LIVE UPDATES
Bota

E djathta ekstreme fiton bindshëm zgjedhjet në Saksoni-Anhalt/ CDU me rënie dramatike. A do të arrijë AfD të formojë qeverinë e vetme?

CDU-ja renditet e dyta me vetëm 18.4%, duke humbur pothuajse gjysmën e mbështetjes së saj krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021. Ky është një nga rezultatet më të dobëta në historinë e partisë në këtë land.

6 September 2026, 22:09 Nga E. D
E djathta ekstreme fiton bindshëm zgjedhjet në Saksoni-Anhalt/ CDU me
Krerët e AfD

GJERMANI- Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka fituar bindshëm zgjedhjet në landin Saksoni-Anhalt me 44.4% të votave. Rezultati po ndiqet me vëmendje në Gjermani dhe në të gjithë Evropën, për shkak të mundësisë që AfD të jetë pranë formimit të një qeverie të vetme.

CDU-ja renditet e dyta me vetëm 18.4%, duke humbur pothuajse gjysmën e mbështetjes së saj krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021. Ky është një nga rezultatet më të dobëta në historinë e partisë në këtë land.

Partitë e tjera kanë marrë rezultate dukshëm më të ulëta. E Majta siguron 9.3%, të Gjelbrit 8.7%, ndërsa SPD-ja 8.4%. Ndryshimet në krahasim me zgjedhjet e mëparshme janë relativisht të vogla për këto parti.

Ndërkohë, BSW Aleanca Sarah Wagenknecht është në kufirin e pragut elektoral me rreth 5%, çka e lë ende të hapur mundësinë që partia të mbetet jashtë parlamentit të landit. Rezultati përfundimtar i BSW-së mund të jetë vendimtar për shpërndarjen e mandateve dhe për mundësinë që AfD të sigurojë shumicën absolute.

Sipas të njëjtit sondazh, ndarja e parashikuar e mandateve është: 39 për AfD-në, 16 për CDU-në, 8 për të Majtën, 7 për të Gjelbrit, 7 për SPD-në dhe 5 për BSW-në. Për të pasur shumicën në parlamentin prej 83 mandatesh, nevojiten të paktën 42 vende.

Nëse BSW nuk arrin të kalojë pragun elektoral, pesë mandatet e parashikuara për të do të rishpërndahen mes partive që hyjnë në parlament. Kjo mund t'i japë AfD-së një avantazh shtesë dhe ta afrojë me shumicën absolute. Sipas mediave të huaja, pjesëmarrja në zgjedhje ishte e lartë, duke arritur në rreth 76%.

Humbje e rëndë për CDU-në

Rezultati përbën një goditje të fortë për CDU-në dhe për kancelarin Friedrich Merz. Sipas sondazheve, partia ka rënë nga 37.1% në vitin 2021 në rreth 18.4%, duke humbur 18.7 pikë përqindjeje. Edhe SPD-ja ka regjistruar një rezultat historikisht të dobët, me rreth 8.4% të votave.

Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, AfD ka dyfishuar rezultatin e saj, duke shënuar një rritje prej rreth 23.7 pikë përqindjeje. E Majta ka humbur rreth 1.5 pikë, ndërsa SPD-ja rreth 0.4 pikë. Të Gjelbrit kanë shënuar një rritje prej rreth 3.1 pikë përqindjeje, ndërsa FDP-ja ka pësuar një rënie prej rreth 4.4 pikësh dhe mbetet shumë larg hyrjes në parlament.

Deklaratat e para pas rezultatit

Kreu i AfD-së në Saksoni-Anhalt, Ulrich Sigmund, e cilësoi rezultatin si historik. Duke folur për ARD-në, ai tha se partia “ka bërë histori” dhe se rezultati përbën një mesazh të qartë për qeverinë federale të drejtuar nga Friedrich Merz.

Sa i përket mundësisë së formimit të një koalicioni me partitë e tjera, shumica e të cilave e kishin përjashtuar bashkëpunimin me AfD-në përpara zgjedhjeve, Sigmund tha se partia është e gatshme të bashkëpunojë, por pa hequr dorë nga qëndrimet e saj kryesore.

“Ne nuk do të heqim dorë nga pozicionet tona kryesore për hir të pushtetit”, tha ai.

Kryeministri i Saksoni-Anhaltit dhe kandidati kryesor i CDU-së, Sven Schulze, e pranoi rezultatin, duke thënë se kjo është demokraci dhe populli ka dërguar një mesazh. Ai përgëzoi AfD-në për rezultatin, por shtoi se nuk ishte një ditë e mirë për demokracinë.

Schulze tha gjithashtu se CDU-së i takon tani të gjejë një mënyrë për tu përballur me këtë rezultat, duke e cilësuar fushatën si më të vështirën që ka përjetuar gjatë 25 viteve të karrierës së tij politike. Ndërsa, Sekretarja e përgjithshme e CDU-së, Franziska Hoppermann, përjashtoi çdo bashkëpunim me AfD-në.

“Ne nuk do të bashkëpunojmë me radikalët, veçanërisht jo me radikalët e ekstremit të djathtë”, deklaroi ajo për transmetuesin publik gjerman.

Hoppermann hodhi poshtë gjithashtu mundësinë që rezultati në Saksoni-Anhalt të ndikojë në të ardhmen politike të kancelarit Friedrich Merz. Edhe bashkëkryetarja e AfD-së, Alice Weidel, e cilësoi rezultatin si historik. Ajo tha se votuesit i kanë dhënë partisë një “mandat shumë të qartë për të qeverisur”.

A mund të formojë AfD qeverinë?

Rezultati i Saksoni-Anhaltit është historik edhe për një arsye tjetër: Për herë të parë një parti e ekstremit të djathtë në Gjermani i afrohet kaq shumë mundësisë për të formuar e vetme një qeveri në nivel landi. Sondazhet para zgjedhjeve e vendosnin AfD-në rreth 40% ose më lart, CDU-në në intervalin 22–23%, ndërsa të Gjelbrit rreth 5%.

Megjithatë, mbetet për tu parë rezultati përfundimtar dhe veçanërisht nëse BSW do të arrijë pragun prej 5%. Çdo ndryshim në këtë drejtim mund të ndikojë drejtpërdrejt në shpërndarjen e mandateve. Nëse AfD arrin 42 ose më shumë vende, ajo do të mund të formojë qeverinë e vetme.

Nëse mbetet nën këtë shifër, situata bëhet shumë më e ndërlikuar, pasi partitë e tjera kanë përjashtuar publikisht bashkëpunimin me të. Pikërisht për këtë arsye, rezultati i Saksoni-Anhaltit po ndiqet me shumë vëmendje në të gjithë Evropën./Dosja.al

gjermani afd cdu spd

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin