21 November 2026, 13:25
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se Erion Veliaj dhe Elisa Spiropali kanë më shumë informacion se të tjerët mbi atë që ai e cilëson si korrupsionin e kryeministrit Edi Rama. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha u pyet për ftesën që u ka bërë Veliajt dhe Spiropalit për tu bashkuar kundër qeverisjes socialiste, pavarësisht akuzave për korrupsion ndaj tyre.
Në përgjigjen e tij, Berisha pranoi se të dy janë të korruptuar, ndërkohë shtoi se përmasat e korrupsionit të Edi Ramës janë shumë më të mëdha. Ai theksoi se Veliaj dhe Spiropali mund të luajnë një rol në përpjekjet për largimin e qeverisë, pasi, sipas tij, kanë më shumë dijeni për çështjet e korrupsionit.
Pjesë nga bashkëbisedimi me qytetarët:
Gjon Lajthia: Ju ftoni Erion Veliajn dhe Elisa Spiropalin të na bashkohen kundër qeverisjes socialiste, por a ka më të korruptuar sesa këta të dy që ju po ftoni?
Sali Berisha: I dashur Gjon, këta të dy janë të korruptuar, pa asnjë diskutim. Por ju as nuk mund ta merrni dot me mend miliardat e eurove të korrupsionit të Edi Ramës. Ju as nuk mund ta merrni dot me mend ndikimin e tmerrshëm të sallave plot me narko-euro kundër shqiptarëve, të cilat i ka të gjithë Edi Rama në kontroll. Ndaj dhe të ftoj që të ftojmë së bashku secilin që mund të kontribuojë në largimin e kësaj dysheje nga pushteti që po rrënon qenien shqiptare. Çfarë ka në dorë Erion Veliaj dhe Elisa Spiropali? Ata dinë shumë më tepër se të tjerët për korrupsionin e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut. Ata duhet të përpiqen të bëjnë sa më shumë njerëz me vete nga ata deputetë. Është sot betejë për jetë, betejë për ekzistencën e kombit. Ne po shkojmë duke e zbrazur Shqipërinë./Dosja.al
sali berisha
Politike
21 November 2026, 13:10
E. D
TIRANË- Drejtuesi politik i PS për Tiranën, Ervin Demo, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste, theksoi rëndës...
Politike
21 November 2026, 12:59
E.M
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në bashkëbisedimin me qytetarët e ka cilësuar javën që lam&e...
Politike
21 November 2026, 12:56
E.M
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje Erion Veliajt të tregojë publikisht gjithçka që...
Politike
21 November 2026, 12:44
E. D
Ogerta Manastirliu
TIRANË- Drejtuesja politike e bashkisë Tiranë, Ogerta Manastirliu tha se organizimi i ri i Tiranës do të kon...
Politike
21 November 2026, 12:35
E.M
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me qytetarët ditën e sotme në rrjetet s...
Politike
21 November 2026, 12:32
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi në Asamblenë e PS-së në Tiranë se Shqipëria do të bëhet pjesë...
Politike
21 November 2026, 12:20
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pranuar se Partia Socialiste ka bërë gabime dhe faje gjatë rrugëtimit të saj pol...
Politike
21 November 2026, 12:16
E. D
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së PS-së në Tiranë, kërkoi një riorganizim të partisë dhe...
Politike
21 November 2026, 12:09
E. D
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ironizoi opozitën gjatë fjalës së tij në Asamblesë e PS-së në Tiranë, duke iu r...
Politike
21 November 2026, 12:06
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste. Gjat&...