3 November 2026, 09:56
Nga E. D

SHBA- Një fëmijë ka humbur jetën nga fruthi në shtetin e Nju Jorkut, duke shënuar viktimën e parë nga kjo sëmundje në shtet në 30 vitet e fundit. Lajmi u konfirmua të hënën nga autoritetet lokale. Fëmija ishte nga Qarku Lewis, pranë kufirit me Kanadanë, ndërsa vdekja e tij ka rikthyer shqetësimin për përhapjen e fruthit në Shtetet e Bashkuara.
Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, shprehu keqardhjen për humbjen e jetës së fëmijës, duke e cilësuar ngjarjen si një kujtesë tronditëse të rrezikut që paraqesin sëmundjet e parandalueshme përmes vaksinimit. Në vitin 2000, autoritetet amerikane shpallën eliminimin e fruthit në vend, falë programeve të vaksinimit.
Megjithatë, vitet e fundit sëmundja është rishfaqur, e nxitur nga rënia e normave të vaksinimit dhe rritja e mosbesimit ndaj institucioneve shëndetësore. Që nga fillimi i këtij viti, në SHBA janë konfirmuar 4,834 raste me fruth. Në muajin tetor, në shtetin e Nju Jorkut u shpall gjendja e jashtëzakonshme për shkak të rritjes së rasteve.
Rikthimi i sëmundjes ka nxitur gjithashtu debate për politikat shëndetësore të administratës së Presidentit Donald Trump dhe qëndrimet ndaj vaksinimit të Sekretarit të Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr. Fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse, e cila shkakton temperaturë të lartë, probleme me frymëmarrjen dhe skuqje të lëkurës.
Në rastet më të rënda mund të çojë në komplikacione serioze, si pneumonia dhe inflamacioni i trurit, të cilat mund të shkaktojnë pasoja afatgjata ose edhe vdekje. Përpara zbulimit të vaksinës në fillim të viteve 1960, fruthi shkaktonte vdekjen e qindra fëmijëve çdo vit në Shtetet e Bashkuara. Sëmundja vijon të shkaktojë dhjetëra mijëra viktima në mbarë botën./Dosja.al
Nju Jorkut fruthi
Bota
3 November 2026, 09:33
E.M
NEPAL- Në malin Everest, në Nepal, një person ka humbur jetën nga përplasja dhe rrëzimi i dy helikopterëve teksa po për...
Bota
3 November 2026, 09:26
E.M
TEKSAS- Moti i keq, stuhitë e fuqishme dhe reshjet e dendura të shiut pritet të përfshijnë pjesë të Teksasit dhe Kansasit. S...
Bota
3 November 2026, 09:20
E. D
Friedrich Merz
GJERMANI- Kancelari Friedrich Merz ka bërë thirrje për më shumë vrull në Gjermani dhe Evropë në ...
Bota
3 November 2026, 09:02
E.M
BRITANI- Qeveria britanike ditën e djeshme ka prezantuar “modelin e saj të ri të vendosjes së fituar”. Ai synon të dyfisho...
Bota
3 November 2026, 09:02
E. D
foto ilustruese
SHBA- Amerikanët u drejtohen sot, më 3 nëntor, kutive të votimit në zgjedhjet e mesmandatit, të cilat do t&...
Bota
3 November 2026, 08:54
E.M
SHBA- Fushata e zgjedhjeve të mesimandatit në SHBA pritet të jetë më e kushtueshmja e regjistruar ndonjëherë, me koston tota...
Bota
3 November 2026, 08:47
E.M
UKRAINË- Rreth 26 persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur pas një sulmi ajror rus ndaj një ...
Bota
3 November 2026, 08:42
E.M
SHBA- Një sulm me armë zjarri ka ndodhur pranë një plazhi të njohur në Kaliforni, ku dy persona kanë mbetur ndërsa dy t...
Bota
3 November 2026, 07:53
E. D
Donald Trump
SHBA- Amerikanët u drejtohen sot kutive të votimit për zgjedhjet e mesit të mandatit, të cilat përbëjnë s...
Bota
3 November 2026, 07:21
E. D
Kompanitë e industrisë përpunuese që eksportojnë, por nuk importojnë, kanë një produktivitet pune 66% më të l...