9 November 2026, 10:40
Nga DOSJA
ITALI - Marcus Thuram po kalon një formë të jashtëzakonshme te Interi, aq sa ka tërhequr vëmendjen edhe të partnerit të tij në sulm, Lautaro Martinez. Argjentinasi, që mungoi ndaj Comos për shkak dëmtimi, e përgëzoi francezin përmes një postimi në rrjetet sociale, duke komentuar me tre emoji që shprehnin admirimin për paraqitjen e tij.
Në mungesë të kapitenit, Thuram ka marrë përsipër një përgjegjësi edhe më të madhe. Sulmuesi ka qenë titullar në nëntë ndeshje radhazi, mes kampionatit dhe Champions League, pa u ulur asnjëherë në stol që prej një pushimi ndërkombëtar te tjetri. Kundër Comos realizoi golin e radhës, duke çuar në gjashtë numrin e rrjetave të tij, por kontributi nuk kufizohet vetëm te statistikat.
Francezi është vazhdimisht në lëvizje, krijon hapësira për shokët e skuadrës, i jep thellësi lojës dhe shfrytëzon forcën e tij fizike për të vënë në vështirësi mbrojtjet kundërshtare. Katër asistimet janë një tjetër tregues i rëndësisë së tij në lojën zikaltër.
Pas fitores ndaj Comos, trajneri Cristian Chivu vlerësoi edhe një herë nivelin e sulmuesit: “Ai ka arritur një status dhe një nivel që mund të vihet në dyshim vetëm në Itali. Ky është Thuram, një futbollist i kombëtares franceze që i ka treguar cilësitë e tij. Ai ka ende hapësirë për t'u përmirësuar, tregon lidership dhe nuk lejon që mungesa e Lautaros të rëndojë mbi të”.
Statistikat e konfirmojnë momentin e tij të shkëlqyer. Thuram ka shënuar pesë gola në katër përballje në Serie A kundër Comos, ndërsa vetëm ndaj Torinos ka një bilanc më të mirë, me shtatë gola në pesë ndeshje. Edhe Parma është një nga kundërshtarët ndaj të cilëve ka realizuar pesë herë.
Në vitin kalendarik 2026, francezi është përfshirë në 22 gola në kampionat, me 15 realizime dhe shtatë asistime në 27 paraqitje. Forma e tij ka marrë vëmendjen edhe të trajnerit të Francës, Zinedine Zidane, i cili të enjten do të jetë në San Siro për përballjen me Italinë, ku në krahun kundërshtar do të jetë edhe Pio Esposito.
B.T (Dosja.al)
Sport
9 November 2026, 10:30
FRANCE - Kombëtarja e Francës nis këtë të hënë grumbullimin në Clairefontaine, në prag të dy sfidave t&e...
Sport
9 November 2026, 10:00
ANGLI - Michael Carrick nuk ka ndërmend të dorëzohet. Pavarësisht rezultateve zhgënjyese dhe pozicionit alarmant të Manchester Un...
Sport
9 November 2026, 09:30
Falë dy golave të Fermin Lopez dje kundër Atlético Madrid, Barça mbetet në krye të ligës
SPANJE - Barcelona mori n...
Sport
9 November 2026, 09:00
KATAR - Marc Márquez është gjithnjë e më pranë titullit të dhjetë botëror në karrierë. Pas vendit t&eu...
Sport
9 November 2026, 08:30
HOLANDE - Një situatë e pazakontë ka tronditur futbollin holandez. Derbi mes Vitesse dhe De Graafschap, i vlefshëm për kategorinë...
Sport
9 November 2026, 07:57
NORVEGJI - Momente paniku në kampionatin norvegjez. Ndeshja mes Tromsø dhe Bodø/Glimt u ndërpre për rreth 40 minuta, pasi një ...
Sport
9 November 2026, 07:30
SPANJE - Futbolli spanjoll vazhdon të tregojë solidaritet pas vdekjes tragjike të Jesús de Miguel. Klubi i Tenerife-s ka marrë nj&eu...
Sport
8 November 2026, 23:10
SPANJE - Katalanasit triumfojnë në një supersfidë të mbushur me emocione, duke përmbysur avantazhin e madrilenëve. Dy gola t&...
Sport
8 November 2026, 23:04
ITALI - Juventusi nuk arrin të rikthehet te fitorja në kampionat, duke u ndalur në një barazim 2-2 në transfertën ndaj Fiorentin&e...
Sport
8 November 2026, 20:35
ITALI - Zikaltërit triumfojnë 2-0 në “San Siro”, duke regjistruar fitoren e pestë radhazi ndaj Comos. Pio Esposito dhe Marcus Th...