LIVE UPDATES
Bota

"Viti 2027 pritet të jetë më i nxehti i regjistruar ndonjëherë"/ El Niño alarmon shkencëtarët: Nuk kemi parë kurrë diçka të tillë

Paralajmërimi vjen nga Met Office, shërbimi kombëtar meteorologjik i Mbretërisë së Bashkuar, i cili vlerëson se ndikimi i El Nino-s, i kombinuar me efektet e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor, bën që viti 2027 të jetë viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë.

21 August 2026, 09:09 Nga E. D
"Viti 2027 pritet të jetë më i nxehti i regjistruar
foto ilustruese

ANGLI- Një fenomen i fuqishëm El Nino që po zhvillohet në Oqeanin Paqësor mund të jetë ndër më të fortët e regjistruar ndonjëherë, duke rritur ndjeshëm temperaturat globale dhe rrezikun për fenomene ekstreme të motit. Paralajmërimi vjen nga Met Office, shërbimi kombëtar meteorologjik i Mbretërisë së Bashkuar, i cili vlerëson se ndikimi i El Nino-s, i kombinuar me efektet e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor, bën që viti 2027 të jetë viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë.

“Një fenomen i paprecedentë”

Adam Scaife, drejtues i parashikimeve afatgjata në Met Office, e ka cilësuar situatën si një ngjarje të paprecedentë. Sipas të dhënave më të fundit, temperaturat e sipërfaqes së detit në një zonë kyçe të Paqësorit janë aktualisht më shumë se 2°C mbi mesataren. Parashikimet sugjerojnë se anomalitë e temperaturës mund të kalojnë 3°C më vonë gjatë këtij viti, ndërsa El Niño arrin kulmin.

Nëse kjo ndodh, do të ishte një nivel i paprecedentë në të dhënat që datojnë që nga viti 1950 dhe, sipas ekspertëve, potencialisht fenomeni më i fuqishëm i këtij lloji që prej shekullit XIX. Në disa zona të Paqësorit, temperaturat e ujërave në thellësi janë rreth 8°C mbi normalen, në një thellësi prej afërsisht 100 metrash. Kjo sasi e madhe nxehtësie mund të veprojë si një rezervuar energjie, duke e forcuar më tej El Niño-n.

Çfarë është El Niño?

El Niño është një fenomen natyror klimatik që shfaqet zakonisht çdo dy deri në shtatë vjet dhe zgjat rreth një vit. Gjatë një episodi El Niño, erërat tregtare që zakonisht fryjnë nga lindja drejt perëndimit përgjatë Paqësorit dobësohen, madje në disa raste mund të ndryshojnë drejtim. Si pasojë, ujërat e ngrohta zhvendosen drejt lindjes.

Nxehtësia e akumuluar në oqean çlirohet në atmosferë, duke ndikuar në temperaturën globale dhe duke ndryshuar modelet e reshjeve në shumë rajone të botës. Shkencëtarët e klasifikojnë një situatë si El Niño kur temperatura e sipërfaqes së detit në një zonë të caktuar të Paqësorit është të paktën 0.5°C mbi mesataren. Aktualisht, anomalitë janë shumë më të larta.

Pasoja në motin global

Ndikimi i El Niño-s nuk kufizohet vetëm në Paqësor. Ndryshimet në shpërndarjen e nxehtësisë dhe në modelet e erërave atmosferike mund të ndikojnë në motin në kontinente të ndryshme. Ekspertët kanë vënë re tashmë disa sinjale që mund të lidhen me fenomenin. Në Azinë Jugore, për shembull, reshjet e musonit në Indi kanë qenë nën mesataren gjatë vitit 2026. Në të njëjtën kohë, ndryshimet në modelet e erërave mbi Karaibe dhe Atlantikun tropikal mund të ndikojnë në aktivitetin e uraganeve.

Pasojat e mundshme janë të ndryshme sipas rajoneve

Australia mund të përballet me rrezik më të lartë për thatësira dhe zjarre. Edhe Peruja dhe Ekuadori mund të kenë rrezik të shtuar për reshje intensive dhe përmbytje. Ndërsa, jugu i SHBA-së zakonisht përjeton më shumë reshje gjatë episodeve të El Niño-s. Po ashtu disa zona të Amerikës së Jugut, Afrikës qendrore, Azisë Juglindore dhe Australisë mund të përballen me kushte më të thata. Megjithatë, ekspertët theksojnë se asnjë episod El Niño nuk është identik me tjetrin, ndaj pasojat konkrete mund të ndryshojnë.

Po Shqipëria dhe Europa?

Edhe pse El Niño nuk konsiderohet shkaku kryesor i valëve të të nxehtit që kanë karakterizuar verën e këtij viti, ndikimi i tij mund të bëhet më i dukshëm gjatë vjeshtës dhe fillimit të dimrit. Për Europën veriperëndimore, përfshirë Britaninë e Madhe, parashikimet tregojnë mundësi më të larta për moti të lagësht dhe të stuhishëm.

Për Shqipërinë dhe Ballkanin, ndikimi i El Niño-s është më kompleks dhe nuk mund të përkthehet drejtpërdrejt në një parashikim të caktuar për reshje apo temperatura. Kushtet lokale dhe faktorë të tjerë atmosferikë do të jenë vendimtarë për motin në rajon.

2027 mund të thyejë rekordin e temperaturave

Një nga shqetësimet kryesore të ekspertëve lidhet me temperaturat globale. Gjatë një episodi El Niño, sasi të mëdha nxehtësie kalojnë nga oqeani në atmosferë. Ky proces mund të shkaktojë një rritje të temperaturës mesatare globale, veçanërisht gjatë vitit kalendarik që pason kulmin e fenomenit.

Për këtë arsye, shkencëtari i klimës në Met Office, Nick Dunstone, vlerëson se 2027 ka shumë gjasa të zëvendësojë vitin 2024 si viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë. Disa grupe të tjera kërkimore kanë parashikuar një El Niño edhe më të fuqishëm, me anomali që mund të arrijnë deri në 4°C mbi mesataren në zonën përkatëse të Paqësorit.

Sipas klimatologut Zeke Hausfather, nëse një skenar i tillë do të realizohej, nuk do të ishte e pamundur që të bëhej fjalë për një nga episodet më të fuqishme të El Niño-s të 500 apo edhe 1,000 viteve të fundit, megjithëse për periudha kaq të gjata nuk ka të dhëna të mjaftueshme për një vlerësim të sigurt.

Rrezik edhe për sigurinë ushqimore

Pasojat nuk pritet të jenë vetëm meteorologjike. Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) ka paralajmëruar se El Niño mund të kërcënojë dhjetëra miliona njerëz në vendet më të ekspozuara, duke rritur rrezikun e pasigurisë ushqimore në nivele kritike. Ndërsa fenomeni vazhdon të zhvillohet, ekspertët do të monitorojnë nga afër temperaturat e Paqësorit dhe ndikimin e tyre në modelet atmosferike globale./Dosja.al

el nino

Sondazh

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes