14 October 2023, 12:56
Nga r.ll
foto ilustruese
EGJIPT- Egjipti, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë arritur marrëveshje për t’i lejuar të huajt që janë në Gaza, të largohen përmes pikës kufitare Rafah drejt Egjiptit, ka thënë një zyrtar i lartë egjiptian.
Ky zyrtar ka thënë të shtunën se Izraeli është pajtuar që t’i ndalë sulmet në zonat ku do të kalojnë të huajt, për t’u larguar prej Gazës së rrethuar. Ai ka thënë se Katari është përfshirë në negociata dhe që pjesëmarrësit kanë marrë edhe miratim prej grupeve militante palestineze, Hamas dhe Xhihadi Islamik.
Një zyrtar i dytë në anën egjiptiane të pikëkalimit Rafah, ka thënë se kanë pranuar “instruksione” për t’u rihapur në pasditen e së shtunës për të huajt që arrijnë aty prej Gazës. Zyrtari i parë ka thënë se negociatat janë ende duke u zhvilluar për të lejuar dërgimin e ndihmës humanitare në Gazë përmes kësaj pike kufitare. Të dy zyrtarët kanë folur në kushte anonimiteti sepse nuk kanë qenë të autorizuar të flasin për mediat, ka raportuar agjencia e lajmeve, Associated Press.
Izraeli ka urdhëruar evakuime masive të palestinezëve nga veriu i Rripit të Gazës për në jug. Atyre u është dhënë afat që të largohen deri në orën 16:00 të së shtunës, sipas orës locale, dhe më pas pritet të ketë ofensivë eventuale ushtarake të Izraelit në Gaza.
Përshkallëzimi i konfliktit ka ndodhur një javë më parë, kur pjesëtarë të Hamasit kanë kryer sulme të befasishme në Izrael, duke lënë të vdekur mbi 1.000 persona. Një shifër e ngjashme viktimash është regjistruar edhe në Gaza, si pasojë e sulmeve hakmarrëse të Izraelit, i cili i ka shpallur luftë Hamasit dhe është zotuar për ta shkatërruar atë./REL
Bota
14 October 2023, 12:30
r.ll
aleksander vucic
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka folur sot për vizitën e “pesëshes së madhe&...
Bota
14 October 2023, 12:16
r.ll
foto ilustruese
GAZA- Më shumë se dy milionë njerëz janë në rrezik pasi uji po mbaron në Gaza, ka paralajmëruar nj&...
Bota
14 October 2023, 11:29
r.ll
foto ilustruese
GAZË-Të paktën 2215 njerëz janë vrarë dhe 8714 janë plagosur në Gaza, sipas ministrisë palesti...
Bota
14 October 2023, 11:13
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Një avion me furnizime mjekësore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për të mbështetu...
Bota
14 October 2023, 11:05
r.ll
foto ilustruese
GAZA- Forcat Ajrore të Izraelit kanë thënë se kanë vrarë kreun e Forcave Ajrore të Hamasit, Murad Abu Mu...
Bota
14 October 2023, 10:57
r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Sulmi i javës së kaluar nga Hamasi në Izrael la më shumë se 1300 të vdekur.
Agjencia e lajmeve AFP k...
Bota
14 October 2023, 10:50
r.ll
foto ilustruese
KOSOË - Policia e Kosovës është duke bërë një aksion në veri të vendit, lidhur me sulmin terro...
Bota
14 October 2023, 10:30
Dosja.al
Josep Borell
Pavarësisht tensioneve me Pekinin, shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell, e ka përjashtuar mundësin...
Bota
14 October 2023, 10:13
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Numri i personave të helmuar nga ushqimi në një lokal në Malishevë ka arritur në 63.
Tre prej t...
Bota
14 October 2023, 09:57
Dosja.al
Ursula Von der Leyen
IZRAEL- Vizita e Ursula Von der Leyen dhe Roberta Metsola në Izrael u shënua nga një ngjarje e papritur. Ata u detyruan...