LIVE UPDATES
Bota

Analiza e CNN: Çfarë duhet të ndryshojë Trump për të pasur sukses në planin për ta rrëzuar ekonomikisht Iranin

Pas bombardimeve, kërcënimeve për përshkallëzim ushtarak dhe ngërçit në negociata, presidenti amerikan po vendos bastin te një prej armëve më të fuqishme që ka Uashingtoni: presioni ekonomik.

21 August 2026, 11:23 Nga E. D
Analiza e CNN: Çfarë duhet të ndryshojë Trump për
Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump po ndryshon fushën e betejës me Iranin, por jo objektivin. Pas bombardimeve, kërcënimeve për përshkallëzim ushtarak dhe ngërçit në negociata, presidenti amerikan po vendos bastin te një prej armëve më të fuqishme që ka Uashingtoni: presioni ekonomik.

Me një postim në Truth Social, Trump njoftoi atë që e cilësoi si luftën më të madhe ekonomike të zhvilluar ndonjëherë kundër ndonjë vendi, duke synuar t’i shndërrojë sanksionet në një mjet të ri presioni ndaj Teheranit. Megjithatë, siç thekson CNN në analizën e saj, mbetet për tu parë nëse presidenti amerikan do t’i qëndrojë besnik kësaj strategjie apo do të tërhiqet kur kostoja politike të bëhet e papërballueshme.

Qasja e re e presidentit amerikan mund të shihet edhe si një përpjekje për të rikuperuar terren pas dështimit për ta detyruar Republikën Islamike të dorëzohej përmes bombardimeve apo për ta bindur të rikthehej në negociatat bërthamore, përmes ofrimit të stimujve në kuadër të një memorandumi mirëkuptimi.

Është kthesa e fundit taktike në një konflikt që ka prodhuar ndryshime dhe përmbysje të shumta të strategjisë amerikane. Presidenti ka ndërprerë dialogun me Iranin, ndërsa CNN raporton se ekipi i tij ka informuar aleatët politikë se po përgatitet për një luftë rraskapitëse, për të cilën Trump beson se do të shkatërrojë ekonominë iraniane dhe do ta detyrojë Teheranin të dorëzohet.

“Për momentin, mendoj se situata është shumë e mirë”, është shprehur Trump për një konflikt që ai e kishte shpallur të fituar vetëm disa ditë pas nisjes së tij, por që tashmë ka hyrë në muajin e gjashtë.

Në një tjetër postim në rrjetet sociale, Trump u zotua të ndërmarrë masa të ashpra ndaj çdo vendi që lejon institucionet financiare, bizneset, aeroportet apo agjencitë qeveritare të ofrojnë çfarëdo forme mbështetjeje për Iranin.

“Kontrabanda e naftës, linjat e këmbimit, transfertat e parave të gatshme, shkëmbimet valutore, regjistrat, kompanitë fiktive, të gjitha këto duhet të ndalen TANI. Ju e dini kush jeni”, shkroi ai.

Skepticizëm për strategjinë e Donal Trump

Shumë analistë janë skeptikë se regjimi në Teheran, i njohur për represionin e fortë dhe presionin ekonomik ndaj qytetarëve të tij, do të tërhiqet përballë SHBA-së. Irani ka përballuar prej dekadash disa prej sanksioneve më të ashpra ekonomike në botë.

“Ata që besojnë se Irani do të shembet nën presion, mendoj se gabohen, pavarësisht situatës ekonomike”, tha Daniel Sitrinowicz, ish-punonjës i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes së Izraelit dhe ish-drejtues i seksionit për Iranin në Drejtorinë e Kërkimit dhe Analizës.

Sitrinowicz ka deklaruar se nuk ka shenja se Irani po zbut strategjinë e presionit ndaj Trumpit përmes tregjeve ndërkombëtare. Edhe pse presioni ekonomik mund t’i shkaktojë kosto të konsiderueshme Teheranit, Sitrinowicz vlerëson se kjo nuk do të ndryshojë domosdoshmërisht llogaritjet strategjike të Iranit.

Çfarë duhet të ndryshojë Trump?

Për të bërë përparim, Trump nuk duhet vetëm të ndryshojë llogaritjet e Teheranit. Sipas analizës së CNN, ai duhet së pari të ndryshojë mënyrën e veprimit të administratës së tij. Shkatërrimi i ekonomisë iraniane do të kërkonte muaj ose edhe vite. Kjo do të kërkonte një nivel durimi strategjik që Trump rrallë e ka treguar.

Irani nuk do të ishte i vetmi që do të vinte në dyshim nëse presidenti amerikan do të lodhej nga strategjia e re përpara se ajo të jepte rezultat. Qasja e re mund të kërkojë gjithashtu një ndryshim diplomatik. Shtëpia e Bardhë po mbështetet ndjeshëm te forca ushtarake për të zbatuar një bllokadë ndaj anijeve dhe porteve iraniane.

Por një përpjekje vërtet efektive për izolimin e Iranit do të kërkonte një angazhim të gjerë ndërkombëtar, duke përfshirë vendet e Gjirit Persik, Evropën dhe Azinë. Ka mënyra për t’i shkaktuar dëme të konsiderueshme regjimit iranian. Ludovic Hood, bashkëpunëtor i lartë në Institutin Hudson, mbështet rritjen e presionit rajonal dhe ndërkombëtar ndaj të ardhurave të Gardës Revolucionare Islamike, si dhe goditjen e rrjetit të aleatëve dhe grupeve të saj të mbështetura në rajon.

Në një artikull të botuar së fundmi në Wall Street Journal, ai bëri thirrje për forcimin e marrëdhënieve të SHBA-së me qeveritë në Bagdad dhe Bejrut, me synim kufizimin e ndikimit të Teheranit në Lindjen e Mesme. Ai gjithashtu i rekomandoi sekretarit të Thesarit, Scott Bessent, të shtojë presionin ekonomik ndaj Kinës, një prej blerësve kryesorë të naftës iraniane.

Një bllokadë do të ishte edhe më efektive nëse SHBA-ja do të mobilizonte aleatët për të çmontuar rrjetin e marrëveshjeve të fshehta ekonomike dhe rrugëve tregtare që Teherani ka krijuar për t’iu shmangur sanksioneve. Por një bashkëpunim i tillë nuk duket të jetë prioritet i administratës amerikane. Diplomacia e Uashingtonit ndaj Iranit, e udhëhequr nga të dërguarit e Trumpit, Jared Kushner dhe Steve Witkoff, është kritikuar shpesh si naive.

Presidenti amerikan ka acaruar aleatët e tij duke nisur një luftë që kërcënoi interesat e tyre kombëtare dhe ekonomike dhe më pas i kritikoi ata që nuk u bashkuan me të. Këtë javë, Trump kërcënoi gjithashtu se do të bombardonte Omanin për qëndrimin e tij lidhur me bisedimet me Iranin për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

A do të qëndrojë Trump i palëkundur apo do të tërhiqet?

Një bllokadë e plotë e ekonomisë iraniane do të përballej me dilema serioze për Trumpin. Një prej masave me ndikimin më të madh do të ishte vendosja e sanksioneve ndaj bankave kineze të përfshira në transaksione që lidhen me shitjet e paligjshme të naftës iraniane. Megjithatë, Trump pritet të presë Presidentin kinez Xi Jinping për një vizitë zyrtare në shtator, një prej ngjarjeve më të rëndësishme diplomatike të vitit.

Për këtë arsye, do të ishte e befasishme nëse presidenti amerikan do të ndërmerrte një hap që do të dëmtonte marrëdhëniet me Pekinin përpara këtij takimi. Edhe nëse Trump është i gatshëm të presë derisa lufta ekonomike të japë rezultat, ekziston edhe një faktor tjetër: kundërpërgjigjja e Iranit. Teherani e di se Trump është politikisht i cenueshëm, me zgjedhjet e mesmandatit që po afrohen. Sipas analizës së CNN, Irani mund të ketë interes ta përshkallëzojë situatën për të rritur koston politike dhe ekonomike të konfliktit për presidentin amerikan.

Një prej avantazheve kryesore të Iranit është aftësia për të penguar trafikun detar në Ngushticën e Hormuzit. Sulme të reja me dronë ose raketa ndaj anijeve do të rrisnin kostot ekonomike për amerikanët dhe do t’u kujtonin votuesve pasojat e luftës. Pavarësisht shpërthimit të ri të kërcënimeve të Trump në mediat sociale, ende nuk ka një rrugëdalje të qartë nga kriza./Dosja.al

donald trump lufta iran-shba shba iran cnn

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin