LIVE UPDATES
Politike

Transferimi i Veliajt në Fier, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Nga monitorimi rezultuan problematika

Sipas raportit të monitorimit, shqetësimet kryesore lidhen me mosvënien në dispozicion të urdhrit të transferimit, i cili është klasifikuar si informacion i kufizuar dhe justifikohej me arsye sigurie, pa iu bërë të ditura arsyet e vendimmarrjes. KShH vlerëson se kjo situatë mund të pengojë ushtrimin efektiv të së drejtës së ankimit gjyqësor.

2 November 2026, 09:59 Nga E. D

Transferimi i Veliajt në Fier, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Nga

TIRANË- Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka evidentuar një sërë problematikash lidhur me transferimin e Erion Veliajt nga IEVP Durrës në IEVP Fier, duke kërkuar sqarime nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për ligjshmërinë e vendimit dhe respektimin e të drejtave të tij. Përmes një deklarate, KShH bën me dije se pas pretendimeve të bëra publike nga Veliaj, përfaqësuesi i Komitetit zhvilloi më 30 tetor 2026 një mision monitorimi në burgun e Fierit, ku takoi të kryebashkiakun dhe drejtuesit e institucionit.

Sipas raportit të monitorimit, shqetësimet kryesore lidhen me mosvënien në dispozicion të urdhrit të transferimit, i cili është klasifikuar si informacion i kufizuar dhe justifikohej me arsye sigurie, pa iu bërë të ditura arsyet e vendimmarrjes. KShH vlerëson se kjo situatë mund të pengojë ushtrimin efektiv të së drejtës së ankimit gjyqësor. Sipas KShH, një tjetër problematikë është edhe ndërprerja e komunikimeve telefonike me familjarët dhe personat e tjerë. Komiteti Shqiptar i Helsinkit thekson më tej se nga monitorimi është evidentuar edhe mungesa e dokumentacionit mjekësor dhe psikosocial në momentin e transferimit.

KShH ngriti shqetësime edhe për kushtet e sigurisë në ambientet ku është vendosur Veliaj, pas pretendimeve të tij se ishte ndier i kërcënuar nga prania e një personi të dënuar për krime të rënda. Në raport trajtohet edhe çështja e komunikimit institucional, pasi Veliaj ka kërkuar të komunikojë me përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe administratës bashkiake, në funksion të statusit të tij juridik si Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Organizata kërkon nga autoritetet transparencë mbi bazën ligjore të transferimit, mundësimin e ankimit efektiv, rikthimin pa vonesë të komunikimeve telefonike, garantimin e kujdesit shëndetësor dhe rivlerësimin e kushteve të sigurisë. 

Deklarata e plotë

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në vijim të pretendimeve të bëra publike nga i paraburgosuri Erion Veliaj lidhur me transferimin e tij nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës në IEVP Fier, zhvilloi më 30 tetor 2026 një mision monitorimi për verifikimin e procedurave të ndjekura dhe kushteve të trajtimit të tij.

Gjatë monitorimit, përfaqësuesi i KShH-së takoi të paraburgosurin, dhe u takua me drejtuesit dhe personelin përgjegjës të IEVP Fier.

Nga monitorimi rezultuan problematika që ngrenë shqetësime për respektimin e garancive ligjore gjatë transferimit, transparencën e vendimmarrjes administrative, mundësinë e ushtrimit të së drejtës së ankimit, komunikimin me familjarët, vazhdimësinë e kujdesit shëndetësor dhe kushtet e trajtimit në paraburgim.

KShH thekson se statusi i një personi si i paraburgosur nuk e zhvesh atë nga të drejtat që nuk i janë kufizuar me ligj ose me vendim gjyqësor.Autoritetet penitenciare kanë detyrimin t’i garantojnë këto të drejta pa diskriminim, pavarësisht identitetit, funksionit publik apo akuzave me të cilat përballet.

1. Transferimi me një urdhër të klasifikuar dhe pengesat për ankimin efektiv

Një nga gjetjet më shqetësuese të monitorimit lidhet me mungesën e komunikimit të urdhrit të transferimit dhe të arsyeve konkrete që e kanë diktuar këtë vendim.

Sipas deklarimeve të të paraburgosurit, transferimi iu njoftua më 28 tetor, pa iu vënë në dispozicion dokumentacioni përkatës dhe pa iu shpjeguar fillimisht as institucioni ku do të dërgohej.

