1 November 2026, 18:33
Nga E.d
Endri Shabani
TIRANA- Avokati i Popullit, Endri Shabani ka reaguar pas përballjes me disa të rinj, të cilët e ofenduan dhe e filmuan teksa ndodhej në një kafene duke pirë kafe me prindërit e tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shabani pretendon se bëhet fjalë për aktivistin e Partisë “Shqipëria Bëhet”, Mevlan Mata të cilin thotë se e njeh që nga koha e gjimnazit.
Ai e lidh incidentin me përplasjet e fundit politike dhe shprehet se pranon kritikat për detyrën që mban, por kundërshton përfshirjen e familjarëve në debate politike. Shabani thekson se prindërit e tij nuk kanë asnjë përgjegjësi publike dhe se familja duhet të mbetet jashtë përplasjeve politike.
Endri Shabani: Dje kryetari i Partisë Shqipëria Bëhet më sulmoi sërish (prej një viti tashmë), duke manipuluar një video ku përshëndesja dy deputetë. Si Avokat i Popullit raportoj çdo muaj në Kuvend dhe kam detyrim institucional të bashkëpunoj me të gjithë deputetët, pa dallim partie.
Por edhe më parë, nuk kam besuar kurrë se kundërshtari duhet trajtuar si armik, aq sa mos i japësh dorën. Jam i bindur se edhe Adriatiku, i cili ka dalë vetë në video duke qeshur me të njëjtët deputetë, e di mirë këtë.
Sot, Mevlan Mata, aktivist i së njëjtës parti, erdhi me kameraman poshtë pallatit ku jetoj, për të më filmuar duke më fyer, ndërsa pija kafe me prindërit e mi. Mevlanin e njoh që në shkollë të mesme dhe më vjen keq që i duhet të japë shenja të tilla besnikërie ndaj partisë.
Kritikën ndaj meje e pranoj, për sa kohë kam zgjedhur një detyrë publike. Por prindërit e mi të moshuar nuk e meritojnë të përfshihen në skena të tilla, sepse nuk janë pjesë e asnjë debati politik dhe nuk kanë asnjë përgjegjësi publike. Besoj fort që shtëpia dhe familja e çdo shqiptari duhet të mbeten të paprekshme, prandaj ky kufi nuk duhet kapërcyer./Dosja.al
Endri Shabani
Politike
1 November 2026, 17:28
E.d
TIRANA- Demokratët Europianë kanë reaguar pas protestës së zhvilluar të shtunën në Tiranë, duke ngritur shqet&eu...
Politike
1 November 2026, 17:20
E.d
Vlera Gjakova
TIRANA- Vlera Gjakova është emëruar nga kryeministri Edi Rama si këshilltare për median. Ajo ka lindur në Maqedo...
Politike
1 November 2026, 14:28
G.M
pamje
MALI I ZI- Nënkryetari i Partisë Demokratike Nikola Kedhi, e ka cilësuar bashkimin e Forumit Shqiptar në Mal të Zi si një ...
Politike
1 November 2026, 13:49
E. D
TIRANË- Kryeministri Edi Rama prezantoi platformën “Pasqyrë Albania”, një projekt i zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Sho...
Politike
1 November 2026, 13:40
E. D
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë preazantimit të ‘Pasqyra Albania’ tha se një tjetër komponent i kësaj platforme &...
Politike
1 November 2026, 13:33
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën “Pasqyra Albania”, ku sipas tij, synon tu japë qytetarëv...
Politike
1 November 2026, 13:25
G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar lidhur me lajmet që qarkullojnë në rrjete për një ...
Politike
1 November 2026, 12:43
G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar se PD do të vijojë të mbështesë protestën e...
Politike
1 November 2026, 12:35
G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar se në rast se PD vjen në pushtet, asnjë taksë n...
Politike
1 November 2026, 12:27
G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka kritikuar paketën e re fiskale të qeverisë, duke e cilësuar si ...