24 April 2023, 21:27
Nga k.m.
Mbreti Charles III dhe Camilla
BRITANI E MADHE- Dita e madhe po afron për mbretin e ri të 'Albionit të Vjetër' pasi më 6 maj Charles do të kurorëzohet zyrtarisht mbret në Westminster Abbey me gruan e tij Camilla në krah, e cila pas kurorëzimit do të mbajë titullin mbretëreshë. Por duket se të rinjtë e Mbretërisë së Bashkuar nuk duan vazhdimin e monarkisë.
Sipas një sondazhi të ri të kryer vetëm 12 ditë para kurorëzimit të Charles dhe Camilla, pothuajse 40% e të rinjve në Britani të moshës 18 deri në 24 vjeç thanë se donin një kryetar shteti të zgjedhur dhe jo një monark. Në të njëjtin sondazh me njerëz të të gjitha moshave, vetëm një pakicë thanë se ishin të interesuar për familjen mbretërore. Në veçanti, pjesëmarrësit e anketës mbi 65 vjeç ishin ata që u deklaruan si mbështetës të monarkisë në masën 78%, por institucioni po bëhet gjithnjë e më pak popullor tek brezat e rinj.
Më shumë se gjysma e atyre që kanë marrë pjesë në sondazh, 54%, thanë se monarkia i sjell fitime vendit, në ndryshim nga 32%, të cilët besojnë se institucioni sjell dëme në ekonomi, ndërsa për të njëjtën pyetje të rinjtë nga 18 deri në 24 vjeç në 40% vlerësuan se institucioni është i dëmshëm për ekonominë, ndërsa 36% e tyre deklaruan të kundërtën.
Kurorëzimi i mbretit 74-vjeçar Charles dhe mbretëreshës 75-vjeçare Camilla po afrohet me shpejtësi dhe mbretërit, mbretëreshat, princat, princeshat, aristokratët dhe krerët e shtetit kanë marrë ftesat e tyre. 2000 do të jenë personalitetet që janë ftuar më 6 maj në Westminster Abbey, në dallim nga 8,000 që u ftuan në kurorëzimin e Elizabeth në 1953. Ndër të parët gjakblu që thonë se do të marrin pjesë në kurorëzimin vezullues të monarkut britanik janë Princi Albert dhe Princesha Charlene e Monakos. “Të pranishmen” do ta japin edhe mbreti Felipe dhe mbretëresha Letizia e Spanjës, Carl Gustav i Suedisë me vajzën e tij princeshën dhe trashëgimtaren e fronit, Victoria, mbretërit e Holandës Willem Alexander dhe Maxima. Atyre do t'i bashkohet vajza dhe trashëgimtarja e tyre, princesha Amalia. Mbretëresha Margaret e Danimarkës nuk do të marrë pjesë për shkak të një operacioni në shpinë. Ajo do të përfaqësohet nga djali i saj,
Liderët politikë nga Evropa dhe vendet e Komonuelthit janë ftuar në kurorëzimin. Kryeministri britanik Rishi Sunak do të marrë pjesë si dhe ish-kryeministrat Liz Truss dhe Tony Blair dhe kryeministrja e re skoceze, Humza Yousaf. Presidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij Brigitte janë ftuar, nga SHBA, Presidenti amerikan Joe Biden do të përfaqësohet nga bashkëshortja e tij Jill Biden. Të pranishëm do të jenë edhe presidenti polak Andrzej Duda dhe kryeministri australian Anthony Albanese. Publikimet britanike raportojnë se në ceremoninë e kurorëzimit të Charles do të marrin pjesë edhe emra të ndritur nga show biz-i , ndër ta përmenden emrat e David dhe Victoria Beckham, të cilët ishin të ftuar edhe në dasmën e Princit William dhe Kate Middleton në vitin 2011.
mbreti charles iii camilla
Bota
24 April 2023, 21:16
a.l
Ambasada franceze në Moskë
RUSI-Një zarf i dyshimtë që përmban një substancë të panjohur është d&eu...
Bota
24 April 2023, 21:06
a.l
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përmendur dy shkeljet e marrëveshjes së Brukselit dhe t&eu...
Bota
24 April 2023, 20:46
a.l
Ana Brnabiç
KOSOVË- Kryeministrja serbe Ana Brnabiç ka reaguar lidhur me postimin e bërë më herët nga ambasadori i ...
Bota
24 April 2023, 20:49
A.B
Endrit Thaçi dhe Hashim Thaçi
KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sot ka ditëlindjen dhe mbush 55 vjeç...
Bota
24 April 2023, 20:34
a.l
Misioni i NATO-s në Kosovë
KOSOVË- KFOR ka dalë me një njoftim për shtyp lidhur me situatën dhe mbarëva...
Bota
24 April 2023, 20:25
A.B
Policia
SERBI- Veselin Vesko Bujiç është gjetur i pajetë në një makinë në afërsi të plazhit të Sut...
Bota
24 April 2023, 20:26
a.l
Antonio Gutteres
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së denoncoi të hënën “shkatërrimin” e shkaktuar nga pushtimi...
Bota
24 April 2023, 20:16
k.m.
Foto ilustruese
Bosnje dhe Hercegovina është një koloni që nuk zotëron territor, por vetëm kufi.
Gjykata dhe Prokuroria e Bo...
Bota
24 April 2023, 20:10
a.l
Antony Blinken
SHBA- Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mënyrën se si mund të ndihmojn&e...
Bota
24 April 2023, 20:02
a.l
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar për rezulatet e zgjedhjeve në kat&...