17 December 2023, 13:58
Nga h.k
Foto nga momentet e dyshimta
SERBI-Nga hapja e vendvotimeve deri në orën 09:00, vëzhguesit e Kreni-Promenit kanë vërejtur parregullsi serioze në vendvotimet në Beograd, Krajevë, Loznicë dhe Novi Sad.
“Në Beogradin e Ri ka pasur presion mbi votuesit dhe “trenin bullgar”, të cilët paraqesin një formë më të rëndë të parregullsive zgjedhore. Një grup burrash u pa duke zbritur nga një xhip dhe duke iu afruar votuesve me letra. Pas raportimit të ngjarjes, menjëherë kemi njoftuar organet kompetente”, është bërë e ditur nga Kreni-promeni.
Lëvizja ka publikuar edhe një video nga Beogradi i Ri nga rruga Mileva Marić Einštajn në rrjetet sociale. Krahas kësaj, Kreni-promeni thekson se janë evidentuar edhe një sërë parregullsish të tjera zgjedhore dhe se në shumë raste anëtarët e komisioneve zgjedhore nuk ndjekin procedura të rëndësishme për ushrtuar votën.
“Parregullsitë e vërejtura nga vëzhguesit tanë janë shkelje të rënda të procesit zgjedhor, në shumë qendra votimi filloi dita e votimit pa futur fletën e kontrollit në kutinë e votimit në qendrën e votimit në Stari Grad, shumë kuti nuk ishin fare të vulosura (Stari Grad, Banjica, Kraljevë) dhe votuesit në vendvotime, kanë bërë fotografi të fletëve të votimit, që është shkelje e fshehtësisë së votës”, njoftuan nga Kreni-promeni dhe shtuan se vëzhguesit e tyre i kanë regjistruar këto të dhëna sipas rregullave ligjore.
Kreni-promeni tha gjithashtu se gjatë ditës së zgjedhjeve do të vazhdojnë të informojnë opinionin për parregullsitë që vërejnë vëzhguesit e tyre. Krahas 233 vëzhguesve të akredituar, Kreni-pereni organizoi trajnimin dhe regjistrimin e 1000 kontrollorëve të opozitës.
Komisioni i Qytetit të Zgjedhjeve në Beograd ka deklaruar se janë krejtësisht të pasakta pretendimet për parregullsi në qendrat e votimit, ku thuhet se votimi ka filluar pa vulosur kutitë e votimit dhe se fleta e kontrollit nuk është futur më parë.
Të gjitha kutitë e votimit janë vulosur para fillimit të votimit dhe në to është vendosur një fletë kontrolluese e mbushur siç duhet, raporton GIK.
Gjithashtu, GIK nuk ka marrë informacion nga asnjë komision votimi nga territori i Beogradit të Ri për parregullsi në vetë vendvotimet, si dhe rreth vendvotimeve, thuhet në komunikatë.
Ju kujtojmë, lista Serbia kundër dhunës njoftoi se përfaqësuesja e tyre në komisionin zgjedhor lokal në Ruski Krstur, në komunën e Kulës, u sulmua pasi kishte vërejtur persona të paakredituar.
zgejdhjet ne serbi
Bota
17 December 2023, 13:45
h.k
Shkolla ne Gjeorgji
GJEORGJI-Një mësuese i shkollës së mesme në Gjeorgji u arrestua javën e kaluar dhe u akuzua se kishte k&...
Bota
17 December 2023, 13:37
h.k
Catherine Colonna
FRANCË-Ministrja e Jashtme franceze Catherine Colonna ka thënë se Franca beson se një "armëpushim i menjëh...
Bota
17 December 2023, 13:25
r.ll
shaip kamberi
PRESHEVË- Kandidati për deputet në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi i Listës “Beteja politike e shqiptarë...
Bota
17 December 2023, 13:11
h.k
Foto ilustruese
GREQI-Me zbutjen e tensioneve greko-turke të zyrtarizuara nga takimi i fundit midis Presidentit Rexhep Tajip Erdogan dhe Kryeministri...
Bota
17 December 2023, 13:08
r.ll
shqiperim arifi
PRESHEVË- Kryetari në detyrë i Preshevës, Shqiprim Arifi nga lista “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lug...
Bota
17 December 2023, 13:05
h.k
Putin
RUSI-Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar për “probleme” të paspecifikuara me Finlandën, dhe ka thë...
Bota
17 December 2023, 12:12
r.ll
vjosa osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u ka dërguar një mesazh shqiptarëve të Luginës së Preshev&...
Bota
17 December 2023, 12:01
r.ll
Muhamet dhe Lordi Syla
KOSOVË- Babai i njërit nga tre të rinjtë që humbi jetën në aksidentin e rëndë një ...
Bota
17 December 2023, 11:32
h.k
Policia greke
GREQI-Ka qenë fatal gabimi i një grupi kriminal që ka mashtruar një të moshuar në zonat e Maqedonisë dhe ...
Bota
17 December 2023, 11:14
h.k
Foto ilustruese
BRITANI- BBC mund të përballet me një hetim penal mbi pretendimet se ka fshehur dokumente të lidhura me gazetarin...