17 November 2026, 12:43
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se ka hartuar buxhetin e vitit të ardhshëm në mungesë transparence dhe në shkelje të detyrimeve ligjore për konsultimin publik. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha e cilësoi buxhetin si një dokument të hartuar në mënyrë jotransparente, duke thënë se paketa fiskale që e shoqëron bie ndesh me Kushtetutën, sigurinë juridike dhe interesat e qytetarëve e bizneseve.
Sipas kreut të demokratëve, qeveria ka shkelur afatet ligjore për konsultimet publike dhe e ka përgatitur paketën fiskale në fshehtësi, pa u dhënë mundësi qytetarëve dhe përfaqësuesve të biznesit të shprehin qëndrimet e tyre. Berisha iu referua gjithashtu reagimeve të Dhomës Amerikane të Tregtisë, Dhomës Gjermane dhe shoqatave të tjera të biznesit, të cilat, sipas tij kanë kundërshtuar paketën fiskale.
Sali Berisha: Ky buxhet paraqitet në Kuvend në mënyrën më tipike si buxhet i një narkoshteti.
Si buxheti i hartuar nga një organizatë kriminale në të cilën shtylla kryesore e të ardhurave bazohet në një paketë fiskale, paketë fiskale që shkel të gjitha ligjet bazë të këtij vendi, Kushtetutën e Shqipërisë dhe sigurinë juridike që ajo garanton për qytetarët shqiptarë, për bizneset dhe për çdo gjë tjetër në këtë vend.
Ky buxhet, në kundërshtim me përcaktimet e qarta ligjore, ka shkelur çdo lloj afati të parashikuar për konsultime publike.
Është përgatitur në fshehtësinë më të madhe sikur të ishte dokumenti më sekret i shtetit, jo dokumenti me implikacione direkte, implikacione të mëdha në xhepat e të gjithë qytetarëve shqiptarë.
Me implikacione të mëdha në të gjitha kontratat ekzistuese sot në këtë vend. Në të gjitha plan bizneset, parashikimet. Pra, paketë që de facto përmbys situatën edhe aktualisht shumë të disfavorshme. Me shumë të drejtë dhomat e tregtisë, Dhoma Amerikane, Dhoma Gjermane dhe të gjithë shoqatat përfaqësuese të interesave të bizneseve kanë protestuar, kanë hedhur poshtë këtë paketë, në të cilën Padrinoja i vë para faktit të kryer. Asnjë konsultim siç parashikon ligji. Detyrim ligjor. Pra injorim total i qytetarëve, injorim total i biznesmenëve dhe vendosje e një pakete nga e cila përfiton një grusht njerëzish dhe ndëshkohen në një mënyrë apo në një tjetër qytetarët shqiptarë dhe bizneset shqiptare./Dosja.al
Sali Berisha
Politike
17 November 2026, 12:15
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për shtyrjen e...
Politike
17 November 2026, 12:00
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka hartuar nj&eum...
Politike
17 November 2026, 11:53
E.d
Erion Veliaj
TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka kërkuar ditën e sotme për herë të parë të marrë...
Politike
17 November 2026, 11:32
E.d
Ervin Demo
TIRANA- Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo ka deklaruar ditën e sotme se nga 1 janari do të ulen tarifat e për p...
Politike
17 November 2026, 11:24
E.d
Kryeministri Edi Rama duke mbajtur çmimin ‘CER Lord Jakobovits’
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama është nderuar me çmimin &ls...
Politike
17 November 2026, 11:00
E.d
Hajredin Kuçi
HAGA- Gjykata Speciale në Hagë e ka dënuar Hajredin Kuçin me një muaj burgim me kusht. Dënimi nuk d...
Politike
17 November 2026, 10:58
E.d
Fadil Fazliu
HAGA- Gjykata Speciale në Hagë e ka dënuar Fadil Fazliun me 12 muaj burgim në rastin për pengim të drejtë...
Politike
17 November 2026, 10:57
E.d
Isni Kila
HAGA- Gjykata Speciale në Hagë e ka shpallur të pafajshëm Isni Kilajn për akuzat në rastin për pengim t&eum...
Politike
17 November 2026, 10:50
E.d
Hashim Thaçi
HAGA- Gjykata Speciale në Hagë e ka shpallur fajtor Hashim Thaçin për disa pika të aktakuzës n&eum...
Politike
17 November 2026, 10:49
E.d
Pamje
HAGA- Gjyqtari Christopher Gosnell tha se gjatë vizitës së Isni Kilajt në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, më 6 t...