Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Harta e re territoriale pritet të zbatohet për zgjedhjet vendore të vitit 2027, ku qytetarët më 9 maj do të votojnë për 46 bashki dhe jo 61.
TIRANË- Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Shqipëri. Me ndryshimet e miratuara, numri i bashkive në vend do të reduktohet nga 61 në 46.
Harta e re territoriale pritet të zbatohet për zgjedhjet vendore të vitit 2027, ku qytetarët më 9 maj do të votojnë për 46 bashki dhe jo 61. Vendimi është bërë publik përmes dekretit të Begajt, i cili ka shpallur ligjin nr. 100/2026, “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”.
Njoftimi i plotë:
Në mbështetje të nenit 84, pika 1, dhe nenit 93 të Kushtetutës,
DEKRETOJ:
Shpalljen e ligjit nr. 100/2026, ‘Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë’.”
Me hyrjen në zbatim të hartës së re, Shqipëria do të ketë 15 bashki më pak se në ndarjen aktuale administrativo-territoriale.

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 9 tetor, me 85 vota reformën e re administrativo-territoriale, të propozuar nga Partia Socialiste. Ajo parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46. Reforma sjell riorganizimin e 15 bashkive, të cilat do të bashkohen me njësi të tjera vendore.
Sipas ndarjes së re, Fushë-Arrëzi do t’i bashkohet Pukës, Klosi Matit dhe Rrogozhina Kavajës. Ndërkohë, Dimal dhe Poliçan do të përfshihen në bashkinë e Beratit, Patosi në Fier dhe Divjaka në Lushnjë. Në jug të vendit, Selenica do t’i bashkohet Vlorës, Maliqi Korçës, Këlcyra Përmetit, Memaliaj Tepelenës dhe Libohova Gjirokastrës.
Kjo ka sjellë reagime dhe kundërshtime nga banorët e zonave të prekura, të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me ndryshimet e parashikuara në hartën administrative të vendit. Kundërshtitë janë shoqëruar me protesta, ku qytetarët kanë ngritur shqetësimet e tyre për pasojat që riorganizimi i bashkive mund të ketë në komunitetet ku jetojnë./Dosja.al
TIRANË- Komisioni i Ligjeve është mbledhur këtë të hënë, ku në rend dite është projektbuxheti i vitit 20...
TIRANË- Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka evidentuar një sërë problematikash lidhur me transferimin e Erion Veliajt nga IEVP Durrës n&e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të Ministres virtuale, ‘Diella’, e cila sipas tij do të ndihmoj&...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për dialog me studentët. Ashtu si çdo ditë tjetër, në ...
Edi Rama dhe Gideon Sa’ar në Tiranë Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar, në Tiranë më 12 tetor...
Endri Shabani TIRANA- Avokati i Popullit, Endri Shabani ka reaguar pas përballjes me disa të rinj, të cilët e ofenduan dhe e filmuan tek...
TIRANA- Demokratët Europianë kanë reaguar pas protestës së zhvilluar të shtunën në Tiranë, duke ngritur shqet&eu...
Vlera Gjakova TIRANA- Vlera Gjakova është emëruar nga kryeministri Edi Rama si këshilltare për median. Ajo ka lindur në Maqedo...
pamje MALI I ZI- Nënkryetari i Partisë Demokratike Nikola Kedhi, e ka cilësuar bashkimin e Forumit Shqiptar në Mal të Zi si një ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama prezantoi platformën “Pasqyrë Albania”, një projekt i zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Sho...