-të plus 5, Michael Olise shfrytëzoi një gabim të portierit kundërshtar dhe shënoi golin e tretë, duke vulosur fitoren 3-1.
Me këtë sukses, Bayern Munich rimerr kreun e Bundesligës, me pikë të barabarta me Borussia Dortmundin. Tashmë vëmendja kthehet te përballja direkte mes dy rivalëve, e programuar për të shtunën e ardhshme, një duel që pritet të ketë ndikim të rëndësishëm në garën për titull.
B.T (Dosja.al)
Sport
25 October 2026, 16:34
GJERMANI - Vincent Kompany po shkakton shqetësim të madh te Bayern Munich, pasi është shtruar në spital pasi u rrëzua ndërsa ...
Sport
25 October 2026, 16:23
SPANJE - Një ngjarje tragjike ka shoqëruar fitoren e Atlético Madridit ndaj Deportivo La Coruñas. Një anëtar dhe tifoz i klubi...
Sport
25 October 2026, 16:08
FRANCE - Kush do ta fitojë “Topin e Artë”? Ky është diskutimi që shoqëron çdo vit botën e futbollit pë...
Sport
25 October 2026, 15:54
Bruno Fernandez, në një ndeshje me Manchester United
ANGLI - Manchester United dhe Michael Carrick përballen me një sfidë t&eum...
Sport
25 October 2026, 15:32
ANGLI - Më shumë se një vit pas transferimit të tij të dështuar në Bavari, profili i Florian Wirtz vazhdon të nxisë...
Sport
25 October 2026, 15:04
ANGLI - Gjunjëzimi kundër racizmit vazhdon të ndajë opinionin në futbollin anglez. Marc Guehi, mbrojtësi i Manchester Cityt dhe i ...
Sport
25 October 2026, 14:48
ITALI - Interi e kthen një mbrëmje që po shkonte drejt zhgënjimit në një festë të madhe. Skuadra e drejtuar nga Cristian...
Sport
25 October 2026, 14:45
SPANJE - Real Madridi merr një lajm të keq vetëm pak orë para ‘El Clásico’-s. Thibaut Courtois është tërhe...
Sport
25 October 2026, 14:35
TIRANE - Erjon Vishkulli ishte një prej pjesëmarrësve në protestën që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rama që u p...
Sport
25 October 2026, 14:30
ITALI - Paulo Dybala po i afrohet rikthimit në fushë. Sulmuesi i Romës ka dhënë sinjale pozitive në seancën e fundit stë...