3 November 2026, 09:57
Nga E.M

INDI- Kushtet e motit dhe reshjet e dendura të borës kanë bërë që rreth tetë persona, përfshirë alpinistë, të rezultojnë të zhdukur në shtetin verior të Uttarakhand të Indisë këtë të martë ndërsa dukshmëria e dobët pengoi operacionet e shpëtimit në rajonin e Himalajeve.
Ekipet e shpëtimit zbuluan një tendë të varrosur nën dëborë, së bashku me rroba, pantofla dhe furnizime ushqimore, pranë Kedartal në distriktin Uttarkashi, sipas të përditshmes hindi Dainik Jagran.
Një kërkim që mbulonte një rreze prej 2 deri në 3 kilometrash përreth vendit nuk arriti të gjente personat e zhdukur, raportoi gazeta të martën. Operacioni u pezullua pasi reshjet e vazhdueshme të borës e ulën dukshmërinë në pothuajse zero.
Një ekip shpëtimi prej 10 anëtarësh u transportua me helikopter në zonë të hënën, sipas mediave vendase. Grupi i zhdukur përfshin pesë alpinistë nga Bengali Perëndimor, dy gra nga Uttar Pradesh dhe një udhërrëfyes vendas.
Ata ishin pjesë e një grupi alpinistësh që u nis nga Gangotri më 27 tetor dhe ishte planifikuar të kthehej më 29 tetor. Katër anëtarë, përfshirë tre hamall dhe një kuzhinier, u shpëtuan të shtunën pasi ortekët bllokuan rrugën.
Autoritetet thanë se disa ortekë kishin goditur rrugën e ecjes, duke ndërlikuar kërkimet në tokë dhe operacionet me helikopterë. Ndërkohë, autoritetet kanë mbyllur shtigjet e ecjes në lartësi të madhe mbi 4,000 metra për shkak të reshjeve të dendura të borës, raportoi të martën Dainik Jagran.
Operacionet e shpëtimit pritet të rifillojnë kur të përmirësohen kushtet e motit./Dosja.al
INDI
Bota
3 November 2026, 09:56
E. D
SHBA- Një fëmijë ka humbur jetën nga fruthi në shtetin e Nju Jorkut, duke shënuar viktimën e parë nga kjo sëm...
Bota
3 November 2026, 09:33
E.M
NEPAL- Në malin Everest, në Nepal, një person ka humbur jetën nga përplasja dhe rrëzimi i dy helikopterëve teksa po për...
Bota
3 November 2026, 09:26
E.M
TEKSAS- Moti i keq, stuhitë e fuqishme dhe reshjet e dendura të shiut pritet të përfshijnë pjesë të Teksasit dhe Kansasit. S...
Bota
3 November 2026, 09:20
E. D
Friedrich Merz
GJERMANI- Kancelari Friedrich Merz ka bërë thirrje për më shumë vrull në Gjermani dhe Evropë në ...
Bota
3 November 2026, 09:02
E.M
BRITANI- Qeveria britanike ditën e djeshme ka prezantuar “modelin e saj të ri të vendosjes së fituar”. Ai synon të dyfisho...
Bota
3 November 2026, 09:02
E. D
foto ilustruese
SHBA- Amerikanët u drejtohen sot, më 3 nëntor, kutive të votimit në zgjedhjet e mesmandatit, të cilat do t&...
Bota
3 November 2026, 08:54
E.M
SHBA- Fushata e zgjedhjeve të mesimandatit në SHBA pritet të jetë më e kushtueshmja e regjistruar ndonjëherë, me koston tota...
Bota
3 November 2026, 08:47
E.M
UKRAINË- Rreth 26 persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur pas një sulmi ajror rus ndaj një ...
Bota
3 November 2026, 08:42
E.M
SHBA- Një sulm me armë zjarri ka ndodhur pranë një plazhi të njohur në Kaliforni, ku dy persona kanë mbetur ndërsa dy t...
Bota
3 November 2026, 07:53
E. D
Donald Trump
SHBA- Amerikanët u drejtohen sot kutive të votimit për zgjedhjet e mesit të mandatit, të cilat përbëjnë s...