LIVE UPDATES
Politike

"I gjithë shteti në sytë e qytetarit me një klik"/ Katër shtyllat e ‘Pasqyrë Albania’, Rama: Komunikim me qytetarët edhe përmes IA(VIDEO)

Shtylla e parë, “Shih”, do tu mundësojë qytetarëve të shohin investimet që po realizohen në bashkinë dhe zonën ku jetojnë, projektet në zhvillim, fazën ku ndodhen, si dhe nismat dhe reformat prioritare të qeverisë. Ndërsa shtylla e dytë, “Kupto”, do të ofrojë informacion mbi vendimet e bashkive dhe projektvendimet e këshillave bashkiakë.  Ndërkohë, shtylla e tretë, “Ndiq”, do tu japë qytetarëve mundësinë të gjurmojnë aplikimet, shërbimet dhe ankesat e tyre përmes identifikimit me llogarinë e e-Albania-s.

1 November 2026, 13:49 Nga E. D

"I gjithë shteti në sytë e qytetarit me një klik"/

TIRANË- Kryeministri Edi Rama prezantoi platformën “Pasqyrë Albania”, një projekt i zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), i cili synon të përmbledhë në një dritare të vetme dixhitale informacionin mbi investimet publike, vendimmarrjen vendore, shërbimet dhe komunikimin e qytetarëve me institucionet. Gjatë prezantimit, Rama bëri të ditur se platforma është ndërtuar mbi katër shtylla kryesore: “Shih”, “Kupto”, “Ndiq” dhe “Bashkëvendos”, përmes të cilave qytetarët do të kenë mundësi të informohen, të ndjekin kërkesat e tyre dhe të japin kontribut në vendimmarrjen publike.

 

Shtylla e parë, “Shih”, do tu mundësojë qytetarëve të shohin investimet që po realizohen në bashkinë dhe zonën ku jetojnë, projektet në zhvillim, fazën ku ndodhen, si dhe nismat dhe reformat prioritare të qeverisë. Ndërsa shtylla e dytë, “Kupto”, do të ofrojë informacion mbi vendimet e bashkive dhe projektvendimet e këshillave bashkiakë.  Ndërkohë, shtylla e tretë, “Ndiq”, do tu japë qytetarëve mundësinë të gjurmojnë aplikimet, shërbimet dhe ankesat e tyre përmes identifikimit me llogarinë e e-Albania-s.

Shtylla e katërt, “Bashkëvendos”, do tu japë qytetarëve mundësinë të bëhen pjesë e konsultimeve publike dhe të japin opinionet e tyre për projektaktet dhe nismat që janë në proces diskutimi. Eksperti i AKSHI-t shpjegoi se çdo aplikim dhe ankesë do të ketë një kod të veçantë gjurmimi, ndërsa qytetarët do të mund të shohin në çfarë faze ndodhet kërkesa e tyre dhe në cilin institucion po trajtohet. Rama e cilësoi këtë mekanizëm si një mënyrë për t'i dhënë fund humbjes së kërkesave në atë që ai e quajti “oqeani i burokracisë”.

Sipas Ramës, sistemi do t'i mundësojë jo vetëm qytetarit të kontrollojë statusin e kërkesës, por edhe administratës dhe hierarkisë institucionale të identifikojnë në kohë reale se ku ka ngecur një ankesë apo shërbim. Gjatë preazantimit të ‘Pasqyra Albania’, Rama tha se një tjetër komponent i kësaj platforme është edhe “Flamingo Mirror”, ku sipas tij, do të jetë e dedikuar për projektet me rëndësi të veçantë dhe çështjet që marrin vëmendje të gjerë publike.

Rama tha se ky proces do të shërbejë edhe për trajnimin e agjentëve të inteligjencës artificiale, të cilët në të ardhmen synohet të marrin përsipër një pjesë të ndërveprimeve me qytetarët, duke përshpejtuar marrjen e informacionit dhe trajtimin e kërkesave. Në fund të prezantimit, Rama u shpreh se “Pasqyrë Albania” është një prej rezultateve të reflektimit pas protestës së flamingove në fillim të qershorit, duke e cilësuar platformën si një hap drejt një marrëdhënieje më të drejtpërdrejtë mes qytetarit dhe administratës.