Motivi i urdhrit të transferimit, shënohej në mënyrë të përgjithshme, “për arsye sigurie”, ndërsa dokumenti mbante klasifikimin “i kufizuar”, me afat deri në dy vjet.

KShH vlerëson se transferimi për arsye sigurie është një masë e parashikuar nga legjislacioni, por përdorimi i saj duhet të mbështetet në rrethana konkrete, të dokumentuara dhe të verifikueshme.

Nga shqyrtimi paraprak i kuadrit ligjor, veçanërisht i ligjit nr. 10/2023 “Për informacionin e klasifikuar”, nuk rezulton e qartë baza konkrete që justifikon klasifikimin e këtij urdhri në interes të sigurisë kombëtare. Siguria e një institucioni penitenciar dhe siguria kombëtare nuk janë domosdoshmërisht koncepte të barasvlershme.

KShH nuk paragjykon ekzistencën e arsyeve të ligjshme të sigurisë që mund të kenë motivuar transferimin. Megjithatë, klasifikimi i një akti administrativ nuk mund të shndërrohet në pengesë për njohjen e personit me vendimin që e prek drejtpërdrejt dhe për kundërshtimin e tij në gjykatë.

Ligji nr. 81/2020 njeh të drejtën e ankimit gjyqësor kundër vendimeve të autoriteteve penitenciare. Kjo e drejtë rrezikon të mbetet formale nëse personi nuk njeh përmbajtjen thelbësore dhe arsyet e vendimit.

KShH vlerëson se kjo problematikë shkon përtej rastit konkret dhe evidenton nevojën për rregulla më të qarta lidhur me njoftimin, arsyetimin dhe kontrollin gjyqësor të urdhrave të transferimit.

2. Kufizimi faktik i komunikimeve telefonike

Në momentin e monitorimit, dy ditë pas transferimit, i paraburgosuri nuk kishte mundur të realizonte komunikime telefonike me familjarët dhe personat e tjerë me të cilët kërkonte të kontaktonte.

Sipas drejtuesve të IEVP Fier, aktivizimi i komunikimeve kërkonte miratimin e një liste të re numrash telefonikë dhe përfundimin e procedurave me kompaninë që ofron shërbimin. Për shkak të fundjavës, kjo procedurë mund të shtyhej të paktën deri më 2 nëntor.

KShH vëren se ligji nr. 81/2020 garanton të drejtën e të paraburgosurit për të informuar menjëherë familjen mbi transferimin dhe vendndodhjen e tij. Kufizimet e komunikimeve duhet të kenë bazë ligjore dhe të respektojnë garancitë përkatëse procedurale.

Vonesat administrative apo teknike nuk duhet të prodhojnë, në praktikë, kufizime të të drejtave që ligji nuk i parashikon.

Në rastin konkret, kërkon shpjegim përse nuk u mundësua vazhdimësia e komunikimeve nëpërmjet numrave të miratuar më parë nga IEVP Durrës.

3. Ushtrimi i funksioneve publike dhe komunikimi institucional

Një rrethanë e veçantë e këtij rasti është se Erion Veliaj vijon të gëzojë statusin juridik të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, pas vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese lidhur me shkarkimin e tij.

Gjatë monitorimit, ai deklaroi se kishte kërkuar mundësinë e komunikimit me përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe të administratës bashkiake, si dhe marrjen dhe përcjelljen e dokumentacionit që lidhet me ushtrimin e funksionit të tij.

Drejtuesit e IEVP Fier deklaruan se për këto kërkesa do të konsultoheshin me prokurorët e çështjes.

KShH vlerëson se paraburgimi sjell kufizime të ligjshme të lirisë personale, por nuk nënkupton automatikisht humbjen e funksionit publik apo të çdo mundësie për ushtrimin e kompetencave që nuk janë kufizuar ligjërisht.

Pa cenuar kompetencat e organeve proceduese dhe kërkesat e sigurisë, autoritetet përkatëse duhet të shqyrtojnë me kujdes mundësitë ligjore dhe praktike për komunikimet institucionale dhe administrimin e dokumentacionit.

As statusi i kryetarit të bashkisë nuk krijon privilegje në paraburgim, as paraburgimi nuk mund të përdoret për të vendosur kufizime shtesë që nuk burojnë nga ligji.

