21 November 2026, 13:10
Nga E. D

TIRANË- Drejtuesi politik i PS për Tiranën, Ervin Demo, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste, theksoi rëndësinë e digjitalizimit të organizatave socialiste, duke kërkuar që secila prej tyre të ketë një prani online ku të pasqyrohen aktivitetet politike dhe komunitare të çdo lagjeje.
Demo nënvizoi se komunikimi i hapur, respekti dhe përgjegjësia e përbashkët janë thelbësore për ndërtimin e besimit me qytetarët. Ai u shpreh gjithashtu se Tirana është shtëpia e të gjithëve dhe se organizimi politik duhet të reflektojë këtë realitet, duke kombinuar praninë fizike me atë digjitale dhe duke forcuar çdo ditë marrëdhënien me komunitetin.
”Digjitalizimi dhe nevoja që organizata socialiste të ketë prezencën e saj në organizatën që komunikon çdo ditë. Duam që çdo organizatë të ketë praninë e saj online dhe një hapësirë ku pasqyrohet aktiviteti politik dhe jeta komunitare e çdo lagjeje. Prania fizike dhe digjitale duhet të jenë të dyja, por besimi ndërtohet pranë njerëzve. Tirana është qyteti ku bashkohet e gjithë Shqipëria. Tirana është shtëpia e të gjithëve, organizimi ynë duhet të pasqyrojë këtë realitet. Kjo përgjegjësi duhet të na bëjë të jemi skuadër ku përgjegjësia ndahet së bashku. Rëndësi ka të kemi besim për të folur hapur, për të korrigjuar atë që nuk funksionon. Kjo detyrë është një marrëdhënie besimi që duhet ta ndërtojmë dhe forcojmë çdo ditë. Kjo është fryma që duhet ta nisim së bashku, me respekt, besim për njëri-tjetrin dhe besim për Tiranën. Një Tiranë ku të gjithë ne në PS e përdorim këtë mundësi të artë të Shqipërisë europiane për ta çuar Shqipërinë përpara," tha Demo./Dosja.al
ervin demo
Politike
21 November 2026, 12:59
E.M
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në bashkëbisedimin me qytetarët e ka cilësuar javën që lam&e...
Politike
21 November 2026, 12:56
E.M
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje Erion Veliajt të tregojë publikisht gjithçka që...
Politike
21 November 2026, 12:44
E. D
Ogerta Manastirliu
TIRANË- Drejtuesja politike e bashkisë Tiranë, Ogerta Manastirliu tha se organizimi i ri i Tiranës do të kon...
Politike
21 November 2026, 12:35
E.M
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me qytetarët ditën e sotme në rrjetet s...
Politike
21 November 2026, 12:32
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi në Asamblenë e PS-së në Tiranë se Shqipëria do të bëhet pjesë...
Politike
21 November 2026, 12:20
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pranuar se Partia Socialiste ka bërë gabime dhe faje gjatë rrugëtimit të saj pol...
Politike
21 November 2026, 12:16
E. D
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së PS-së në Tiranë, kërkoi një riorganizim të partisë dhe...
Politike
21 November 2026, 12:09
E. D
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ironizoi opozitën gjatë fjalës së tij në Asamblesë e PS-së në Tiranë, duke iu r...
Politike
21 November 2026, 12:06
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste. Gjat&...
Politike
21 November 2026, 12:00
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama prezantoi vizionin e tij për Tiranën 2030 gjatë Asamblesë së PS-së, duke deklar...