Pjesë nga prezantimi:

Rama: Këtu jemi me djemtë e shkëlqyer të AKSHI-t, të cilët kanë zhvilluar një tjetër projekt jashtëzakonisht të rëndësishëm për ne, i cili lindi si rezultat i reflektimeve pas manifestimeve të mëdha të protestës së fillimqershorit të flamingove dhe u premtua si një hap i rëndsishëm përpara në marrëdhënien mes qytetarit dhe shtetit dhe anasjelltas për të adresuar një çështje kyçe ose më saktë “thembrën e Akilit” të këtyre marrëdhënieve që është humbja e ankesës apo e kërkesës në oqeanin e burokracisë dhe nga ana tjetër janë një sërë elementësh të tjerë pa diskutim të “Pasqyrë Albania”-s që e transformojnë të gjithë shtetin në sytë e qytetarit me një klik me një dritare të vetme. U punua intensivisht , tani jemi përballë rezultatit që së shpejti do ta bëjmë të aksesueshëm për publikun.

Eksperti i AKSHI-t: “Pasqyrë Albania”-n e kemi ndërtuar në 4 shtylla kryesore, në të cilat qytetarët të munden të marrin informacion për të gjitha investimet publike, pra qëllimi është transparencë mbi investimet, por siç e përmendët ju kryeministër, qëllimi është që qytetari të ketë mundësi të ndjekë në çdo hap aplikimet që ka bërë dhe ankesën.

Shtylla e parë i referohet “Shih” që qytetari të ketë mundësi në mënyrë transparentë të shikojë se ku po investohet, çfarë po investohet në bashkinë e tij dhe gjithashtu të njihet me nismat dhe reformat prioritare që shteti ka në zbatim.

Rama: Ideja për këtë lidhet me atë zotim tjetër në kuadrin e “Pasqyrë Albania”-s që t’u vëmë në dispozicion të gjithë qytetarëve një instrument, ku ata të mund t’i shohin vetë investimet, ecurinë e projektit në çdo zonë të interesit të tyre. Një qytetar nga Vlora do të shohë se çfarë po bëhet aktualisht në zonën e tij, në çfarë stadi janë projektet, për projekte që për një arsye apo një tjetër mund të jetë të pezulluara, mund të jenë të vonuara e kështu me radhë, në mënyrë që çdo lloj “gjysëm e vërtete”, që është dhe gënjeshtra më e madhe pa llogaritur këtu të pavërtetat totale që shpërndahen përditë nëpër portale, nëpër kanale të mund t’i ballafaqojë vet qytetari me mundësinë për të ndezur “Pasqyrë Albania” dhe për të parë se çfarë bëhet me investimet.

Eksperti i AKSHI-t: Shtylla e dytë i referohet nocionit “Kupto” që qytetarët të kuptojnë se çfarë vendimesh po merr bashkia e secilit prej qytetarëve. Pra, këtu kemi mundësinë që qytetarët të njihen me vendimet e bashkisë dhe projektvendimet e Këshillave bashkiakë. Në kohë reale ata mund të kërkojnë se çfarë vendimesh janë miratuar muajt e fundit. Ne kemi uploduar (upload) që në muajin shtator dhe në vijim të gjitha vendimet e Këshillit bashkiak dhe qytetarët kanë mundësi të njihen. Gjithashtu, kemi zhvilluar dhe Asistentin Virtual që qytetarëve t’u japi mundësi t’i asistojë në lidhje me vendimet që janë miratuar, për t’i bërë një përmbledhje se çfarë ka të miratuar së fundmi në bashkinë e secilit prej tyre.

Shtylla e tretë është ajo me e rëndësishmja, ku qytetari ka hapësirën e tij. Duke u loguar me e-Albania, ai do ketë mundësi që të ndjeki dhe të trakojë (tracking) aplikimet, shërbimet dhe ankesat. Pra, ka dy seksione kryesore, “Aplikimet e qytetarit” ku shohim çdo aplikim që qytetari ka bërë në e-Albania, në pasqyrë reflektohet dhe ndiqet statusi real.

Rama: Pra, këtu jemi në atë “thembrën e Akilit” që thashë për të cilën ua kam bërë me dije zotimin se do ta kthejmë çdo hall, çdo kërkesë, çdo ankesë, çdo problem në një “pako” DHL-je.

Pra, siç nisim me DHL një pako apo një letër dhe e ndjekim gjatë gjithë kohës se ku ndodhet do të bëjmë edhe me ankesën, kërkesën, problemin, shqetësimin. Kjo, nga njëra anë, do t'i japë mundësi çdo qytetari të shohë statusin e “pakos” së vet dhe nga ana tjetër do t'i japë mundësinë administratës, do t'i japë mundësinë institucioneve përkatëse, do japë mundësinë edhe shkallës së hierarkisë që të mund të ndjekin në kohë reale se ku ku ngec një “pako”, ku ngec një kërkesë apo ku ngec një ankesë?

