Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Shembet ura lundruese në Itali, kamioni i mbushur me zhavorr përfundon në lumë, shpëton mrekullisht shoferi (VIDEO)
Automjeti i rëndë përfundoi në ujërat e lumit Sile, ndërsa shoferi arriti të dilte në kohë dhe shpëtoi pa lëndime.
17 November 2026, 19:12Nga G.M
pamje
ITALI- Një incident i pazakontë është regjistruar në zonën e Caposile, në provincën e Venecias, ku një urë lundruese u shemb nën peshën e një kamioni të ngarkuar me zhavorr. Automjeti i rëndë përfundoi në ujërat e lumit Sile, ndërsa shoferi arriti të dilte në kohë dhe shpëtoi pa lëndime.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësat të marte, rreth orës 09:20. Dyshohet se ngarkesa e kamionit tejkalonte peshën e lejuar për kalimin mbi urë, duke bërë që struktura të mos e përballonte dot peshën dhe të shembej. Në vendngjarje mbërritën ekipet e zjarrfikësve dhe policia, të cilët nisën operacionin për nxjerrjen e kamionit nga lumi.
Për të lehtësuar tërheqjen e tij, fillimisht u ndërmor shkarkimi i zhavorrit nga karroceria. Ndërkohë, në lumë u vendosën barriera të posaçme për të parandaluar ndotjen e ujit nga ndonjë rrjedhje e mundshme karburanti. Shkaqet e plota të shembjes pritet të përcaktohen pas inspektimeve teknike./Dosja.al