4. Mangësi në dokumentacionin shoqërues dhe shqetësime për kujdesin shëndetësor

Monitorimi konstatoi se, në momentin e vizitës, në IEVP Fier kishte mbërritur vetëm dokumentacioni juridik i të paraburgosurit, ndërsa dokumentacioni mjekësor dhe psikosocial ende nuk ishte administruar.

Kjo situatë ngre shqetësime për respektimin e nenit 78 të ligjit nr. 81/2020 dhe të dispozitave përkatëse të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, që kërkojnë shoqërimin e personit të transferuar me dokumentacionin përkatës.

Mungesa e këtyre dokumenteve nuk përbën thjesht një mangësi administrative. Ajo mund të ndikojë drejtpërdrejt në vlerësimin e nevojave individuale, vazhdimësinë e trajtimit dhe mbrojtjen e shëndetit.

I paraburgosuri deklaroi gjithashtu se kishte një frakturë në këmbën e majtë, për të cilën i ishte rekomanduar kontroll periodik radiologjik, dhe se ekzaminimi i radhës nuk ishte realizuar. Drejtuesit e IEVP Fier konfirmuan dijeninë për këtë problematikë dhe shprehën synimin për të mundësuar ekzaminimin gjatë javës pasardhëse.

KShH thekson se kujdesi shëndetësor nuk mund të presë përfundimin e procedurave burokratike, veçanërisht kur ekzistojnë rekomandime mjekësore dhe ankesa për dhimbje.

5. Kushtet e vendosjes dhe vlerësimi i sigurisë

Nga inspektimi në vend u konstatua se në të njëjtën hapësirë të institucionit ndodheshin sektorë që shërbenin për kategori të ndryshme personash, përfshirë persona nën mbikëqyrje të veçantë, persona në observim dhe persona të transferuar nga institucione të tjera.

I paraburgosuri deklaroi se ishte ndier i kërcënuar për shkak të pranisë në këtë hapësirë të një personi të dënuar për krime të rënda, ndaj të cilit kishte mbajtur më parë qëndrime publike.

Drejtuesit e institucionit deklaruan se ishin marrë masat e nevojshme për të shmangur kontaktet ndërmjet kategorive të ndryshme dhe se vlerësimi i riskut nuk kishte evidentuar rrezik konkret për jetën e tij.

KShH vlerëson se pretendimet për rrezik ndaj sigurisë personale kërkojnë vlerësim individual, të dokumentuar dhe të përditësuar. Masat e sigurisë duhet të jenë proporcionale dhe nuk duhet të sjellin kufizime të pajustifikuara të kushteve të jetesës, ajrimit apo kontakteve të lejuara.

6. Proporcionaliteti i transferimit dhe lidhjet me familjen

KShH vëren se vendndodhja e institucionit të paraburgimit ka rëndësi për ruajtjen e lidhjeve familjare, komunikimin me mbrojtësin ligjor dhe pjesëmarrjen në procesin gjyqësor.

Sipas standardeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, personat e privuar nga liria nuk kanë të drejtë absolute të zgjedhin institucionin ku mbahen, por autoritetet duhet të marrin në konsideratë ndikimin e vendndodhjes në jetën familjare dhe proporcionalitetin e kufizimeve.

Në këtë kuadër, mbetet për t’u sqaruar nëse, përpara vendimit të transferimit në Fier, janë shqyrtuar alternativa të tjera që do të garantonin sigurinë e të paraburgosurit, duke mundësuar njëkohësisht afërsi më të madhe me familjen, mbrojtësit ligjorë dhe gjykatën kompetente në Tiranë.

Rekomandimet dhe kërkesat e KShH-së

Në përfundim të monitorimit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit i drejtohet Ministrisë së Drejtësisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe autoriteteve përkatëse me këto rekomandime:

1. Transparencë dhe verifikim të ligjshmërisë së transferimit. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të sqarojë bazën ligjore konkrete, arsyet faktike dhe kriteret e sigurisë që kanë diktuar transferimin, si dhe nëse është përmbushur detyrimi për njoftimin e organit procedues.

2. Sqarimin e bazës ligjore të klasifikimit të urdhrit. Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të identifikojnë dispozitat ligjore që justifikojnë klasifikimin, autoritetin përgjegjës, kategorinë përkatëse të informacionit sipas ligjit nr. 10/2023 dhe arsyet e përcaktimit të afatit dyvjeçar.

