21 November 2026, 12:09
Nga E. D

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ironizoi opozitën gjatë fjalës së tij në Asamblesë e PS-së në Tiranë, duke iu referuar dëmtimeve në Rrugën e Durrësit, ku protestuesit kanë shkulur kangjella dhe dëmtuar semaforë e trotuare. Rama iu referua Rrugës së Durrësit, për të krahasuar Tiranën e sotme me atë që, sipas tij, qeveria socialiste trashëgoi nga paraardhësit.
Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se riorganizimi i PS-së nuk duhet të kufizohet te fushatat elektorale dhe mbledhja e votave, por të synojë një prani më të madhe pranë qytetarëve, veçanërisht në zonat ku partia ka humbur besimin.
“Shikoni pak rrugën e Durrësit, gjurmët e dhunës mbi trupin e rrugës, ajo ishte Tirana që morëm ne, ishte tamam ashtu jo vetëm në rrugën e Durrësit porn ë gjithë hapsirën e saj. Sot është një mundësi për të gjithë që nuk e mbajnë mend atë Tiranë, për tu kthyer në kohë si një film, për të hequr pemët se edhe ato I kemi mbjellë ne dhe për të parë cfarë ndryshimi ka ndodhur me Tiranën. Dhe atë rikthim në kohë e mundësuan ata që e lanë ashtu atëherë, që kanë bërë gjithmonë të njëjtën gje, kur e kanë patur mmundësinë ta ndryshojnë e lanë të lëngojë kur të tjerët, ne e ndryshuar, nuk kanë lënë gjë që të panegojnë. Organizimi që nisim sot nuk është vetëm për të fituar zgjedhjet por për të garantuar Tiranën dhe Shqipërinë për atë që vjen në 10 vitet e ardhshme. Ndaj nuk jemi thjesht për një rishpërndarje detyrash, apo regjistrim të ri antarësh, as për të rivënë në punë një makineri elektorale që di të marrë vota. Kemi nevojë për një PS më të organizuar ndërsa Tirana për një PS më të pranishme.
Më të pranishme sidomos aty ku kemi humbur besim, edhe pranë atyre që na kritikojnë apo shajnë. Për të kuptuar cfarë nuk kemi bërë mirë, cfarë kemi bërë gabim. Një parti e shtrirë në të gjitha ditët e javës me frymën e Pranisë Besnike, besnike ndaj detyrimit ndaj qytetarit, për njerëzit e këtij vendi, jo për votën. PS është e vetmja që I kupton dhe I do njerëzit. Besnike se një qytetar që ka një hall, që ne nuik e dëgjojmë, nuk ka si na kupton pro vetëm na ndëshkon. Besa e lindur si nocion strategjik nga refliktimi mbi bulevardin e flamingove, për të thënë në kor se ca presim është besim, empati, shërbim dhe angazhim. Por është besim si marrëdhënie që duhet të rindërtojmë cdo ditë, mbi të gjitha me mënyrën si sillemi me njerëzit. Empati si aftësi për ta parë realitetin me sytë e atij që nuk mendon si ne. Shërbimi jo si favor, por si arsyeja që qytetari na ka besuar. Aganzhim si përgjegjësi që merr kuptim për zgjidhje. Kjo është BESA që duhet të udhëheqësi organizimin”, tha Rama./Dosja.al
Edi Rama
Politike
21 November 2026, 12:06
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste. Gjat&...
Politike
21 November 2026, 12:00
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama prezantoi vizionin e tij për Tiranën 2030 gjatë Asamblesë së PS-së, duke deklar...
Politike
21 November 2026, 11:53
E.M
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së theksoi se rritja e Tiranës konsiderohet tashm&e...
Politike
21 November 2026, 11:49
E.M
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dekalaruar se nga muaji janar bonuset do të rriten sa dyfishi i vitit të kaluar ndërkohë që inde...
Politike
21 November 2026, 11:48
E.M
TIRANË- Në mbledhjen e Asamblesë se PS, Kryeministri Edi Rama prezantoi mundësitë që pritet të ofrojë buxheti për ...
Politike
21 November 2026, 11:42
E.M
TIRANË- Gjatë fjalës së tij Rama është shprehur se në buxhetin e vitit 2027 do të ketë TVSH të ulur në 6...
Politike
21 November 2026, 11:38
E.M
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk mund të gjykojë Veliajn për bindjet e tij. Ndër të tjera Rama tha se shpreson q...
Politike
21 November 2026, 11:33
E.M
TIRANË- Në Asmablenë e Partisë Socialiste, Kryeminstri Rama është shprehur se partia do të fitojë sërish Tiran&eum...
Politike
21 November 2026, 11:31
E.M
TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke folur për punonjësit e Bashkisë së Tiranës ka deklaruar se një kryepolic i cili ka mbajtu...
Politike
21 November 2026, 11:29
E.M
TIRANË- Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë për zgjedhjet lokale të 2027 për bashkinë e Tiran&...