Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se përfaqësuesit e Ukrainës dhe Rusisë do të takohen nga data 10 dhe 11 nëntor në Abu Dabi, për zhvillimin e bisedimeve që synojnë t’i japin fund luftës në Ukrainë.

SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se përfaqësuesit e Ukrainës dhe Rusisë do të takohen nga data 10 dhe 11 nëntor në Abu Dabi, për zhvillimin e bisedimeve që synojnë t’i japin fund luftës në Ukrainë.
Uashingtoni shpreson se armëpushimi i përkohshëm i javës së kaluar do t’i hapë rrugë përparimit në negociata.
I dërguari i posaçëm amerikan, Steve ëitkoff, tha se SHBA-ja do t’i ndërmjetësojë bisedimet, të cilat do të përqendrohen në masat për garantimin e sigurisë pas përfundimit të luftës, uljen e tensioneve, ndihmën humanitare dhe hapat e ardhshëm drejt paqes.
Sipas një zyrtari të lartë amerikan, Uashingtoni pritet të përfaqësohet nga ëitkoff dhe Jared Kushner, të cilët udhëheqin përpjekjet amerikane për negociata.
Presidenti rus, Vladimir Putin, pranoi që bisedimet të zhvillohen në formatin trepalësh, me pjesëmarrjen e SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë, pas një takimi me ëitkoffin në Shën Petersburg, dy javë më parë.
Kjo nismë e re diplomatike vjen ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump, po përpiqet të arrijë përparim drejt përfundimit të luftës më vdekjeprurëse në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Më 3 nëntor, sulmet ruse plagosën së paku 62 persona në një institucion shëndetësor në Harkiv dhe dëmtuan infrastrukturën energjetike në pjesë të tjera të Ukrainës.
Ndërkohë, sipas zyrtarëve, dronët ukrainas goditën një rafineri nafte në qytetin rus të Jarosllavlit.
Analistët dhe ish-zyrtarët amerikanë, me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë, paralajmërojnë se nuk ka shumë arsye për të pritur ndonjë përparim të madh në Abu Dabi.
Sipas tyre, qëndrimet e Moskës dhe Kievit vazhdojnë të jenë shumë larg njëra-tjetrës dhe ende nuk ka shenja të qarta se Putin është i gatshëm të pranojë një armëpushim.
ëilliam Taylor, ish-ambasador i SHBA-së në Ukrainë dhe më vonë i ngarkuar me punë në Ambasadën amerikane gjatë mandatit të parë të Trumpit, tha se çështja kryesore është nëse Rusia e ka ndryshuar qëndrimin e saj ndaj armëpushimit.
Krahas negociatave në Abu Dabi, zyrtarët amerikanë do të takohen këtë javë në Bruksel me përfaqësuesit evropianë, për të diskutuar garancitë e sigurisë për Ukrainën, organizimin e ardhshëm të sigurisë në Evropë dhe mbështetjen financiare për rindërtimin e Ukrainës.
Sipas një zyrtari të lartë amerikan, në takime do të marrin pjesë përfaqësues të Francës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Bisedimet synojnë të vazhdojnë përpjekjet diplomatike të zhvilluara së voni në Kiev, Oslo dhe Shën Petersburg./Dosja.al
RUMANI- Rreth 30 detarë kanë humbur jetën pas valës së sulmeve ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi. Sulmet pranë uj&eum...
GJERMANI- Kancelari gjerman Friedrich Merz ka njoftuar se Presidenti Ukrainas Volodymyr Zelensky do të vizitojë Berlinin këtë të mart&...
INDI- Kushtet e motit dhe reshjet e dendura të borës kanë bërë që rreth tetë persona, përfshirë alpinistë, t&...
SHBA- Një fëmijë ka humbur jetën nga fruthi në shtetin e Nju Jorkut, duke shënuar viktimën e parë nga kjo sëm...
NEPAL- Në malin Everest, në Nepal, një person ka humbur jetën nga përplasja dhe rrëzimi i dy helikopterëve teksa po për...
TEKSAS- Moti i keq, stuhitë e fuqishme dhe reshjet e dendura të shiut pritet të përfshijnë pjesë të Teksasit dhe Kansasit. S...
Friedrich Merz GJERMANI- Kancelari Friedrich Merz ka bërë thirrje për më shumë vrull në Gjermani dhe Evropë në ...
BRITANI- Qeveria britanike ditën e djeshme ka prezantuar “modelin e saj të ri të vendosjes së fituar”. Ai synon të dyfisho...
foto ilustruese SHBA- Amerikanët u drejtohen sot, më 3 nëntor, kutive të votimit në zgjedhjet e mesmandatit, të cilat do t&...
SHBA- Fushata e zgjedhjeve të mesimandatit në SHBA pritet të jetë më e kushtueshmja e regjistruar ndonjëherë, me koston tota...