Sepse ne mund të kemi diskutime për “u zgjidh apo s'u zgjidh” gjëja, ashtu siç njëra palë apo pala tjetër shteti dhe qytetari e konceptojnë, por nuk mund të kemi më diskutime “a u mor a s'u mor përgjigjja”.

Dhënia e përgjigjes në kohë është një detyrim që duhet ta mbajmë si parësori në këtë marrëdhënie

Eksperti i AKSHI-t:  Risia që ka kemi zhvilluar në pasqyrë është që në çdo shërbim ka një afat të caktuar sipas ligjit. Brenda këtij afati institucioni është i detyruar të kthejë përgjigje. Në momentin që afati kalon, pasqyra e trakon (track) dhe qytetari njoftohet me SMS për shërbimin, të cilin i  ka kaluar afati, dhe duke i ofruar dhe linkun mbi të cilin ai direkt bën ankesën dhe ankesa e tij regjistrohet.

Rama: Në ndërkohë nga ana tjetër, kjo ka një alert për hierarkinë e institucionit, Këto ankesat janë me kod të veçantë të gjitha.

Eksperti i AKSHI-t:  Janë të gjitha me kod të veçantë, siç vjen shërbimi me kod të veçantë nga e-Albania, ankesa regjistrohet me kod të veçantë dhe në Pasqyrë dhe ndiqet nga bashkëqeverisja. Kjo është se si do gjurmohet ankesa.  Ankesa gjurmohet edhe në nivel procesi, pra se ku është ankesa brenda institucionit, në cilin nivel është duke u trajtuar. Pra kërkohet informacion, është në fazë miratimi, por ankesa gjithashtu do ketë mundësi që të trakohet edhe në nivel institucioni.

Pra, në qoftë se qytetari bën një ankesë dhe për trajtimin e kësaj ankese janë të përfshirë më shumë se një institucion, qytetari do ketë mundësi të shikojë se në secilin institucion, në çfarë statusi e ka, deri në përgjigjen finale që do marri në përfundim. Dhe ky është komplet një proces që menaxhohet dhe i trakueshëm (gjurmueshëm) në secilin institucion.

E njëjta gjë edhe për shërbimet, kryeministër. Çdo shërbim në e- Albania, nuk është më vetëm një numër gjurmimi, por shikohen të gjitha hapat e ndërmjetëm, se ku ka ngecur shërbimi deri në finalen e tij.

Rama: Ky është mjeti që na jep në dispozicion teknologjia për të adresuar atë hallin e përgjithshëm të njerëzve që “administrata, administrata, arroganca, mungesa e përgjigjes”. Me këtë mjet edhe qytetari fuqizohet, duke pasur në kontroll ankesën apo kërkesën e tij, por edhe administrata vendoset “me shpatulla për muri”, në të gjitha ato raste kur nuk është përgjigjur në kohë dhe kur ankesa apo kërkesa e qytetarit ka humbur në atë oqeanin e burokracisë.

Eksperti i AKSHI-t: Një seksion tjetër është seksioni i reformave dhe nismave prioritare me të cilën qytetarët njoftohen mbi të gjitha nismat dhe reformat e ndërmarra nga qeveria. Për secilën nismë qytetarët kanë mundësi pasi klikojnë në nismë të informohen mbi subjektet që përfitojnë nga nisma, cili është qëllimi i nismës, institucionet që janë të involvuara për dhënien e kësaj nisme e deri në dokumentacionin që duhet përmbushur për t'u bërë pjesë e nismës e deri në aplikimin, i cili të dërgon drejtpërdrejtë në e-Albania për të bërë një aplikim për të qenë pjesë e kësaj nisme.  

Shtylla tjetër është “Bashkëvendos” ku qytetarët do kenë mundësi që në këtë shtyllë të japin kontributin e tyre për përmirësimin e iniciativave publike.

Aktualisht ne e kemi të linkuar me Regjistrin e Konsultimeve Publike, që qytetarët të kenë mundësi të japin opinionin e tyre mbi çdo projekt, akt, që qeveria ka në fazë konsultimi publik.

