25 October 2026, 12:47
Nga E.M

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike ka përmendur disa nga rastet e të plagosurve gjatë protestave studentore, ndër to edhe rastin e Erion Vishkulli i cili u godit në sy nga efektivët e policisë. Berisha citoi se teksa u sulmua Vishkulli i ishte bashkuar pjesës tjetër së protestuesve në një kohë ku nuk po kryente asnjë veprim. Berisha i cilësoi punonjësit e policisë si kriminelë me uniformë dhe vrasës të paguar të cilët sulmojnë qytetarët në protestë.
Më tej ai shtoi edhe Antuen Milaj, në moshën 31- vjeçare i cili mori një plumb në bark duke u dashur kështu ndërhyrja kirurgjikale për të nxjerrë plumbin e gomës. Ndër qytëtarët protestues që janë plagosur nga efektivët e policisë Berisha përmendi edhe Lorenc Bezani qytetar që po bënte pazarin për të blerë zarzavate, Gjin Gjoni pa kryer asnjë veprim dhune.
Berisha citoi edhe emrat e gazetarëve që janë lënduar ndërsa po kryenin detyrën e tyre duke raportuar nga terreni. Ai listoi gazetarët: Fatime Almusa, Klevin Muka, Ardit Hoxha dhe Freard Rista.
"Dje dhuna dhe terrori njohën përshkallëzime të papara. Një i ri, yll i tifozëve kuqezi, të cilët i urren Edi Rama, sic urren çdo gjë shqiptare, Erion Vishkulli, 28 vjec, i diplomuar në gazetari, nga Elbasani por që punonte në një biznes privat, u godit në shënjestër sy në sy, pa kryer asnjë veprim, në një kohë që nuk po kryente asnjë veprim, përveçse po rrinte me qytetarët e tjerë në protestë. Dëshmitarë, që ishin së bashku me të, edhe ai kishte marrë saçme. Kriminelë me uniformë të paguar, vrasës të paguar, shkrehin plumba mbi qytetarët në protestë.
Antuen Milaj, 31 vjeç, qytetar paqësor, mori plumbin në bark, i shpoi barkun. U ndërhy me kirurgji dhe u nxor plumbi i gomës. Përdorimi i armëve me plumba gome lejohet vetëm në gjymtyrët e poshtme, kurse pas bekimit të Padronit, i cili i thotë se je treguar i butë me kundërshtarët, jep urdhër, e dëgjuan të gjithë, mos i kurseni.
Si mund të japësh ti një urdhër të tillë? Ti je xhelat. Absolutisht poër atë urdhër do marrësh dënimet më të rënda, ti dhe ata vrasës të paguar që qëllojnë jashtë të gjitha kondicioneve ligjore. Lorenc Bezani, qytetar që po bënte pazarin për të blerë zarzavate dhe ushqime për familjen e tij, e marrin, e godasin si kafshë me këpucë në kokë në të gjitha anët, e shakullosin pa ndjenja në dhe. 40 vjeç, pa asnjë lidhje.
Ish-oficeri i shquar i policisë, Hivzi Bushati, goditet me plumb gome në hundë, po mjekohet. A mund të imagjinojë kush Hivzi Bushatin se ishte në protestë për dhunë? Kurrë.
Gjin Gjoni, para kamerave, pa kryer asnjë veprim dhune, rrugaçi me maskë, gangsteri i fut sprajin me spec në sy se e urdhëron Edi Rama, Tagani dhe Hitaj i tij. Janë shumë të tjerë të plagosur që nuk pranojnë të shkojnë në spitale nga frika e persekutimit. Ka qenë ditë shumë e vështirë për gazetarët. Janë lënduar gazetarët. Jolanda Peka e Citizens, e përzgjedhur sepse e vërteta është, ka pasqyruar me objektivitet protestat studentore. Fatime Almusa e Faksit është goditur gjatë kohës që raportonte. Klevin Muka, një gazetar guximtar, i kanë hedhur lëndë kimike, ka djegie kimike të përhapur. Është krim lufte. Ku i gjen këto armë? Ardit Hoxha dyshohet se është goditur me plumb gome nga policia e shtetit gjatë detyrës. Është një gazetar që po raportonte direkt.
Freard Rista i Piranjave është lënduar gjatë ndjekjes së protestave. Pra, Edi Rama zbatoi porosinë e Vuçiçit. Mos i kurse! Mos i kurseni! Por çfarë tregoi protesta e djeshme? Tregoi se studentët betejën do ta fitojnë, sepse populli është i vendosur të mbrojë vajzat dhe djemtë e tij me çdo çmim, sepse qytetarët janë të vendosur t'u tregojnë vendin këtyre banditëve që mbrojnë kreun e organizatës më të rrezikshme kriminale në Shqipëri dhe në Evropë, Edi Ramën. Solidariteti ishte i jashtëzakonshëm dhe do vazhdojë të jetë çdo ditë. Nuk do mund t'i japin studentët, qytetarët shqiptarë, jo, do t'i mbrojnë! Ndaj dhe një herë ftoj çdo demokrat e demokrate në krah të studentëve, me studentët, në mbështetje të studentëve," tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha
Politike
25 October 2026, 12:32
E.M
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se revolta 12-ditore e studentëve dhe gjimnazistëve të vendit kulmoi ditë...
Politike
25 October 2026, 11:43
I.A
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndryshime në Kodin Penal, duke deklaruar se masat e reja do të parashikojnë ndëshk...
Politike
25 October 2026, 11:39
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar krijimin e një regjistri të posaçëm elektronik për personat e referuar ose ...
Politike
25 October 2026, 11:33
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se paketa e re ligjore kundër dhunës parashikon dëmshpërblimin...
Politike
25 October 2026, 11:30
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kërkesave të protestuesve për dorëheqjen e tij, duke deklaruar se qytetarë...
Politike
25 October 2026, 11:28
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar masa të reja ligjore kundër nxitjes së dhunës në rrjetet sociale, kërc&e...
Politike
25 October 2026, 11:23
I.A
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa disiplinore ndaj mësuesve që përdorin autoritetin e tyre për të nxitur n...
Politike
25 October 2026, 11:17
I.A
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar paketën e re ligjore kundër protestave studentore, e cila parashikon ndryshime në ligjin pë...
Politike
25 October 2026, 11:11
I.A
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka akuzuar Partinë Demokratike dhe ANTIFA-në si organizatorë të protestës studentore që kë...
Politike
25 October 2026, 09:03
Pamje
TIRANË- Pas protestës së djeshme në Tiranë ku qindra studentë dhe të rinjtë dolën në rrugë duke k...