3. Garantimin e ankimit efektiv. Të paraburgosurit dhe mbrojtësit të tij t’u mundësohet njohja me urdhrin e transferimit ose me një version pjesërisht të deklasifikuar të tij, në masën e nevojshme për ushtrimin e së drejtës së ankimit, duke mbrojtur informacionin që ligjërisht kërkon ruajtje.

4. Rivendosjen pa vonesë të komunikimeve të ligjshme. IEVP Fier të mundësojë komunikimet me familjarët dhe personat e tjerë sipas legjislacionit në fuqi, duke shmangur vonesat e panevojshme administrative. Çdo kufizim duhet të ketë bazë të qartë ligjore.

5. Garantimin e kujdesit shëndetësor. Të sigurohet pa vonesë vlerësimi mjekësor dhe kryerja e ekzaminimeve të rekomanduara, sipas nevojës klinike, si dhe administrimi i plotë i dokumentacionit shëndetësor dhe psikosocial.

6. Rivlerësimin e kushteve të sigurisë dhe trajtimit. Të verifikohet përshtatshmëria e mjediseve ku është vendosur i paraburgosuri, të dokumentohet vlerësimi individual i riskut dhe të garantohet respektimi i standardeve për ajrimin, ndriçimin dhe trajtimin dinjitoz.

7. Shqyrtimin e alternativave të vendndodhjes. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të sqarojë nëse janë vlerësuar institucione të tjera paraburgimi më pranë familjes dhe gjykatës kompetente, dhe nëse zgjedhja e IEVP Fier ka qenë e nevojshme dhe proporcionale me rrethanat konkrete të sigurisë.

8. Sqarimin e mundësive për komunikim institucional. Autoritetet kompetente të shqyrtojnë, brenda kufijve të ligjit dhe pa cenuar procedimin penal, kërkesat për komunikime dhe administrim dokumentesh që lidhen me funksionin publik që i paraburgosuri vijon të mbajë.

9. Përmirësimin e garancive procedurale për të gjithë personat e privuar nga liria. Ministria e Drejtësisë të vlerësojë nevojën për plotësimin e kuadrit ligjor dhe nënligjor, me qëllim përcaktimin e rregullave të qarta për njoftimin e urdhrave të transferimit, arsyetimin e tyre dhe mundësinë e kontrollit gjyqësor.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit thekson se gjetjet e këtij monitorimi nuk përbëjnë vlerësim mbi fajësinë apo pafajësinë e Erion Veliajt dhe as mbi themelin e procedimit penal ndaj tij. Ato lidhen ekskluzivisht me respektimin e të drejtave dhe garancive ligjore të një personi të privuar nga liria. KShH vlerëson se disa prej problematikave të evidentuara kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, ndërsa të tjera kërkojnë verifikim të mëtejshëm dhe sqarim nga autoritetet përgjegjëse.

Siguria e institucioneve penitenciare është detyrim i shtetit, por siguria nuk mund të përdoret si argument i përgjithshëm që përjashton transparencën, proporcionalitetin dhe kontrollin gjyqësor. Në një shtet të së drejtës, privimi nga liria nuk nënkupton privimin nga të drejtat dhe asnjë urdhër administrativ, i klasifikuar ose jo, nuk duhet të mbetet jashtë kontrollit të ligjshmërisë.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit do të vijojë të ndjekë trajtimin e këtij rasti dhe zbatimin e rekomandimeve, në përmbushje të misionit të tij për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Transferimi i kryebashkiakut nga paraburgimi i Durrësit, ku qëndronte që prej arrestimit të tij në burgun e Fierit, u krye pas vendimit të marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Veliaj, në një reagim në rrjete sociale, e cilësoi transferimin si një “rrëmbim policor” pasi nuk ishte njohur me aktin që urdhëronte transferimin dhe arsyet e lidhura me këtë vendim. Më pas, Veliaj i është drejtuar me një kërkesë zyrtare institucioneve përgjegjëse, duke kërkuar informacion dhe dokumentacion të plotë mbi transferimin e tij nga IEVP Durrës në IEVP Fier, më 28 tetor 2026. Kryebashkiaku kërkoi vënien në dispozicion të urdhrit të transferimit, arsyetimit ligjor dhe komunikimeve mes institucioneve./Dosja.al   

Komiteti Shqiptar i Helsinkit erion veliaj

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin