Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Qalibaf foli një ditë pasi ushtria amerikane tha se kishte goditur dhe shkatërruar tri cisterna iraniane të naftës pranë ishujve Harg dhe Jask, si dhe në Gjirin e Omanit.
IRAN- Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Baqer Qalibaf, ka paralajmëruar se Irani do tu përgjigjet më fuqishëm çdo sulmi të mëtejshëm ndaj interesave dhe sigurisë së tij, duke thënë se epoka e përgjigjeve proporcionale ka marrë fund.
Duke folur gjatë një seance të hapur parlamentare më 6 shtator, Qalibaf tha: “Çdo agresion ndaj interesave dhe sigurisë së Iranit do të marrë një përgjigje më të shpejtë, më të fuqishme dhe më të dhimbshme”.
Qalibaf foli një ditë pasi ushtria amerikane tha se kishte goditur dhe shkatërruar tri cisterna iraniane të naftës pranë ishujve Harg dhe Jask, si dhe në Gjirin e Omanit.
Komanda Qendrore e ushtrisë së SHBA-së (CENTCOM) tha se sulmet erdhën si përgjigje ndaj sulmeve me raketa balistike të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ndaj dy anijeve luftarake amerikane, sulme nga të cilat nuk pati viktima amerikane.
Komandanti i CENTCOM-it, Brad Cooper, paralajmëroi se sulmet e vazhdueshme iraniane ndaj anijeve amerikane do të përballen me kosto më të mëdha ekonomike dhe shkatërrimin e cisternave iraniane të naftës.
Ministria e Jashtme e Iranit i dënoi sulmet amerikane si të paligjshme dhe agresive, ndërsa një zëdhënës i Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya komanda qendrore ushtarake e Iranit paralajmëroi se sulmet ndaj ushtrisë amerikane mund të intensifikohen dhe zgjerohen nëse vazhdon bllokada detare.
Më herët gjatë 6 shtatorit, IRGC-ja pretendoi se sulmoi një dron detar amerikane që po përpiqej të hynte në Ngushticën e Hormuzit. Ngushtica e Hormuzit është rrugë kyç për dërgesat detare pasi para se të niste lufta në fund të shkurtit, nëpër këtë rrugë ujore kalonte rreth një e pesta e dërgesave botërore të naftës dhe gazit./Dosja.al
foto ilustruese EUROPË- Udhëtarët që hyjnë në Bashkimin Evropian mund të përballen me radhë më të g...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, mirëpret emisarët amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Kiev më 6 shtator 2026 UK...
PAKISTAN- Kur talibanët e morën pushtetin me forcë në Afganistan në vitin 2021, qindra mijëra afganë, të frikësua...
SHBA- Një hartë e re e botës ka shkaktuar përplasje diplomatike në Kombet e Bashkuara, pasi mënyra se si paraqitet Krimea bë...
SHBA- Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar për miratimin e një harte të re të botës, e cila paraqet m&...
GJERMANI- Një sulm i rëndë kibernetik ndaj administratës së Berlinit ka marrë një tjetër përmasë, pasi grupi...
INDONEZI- Një shpërthim i vullkanit Anak Krakatoa ka detyruar autoritetet indoneziane të pezullojnë përkohësisht fluturimet n&eu...
BRUKSEL- Rusia ka dërguar fëmijë të rrëmbyer ukrainas në një kamp veror në Korenë e Veriut, sipas një dokume...
Uashingtoni i vitit 2020 kishte optimizëm dhe iniciativë; Uashingtoni i vitit 2026 ka shumë më pak vëmendje për Ballkanin. Njoh&...
Aksidenti KEPI I GJELBËRT- Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur në një ...