16 November 2026, 10:21
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij në kuadër të dosjes “Partizani”.
Ish-kryeministri është nën akuzë për korrupsion të kryer në bashkëpunim, lidhur me procedurat e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Masa e detyrimit për t'u paraqitur në policinë gjyqësore u rikthye më 3 janar, me vendim të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Kujtojmë se Berisha ishte liruar nga masa e arrestit në shtëpi më 27 nëntor 2024, me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë. Ky vendim u rrëzua më pas nga Apeli, me gjyqtarin Engert Pëllumbi, duke rikthyer masën e detyrimit për paraqitje.
Çështja "Partizani"?
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohet për “Korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, ndërsa Xhimi Begeja dhe Andia Pustina akuzohet për "Pastrim Parash".
Më 7 korrik 2025 Jamarbër Malltezi është liruar nga arresti shtëpiak. Në seancë, Gjykata e Posaçme vendosi që Malltezi të lirohej nga arresti shtëpiak, në kërkim të garancisë pasurore, pas 20 muajsh që mbahej në këtë masë. Garancia pasurore që GJKKO ka kërkuar është 3 milion lekë./Dosja.al
Sali Berisha
Politike
16 November 2026, 09:53
G.M
Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos.
Një koncert që synonte të promovonte bashkimin e kulturave evropiane nxiti reagime p...
Politike
16 November 2026, 09:50
E.d
Riho Terras
TIRANA- Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras ka reaguar ashpër pas interpretimit të këngë...
Politike
16 November 2026, 09:45
G.M
Albulena Haxhiu
KOSOVA- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe &...
Politike
16 November 2026, 08:53
E.d
Adriatik Llalla
TIRANA- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shqyrton këtë të hënë kë...
Politike
16 November 2026, 08:35
E.d
Edi Rama
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të hënë në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Foru...
Politike
15 November 2026, 17:04
G.M
Oerd Bylykbashi,
TIRANË- Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, ka reaguar pas deklaratave të kr...
Politike
15 November 2026, 15:00
I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Vendimi i Edi Ramës për të përjashtuar Elisa Spiropalin nga të gjitha forumet drejtuese të Partis&e...
Politike
15 November 2026, 14:41
I.A
GJIRI I LALZIT- Një diskutim mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Pandeli Majko është zhvilluar gjatë mbledhjes së djeshme...
Politike
15 November 2026, 11:58
I.A
KOSOVË- Kur Kosova dhe Serbia u pajtuan për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në vitin 2013, Bashkimi Evropian e...
Politike
14 November 2026, 22:46
E.d
Marjana Koçeku
TIRANA- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar me tone ironike ndaj zhvillimeve në mbledhjen e Asamblesë K...