30 October 2026, 14:45
Nga G.M
Ushtruesja e detyrës së presidentit në Serbi, Ana Bërnabiq. Fotografi nga arkivi.
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Serbisë, Ana Bërnabiq, njoftoi se zgjedhjet presidenciale do të shpallen brenda afatit kushtetues, jo më vonë se 27 nëntori, ose, nëse formohen institucionet e reja, këtë do ta bëjë ushtruesi i ri i detyrës së presidentit.
Bërnabiq i bëri thirrje shumicës së re, të dalë nga zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi, që ta formojë Qeverinë sa më parë. E pyetur se kur do ta thërrasë seancën e Kuvendit, pasi të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare, ajo u përgjigj se kjo do të bëhet “në afatin më të shkurtër të mundshëm”.
Gazetarët e pyetën atë se kë e ka falur ish-presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dhe Bërnabiq tha se, sipas Kushtetutës, faljet nuk janë në kompetencë të ushtruesit të detyrës së presidentit dhe se ajo nuk mund të flasë për këtë çështje. Aleksandar Vuçiq, i cili dha dorëheqje mbrëmjen e 27 shtatorit, një ditë më vonë ia dorëzoi detyrën e presidentit kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq.
Vuçiq i dorëzoi Bërnabiqit vulën presidenciale, dokumentet për faljet dhe dokumentet e tjera që kishte administruar gjatë kohës sa ishte president. Pak para dorëheqjes, Vuçiq mori vendim për faljen dhe amnistinë e 49 personave.
Deri më tani, emrat e tyre nuk janë bërë publikë. Vuçiq dha dorëheqje për të marrë pjesë në garën për postin e kryeministrit si kandidat i Partisë Përparimtare Serbe (SNS). Zgjedhjet u mbajtën më 25 tetor dhe, sipas rezultateve preliminare, fituese doli Lista Studentore./REL
ana bërnabiq
Bota
30 October 2026, 14:42
G.M
Novaya Gazeta
RUSI- Gazeta e njohur e pavarur ruse, Novaya Gazeta, ka njoftuar ndërprerjen e aktivitetit pas presionit të vazhdueshëm nga autor...
Bota
30 October 2026, 14:40
G.M
foto ilustruese
IRAN- Lufta me Iranin po rezulton jashtëzakonisht fitimprurëse për kompanitë amerikane të naftës, pasi ato kan&e...
Bota
30 October 2026, 14:10
G.M
Óscar Puente
SPANJË- Ministri i Transportit i Spanjës, Óscar Puente, ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes pas aks...
Bota
30 October 2026, 14:03
G.M
Zyrtarë Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, shtator 2024.
Lista Serbe, partia më e madh...
Bota
30 October 2026, 13:50
G.M
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se lufta me Iranin pritet të përfundojë së shpejti, pa dhënë de...
Bota
30 October 2026, 13:40
G.M
pamje
SPANJË- Hetimet për aksidentin tragjik hekurudhor në Spanjë kanë zbuluar detaje të reja shqetësuese. Një ...
Bota
30 October 2026, 12:22
G.M
Pamjet nga lart tregojnë shkatërrimet në qytetin Oleshki, të pushtuar nga Rusia.
Një mision i ndërmjetësuar nga Shtetet e B...
Bota
30 October 2026, 11:50
G.M
pamje
SHBA- Tre persona kanë humbur jetën pasi dy helikopterë u përplasën në ajër dhe u rrëzuan në një zon&e...
Bota
30 October 2026, 11:00
G.M
SHBA- Çështja e abortit po rikthehet në vëmendjen e politikës amerikane, duke vendosur republikanët përballë një...
Bota
30 October 2026, 10:25
G.M
Roland Lescure
FRANCË- Ekonomia franceze po përballet me shenja të reja dobësimi, pasi Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u tkurr me 0....