17 November 2026, 20:16
Nga E.M

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Iranin me deklaratën se Teherani do të përballet me pasoja të paprecedenta nëse ndërmerr një sulm ndaj Uashingtonit me një të ashtuquajtur “bombë të pistë”. Deklarata e Trump njofton mbi shërbimet amerikane të inteligjencës që kanë evidentuar informacione se Irani mund të jetë duke shqyrtuar një plan për të kryer një sulm në kryeqytetin amerikan, duke përdorur një bombë të pistë ose armë kimike.
I pyetur nga gazetarët në Manila nëse Irani po planifikon një sulm të tillë, Trump u përgjigj se autoritetet amerikane po e shqyrtojnë këtë mundësi.
“Ne po e shqyrtojmë. Nëse ekziston një plan i tillë, ata do të paguajnë një çmim që asnjë vend nuk e ka paguar ndonjëherë më parë”, deklaroi presidenti amerikan. Ndër të tjera ai tha se shpreson që një sulm i tillë të mos jetë në përgatitje, ndërsa theksoi se administrata amerikane po punon për të tilla inofrmacione.
Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se deri më tani nuk ka kërcënime të besueshme dhe të menjëhershme ndaj territorit amerikan. Ndërkohë, Irani ka mohuar pretendimet e publikuara në mediat amerikane.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane i ka cilësuar këto raportime si të pabaza, duke i konsideruar pjesë të një fushate për krijimin e justifikimeve për veprime të mëtejshme kundër Teheranit./Dosja.al
Donald Trump
Bota
17 November 2026, 19:44
G.M
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Parlamenti i Serbisë ka nisur punën me përbërjen e re, ku përfaqësuesit e lëvi...
Bota
17 November 2026, 19:41
G.M
Volodymyr Zelensky
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar nga aleatët perëndimorë shtimin e ndihmës u...
Bota
17 November 2026, 19:15
E.M
RIVNE- Një dron rus Shahed është përplasur me disa makina të parkuara në qytetin Rivne. Ndërkohë rajoni më i gjer&...
Bota
17 November 2026, 19:12
G.M
pamje
ITALI- Një incident i pazakontë është regjistruar në zonën e Caposile, në provincën e Venecias, ku nj&eum...
Bota
17 November 2026, 19:08
E.M
ARIZONA- Një avion është përplasur pranë skajit verior të parkut kombëtar Grand Canyon në Arizona ndërsa tre perso...
Bota
17 November 2026, 17:52
E.M
ITALI- Kreu i Kishës Katolike, Papa Leoni XIV ka deklaruar këtë të martë se aktualisht nuk po planifikon të ndryshojë rregul...
Bota
17 November 2026, 17:50
G.M
avion 'Gripen'
SUEDI- Suedia dhe Britania e Madhe kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Ukrainën për furni...
Bota
17 November 2026, 17:39
E.M
SPANJË- Një sfidë virale në TikTok ka përfunduar në tragjedi në Republikën Dominikane, ku një grup miqsh po arg&eu...
Bota
17 November 2026, 17:30
E.M
SIBERI- Në Kemerovo të Siberisë është rrëzuar një avion ushtarak ndërsa mbetën të vrarë 17 persona n&eum...
Bota
17 November 2026, 17:26
G.M
pamje
PERU- Kina do të ofrojë 22.5 milionë dollarë ndihmë financiare për Perunë, me qëllim përballimin e pasojave...