Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Berisha: Autokrati i Beogradit nuk zgjodhi rrugën e Çausheskut, uroj që Edi Rama të mësojë nga padroni i tij(VIDEO)
Gjatë konferencës për gazetarët, Berisha përgëzoi rininë dhe qytetarët serbë, ndërsa bëri akuza të forta ndaj qeverisë shqiptare.
26 October 2026, 12:26Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar zhvillimet politike në Serbi, duke e cilësuar largimin e Aleksandër Vuçiçit nga pushteti si një goditje të rëndë për kryeministrin Edi Rama. Gjatë konferencës për gazetarët, Berisha përgëzoi rininë dhe qytetarët serbë, ndërsa bëri akuza të forta ndaj qeverisë shqiptare.
Lideri i opozitës tha gjithashtu se atë që komuniteti ndërkombëtar nuk e kishte arritur për dekada, e realizoi rinia dhe kombi serb, duke përmbysur nga pushteti atë që ai e cilësoi si “bajlozin e krimit”. Sipas tij, vota e qytetarëve serbë i dha fund përfaqësimit parlamentar të partisë së Ivica Daçiçit, të cilën e krahasoi me Partinë Socialiste në Shqipëri.
"Por dje, atë që për dekada nuk e bëri komuniteti ndërkombëtar, e bëri me një meritë të pamohueshme rinia dhe kombi serb, që mençurisht përmbysi nga froni bajlozin e krimit dhe de facto e dorëzoi në Hagë. Përveç kësaj, dje serbët në meritën e tyre të pamohueshme me votën e tyre realizuan funeralin e partisë simotër të partisë së krimit në Shqipëri, partisë së Sllobodan Millosheviçit të kryesuar nga Ivica Daçiç, të cilën e lanë jashtë parlamentit. Gjithashtu, theksoj se Aleksandër Vuçiç i thirri mendjes dhe zgjodhi jo rrugën e Çausheskut, por humbjen e thellë dhe burgun për krimet e tij. Studentët, kauza e tyre fitoi. Uroj që zoti Stradanoviç në interesin më të mirë të zgjedhësve dhe vendit të tij të ndjekë një politikë të fqinjësisë së mirë, pro-perëndimore dhe të shkëputet nga politika vasale ndaj Kremlinit. Së fundi, rrëzimi i autokratit të Beogradit nga pushteti prej qytetarëve të Serbisë është një goditje e rëndë në brez për argatin e tij në Tiranë, narkodiktatorin Edi Rama, Padrinon e Shqipërisë që qeveris i bazuar në lidhjet e krimit, kartelet e drogës dhe vjedhjen e shqiptarëve si dhe duke shtypur me metoda policore terroriste studentët dhe qytetarët shqiptarë. Uroj që Edi Rama të mësojë nga padroni i tij dhe të zgjedhë sa më shpejt midis fatit të padronit të tij në Beograd dhe Çaushit të Beogradit," tha Berisha./Dosja.al