Rama: Dhe këtu brenda “Pasqyrë Albania”-s kemi dhe “Flamingo Mirror” “Pasqyra e flamingos”, që është një pjesë e dedikuar për projektet e rëndësisë së veçantë, për çështjet që marrin një vëmendje të veçantë publike në mënyrë që çdokush të ketë mundësi të shikojë me transparencë maksimale atë që nga ana tjetër dëgjon nga të gjithë kanalet edhe nga të gjitha burimet e dizinformimit në tërësi.

Pra është një pasqyrë kundër dizinformimit apo për mirëformimin. 

Eksperti i AKSHI-t:  Gjithashtu një seksion i kemi dedikuar edhe pasqyrimit të gjithë ëeb site-ve të ministrive dhe institucioneve të linjës. Këtu qytetarët do kenë mundësi, që drejtpërdrejt institucionin që ato kërkojnë, ta kontaktojnë dhe të informohen mbi të gjithë informacionin që lidhet me të. 

Rama: Çdo institucion do të jetë në këtë Pasqyrë. Pra, “Pasqyrë Albania” është një inovacion që përmbledh të gjithë shtetin, të gjitha dritaret dhe dyert e shtetit në pasqyrën dixhitale të celularit apo të kompjuterit tënd.

Dhe mjafton një klik për të shkuar tek dritarja apo për të trokitur tek dera që ke interes. Kjo pasqyrë e bën shumë më të thjeshtë dhe e bën shumë më të drejtpërdrejtë marrëdhënien e qytetarit me administratën dhe ndërkohë siç thashë e ekspozon tërësisht administratën, karshi sfidës sonë të përbashkët, timen dhe tuajën, për të pasur një administratë në dispozicion, në kohë sipas afateve të ligjit dhe me transparencë të plotë.

Eksperti i AKSHI-t: Gjithashtu kemi bërë të mundur që pasqyra mos të përdoret vetëm në ëeb, por të instalohet edhe si aplikacion në Android dhe në IOS. Pra, qytetarët mund ta shkarkojnë drejtpërdrejt nga ëeb-i dhe ta bëjnë ta përdorin si aplikacion edhe në desktop, por edhe në aplikacion edhe në telefon. 

Rama: Edhe e-Albania vetë është brenda në pasqyrë. Pra çdo gjë është brenda në pasqyrë. 

Eksperti i AKSHI-t:  Në ditët vijim do kemi mundësinë që të krijojmë një dritare në komunikim të drejtpërdrejtë të qytetarit me çdo institucion. Pra, nuk është vetëm thjesht një komunikim që qytetari bën me chatbot, por direkt drejtpërdrejt me institucionin përkatës. P.sh , në qoftë se një pensionist kërkon një informacion të caktuar mbi një institucion, po themi ISSH-në, atëhere ai do komunikojë direkt me institucionin në kohë reale, do të marri përgjigjen, do komunikojë, do marri përgjigjen. Kjo do jetë direkt edhe me individin, pra një person i përcaktuar, i cili do jetë i caktuar nga institucioni që do kthejë përgjigjen në kohë reale çdo kërkese që e bën qytetari dhe kjo do bëjë të mundur që, jo vetëm të kemi mundësinë të gjurmojmë ankesën, por të marrim para se qytetari të ketë një ankesë, informacionin mbi nevojën që qytetari ka për një çështje të caktuar sipas institucionit.

Rama: E në ndërkohë, kjo do trajnojë agjentët e inteligjencës artificiale, të cilët pastaj do t'i bëjnë këto ndërveprime pa pasur nevojë fare për njeriun mbrapa dhe gjithë sistemi do të jetë një sistem që do të funksionojë mbas një periudhe kohe, natyrisht sepse kërkohet një stërvitje, kërkohet një kohë, do të funksionojë me shumë më tepër shpejtësi, sepse do të jetë një sistem i harmonizuar tërësisht nga superinteligjenca, pra nga inteligjenca artificiale që tanimë ka filluar të hyjë në një fazë të re që quhet super inteligjenca. 

Kështu që, më e mira është e gjitha përpara dhe të gjithë së bashku ndihmojmë njëri-tjetrin.  Edhe një herë tjetër për ta mbyllur “Pasqyrë Albania” është një ndër rezultatet e reflektimit mbi protestën e flamingove, mbi atë manifestim të madh të fillim qershorit.  Pjesa tjetër pastaj është një histori tjetër që nuk e përziej me Pasqyrën se pastaj na bëhet pis Pasqyra.

edi rama

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin