9 November 2026, 11:46
Nga DOSJA
TIRANE - Etrit Berisha kërkon që Kombëtarja shqiptare të lërë pas atë që ndodhi në përballjen e parë me Finlandën dhe të përqendrohet te sfida e 12 nëntorit në “Air Albania”.
Në konferencën për shtyp, portieri kuqezi theksoi se kjo nuk është një ndeshje revanshi, por një mundësi për të marrë një fitore të rëndësishme, me mbështetjen e tifozëve.
Berisha u kthye edhe te episodi i kartonit në ndeshjen e parë, duke pranuar se ishte një moment që ndryshoi rrjedhën e lojës dhe e vështirësoi situatën për Shqipërinë.
“Nuk është revansh, secila ndeshje ka historinë e vet. Për ne është shumë e rëndësishme t’i kemi tifozët afër. Gjërat që kanë ndodhur nuk mund të kthehen prapa. Ishte një moment ku ndryshoi rrjedha e lojës. Filloi një seri gabimesh që e bënë atë ndeshje më të vështirë.”
Portieri u shfaq optimist për sfidën e radhës, duke nënvizuar se kuqezinjtë e kanë në dorë fatin e tyre dhe se skuadra ka dëshirën e duhur për të arritur objektivin.
“Duhet të fokusohemi te ndeshja e tanishme, gjithçka e kemi në dorën tonë. Ekipi do të paraqitet mirë, sepse mendoj se dëshira është shumë e madhe. Tifozët do të vijnë të na përkrahin dhe besoj se do të bëjmë edhe më mirë.
Dua ta vazhdoj formën e mirë edhe me Kombëtaren. Është shumë e rëndësishme kjo ndeshje dhe shpresoj ta fitojmë. Kemi lojtarë me cilësi, por nuk duhet nënvlerësuar aspak Finlanda.”
Berisha theksoi se Shqipëria duhet të nxjerrë mësime nga gabimet e së kaluarës dhe të mos e marrë lehtë asnjë kundërshtar. Në fund, ai u pyet edhe për Elia Caprile, por nuk dha detaje për këtë çështje.
“Kemi marrë një mësim në ndeshjen e fundit. Nuk duhet të nënvlerësohet asnjë kundërshtar, aq më pak Finlanda. Luajmë në shtëpi dhe dëshira jonë është që të dalim sa më mirë. Për Kaprilen nuk kam ndonjë informacion për këtë çështje”, përfundoi portieri kuqezi.
B.T (Dosja.al)
Sport
9 November 2026, 11:38
TIRANE - Kombëtarja shqiptare po përgatitet për dy sfidat e fundit në UEFA Nations League, fillimisht ndaj Finlandës më 12 në...
Sport
9 November 2026, 11:24
TIRANE - Ivan Balliu nuk do ta veshë më fanellën e Kombëtares shqiptare. Mbrojtësi ka vendosur të tërhiqet nga përfaq&eu...
Sport
9 November 2026, 11:07
SPANJE - Ndërsa po përpiqet të sigurojë kohë loje te Real Madridi, Endrick po fillon të ndihet i frustruar. I bllokuar nga i domos...
Sport
9 November 2026, 11:00
SPANJE - Legjendat e Real Madridit gjithmonë bëjnë bujë në Spanjë. Ndërsa Zinedine Zidane është tani në krye t...
Sport
9 November 2026, 10:47
ITALI - Milani po konfirmon një tendencë të veçantë këtë sezon: zhgënjimet në arenën evropiane pasohen nga r...
Sport
9 November 2026, 10:40
ITALI - Marcus Thuram po kalon një formë të jashtëzakonshme te Interi, aq sa ka tërhequr vëmendjen edhe të partnerit të ...
Sport
9 November 2026, 10:30
FRANCE - Kombëtarja e Francës nis këtë të hënë grumbullimin në Clairefontaine, në prag të dy sfidave t&e...
Sport
9 November 2026, 10:00
ANGLI - Michael Carrick nuk ka ndërmend të dorëzohet. Pavarësisht rezultateve zhgënjyese dhe pozicionit alarmant të Manchester Un...
Sport
9 November 2026, 09:30
Falë dy golave të Fermin Lopez dje kundër Atlético Madrid, Barça mbetet në krye të ligës
SPANJE - Barcelona mori n...
Sport
9 November 2026, 09:00
KATAR - Marc Márquez është gjithnjë e më pranë titullit të dhjetë botëror në karrierë. Pas vendit t&eu...