Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Politike
Rama në Bruksel për Forumin e Zgjerimit të BE-së, takime me drejtuesit e institucioneve europiane
Në kuadër të vizitës në kryeqendrën europiane, Rama do të zhvillojë gjithashtu takime me Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, dhe Presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola.
16 November 2026, 08:35Nga E.d
Edi Rama
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të hënë në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Europian, i cili zhvillohet nën temën “Evropë më e gjerë – Evropë më e fortë”. Në fokus të forumit do të jenë progresi i vendeve kandidate për anëtarësim, Paketa e Zgjerimit për këtë vit, si dhe perspektiva e një Bashkimi Europian më të zgjeruar dhe më rezistent.
Gjatë aktivitetit, kreu i qeverisë shqiptare do t'i drejtohet panelit me temë “Realizimi i Zgjerimit: Reformat, Investimet dhe Rritja Ekonomike”, ku në qendër të diskutimit do të jenë reformat dhe roli i investimeve në procesin e integrimit europian.
Në kuadër të vizitës në kryeqendrën europiane, Rama do të zhvillojë gjithashtu takime me Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, dhe Presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola. Vizita zhvillohet në një moment kur procesi i zgjerimit të BE-së dhe avancimi i vendeve kandidate mbeten në qendër të diskutimeve në institucionet europiane./Dosja.al