7 April 2026, 18:05
Nga E. D
Rexhep Tayyip Erdogan
TURQI- Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan dënoi sulmin terrorist ndaj konsullatës izraelite në Stamboll, duke e quajtur atë një akt frikacak dhe të neveritshëm. Me anë të një deklarate, ai theksoi se tre terroristët u neutralizuan ndërsa dy oficerët e policisë u plagosën lehtë.
Erdogan theksoi se Prokuroria, policia dhe shërbimet e inteligjencës kanë nisur hetimet e nevojshme për ngjarjen. Po ashtu ai u uroi shërim të shpejtë oficerëve të plagosur të policisë ndërsa theksoi se Turqia do të vazhdojë me vendosmëri luftën kundër të gjitha formave të terrorizmit dhe nuk do të lejojë që klima e sigurisë të preket nga provokime të liga dhe të paramenduara si rasti i sotëm.
“Dua të bëj të ditur se e dënojmë sulmin frikacak që ndodhi sot në Besiktas të Stambollit. Në këtë akt të shëmtuar terrorist, 3 terroristë u neutralizuan, ndërsa 2 nga oficerët tanë heroikë të policisë u plagosën lehtë. Prokuroria, policia dhe shërbimet e inteligjencës kanë filluar hetimet e nevojshme.
I lutem Zotit për shërim të shpejtë të oficerëve tanë të policisë të plagosur dhe shpreh ngushëllimet e mia Drejtorisë së Policisë së Stambollit dhe popullit të Stambollit. Ne do ta vazhdojmë luftën tonë kundër të gjitha formave të terrorizmit me vendosmëri dhe nuk do të lejojmë që klima e sigurisë në Turqi të ndikohet nga provokime të tilla të liga dhe të paramenduara si sot,“ tha ai./Dosja.al
rexhep tayyip erdogan
Bota
7 April 2026, 18:05
E.d
Foto ilustruse
LIBAN- Sulmet izraelite në Libani kanë shkaktuar vdekjen e 1,530 njerëzve që nga fillimi i ...
Bota
7 April 2026, 17:44
E.d
Donald Trump
IRAN- Presienti amerikan, Donald Trump ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të godasin fort kundër I...
Bota
7 April 2026, 17:35
E.d
Foto ilustruse
IRAN- Teherani nuk tërhiqet pavarësisht kërcënimeve të bërë nga presideniti i Amerikës, Donald Trump...
Bota
7 April 2026, 17:17
E.d
Donald Trump
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përsëriti kërcënimin e tij për të shkatërruar termoc...
Bota
7 April 2026, 16:36
E. D
foto ilustruese
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi se “një civilizim i tërë do të vdesë sot” ...
Bota
7 April 2026, 15:44
E.d
Donald Trump Junior në Banjallukë më 7 prill 2026.
Donald Trump Jr., djali më i madh i presidentit amerikan, Donald Trump, mbërrit...
Bota
7 April 2026, 14:58
E.d
Foto ilustruse
Një vlerësim i inteligjencës ukrainase, që e ka parë agjencia Reuters, pretendon se Rusia i ka ofruar mbulim Iranit...
Bota
7 April 2026, 12:28
D.S
Me një ultimatum që skadon më 7 prill në orën 20:00, sipas kohës lindore, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump,...
Bota
7 April 2026, 12:17
D.S
TURQI- Tre persona u vranë dhe dy oficerë policie u plagosën në një incident me armë zjarri pranë ndërtesës ku nd...
Bota
7 April 2026, 12:12
I.A
FRANCË- Shoferi i një treni me shpejtësi të lartë TGV ka gjetur vdekjen dhe 27 persona janë lënduar në Francë t&e...