LIVE UPDATES
Bota

Çekia: Presidenti përplaset me Kryeministrin në samit

Në 27 vitet që nga anëtarësimi i Republikës Çeke në NATO më 12 mars 1999, Republika Çeke ka qenë gjithmonë e përfaqësuar nga Presidenti, i cili, sipas Kushtetutës, është komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura dhe luan një rol në formësimin e politikës së jashtme.

30 July 2026, 07:37 Nga E.d
Çekia: Presidenti përplaset me Kryeministrin në samit
Foto ilustruse

Në foton e grupit të krerëve të shteteve dhe qeverive, të realizuar gjatë darkës së hapjes së samitit të NATO-s në Ankara më 7 korrik 2026, të postuar në Twitter nga presidenti i vendit mikpritës, Turqia, Recep Tayyip Erdogan , dy çekë qëndrojnë në skajet e kundërta: në të majtë, kryeministri Andrej Babiš; në të djathtë, presidenti Petr Pavel.

Prania e kryeministrit dhe e kreut të shtetit të Republikës Çeke në takimin  e Aleancës Atlantike shënoi kulmin e një përplasjeje njëmujore midis qeverisë populiste – e cila mban pozicione jashtëzakonisht të paqëndrueshme ndaj Ukrainës, NATO-s dhe BE – dhe kreut të shtetit, i cili është qartë properëndimor, proevropian dhe proukrainas.

Në 27 vitet që nga anëtarësimi i Republikës Çeke në NATO më 12 mars 1999, Republika Çeke ka qenë gjithmonë e përfaqësuar nga Presidenti, i cili, sipas Kushtetutës, është komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura dhe luan një rol në formësimin e politikës së jashtme. 

Megjithatë, qeveria e Babiš-it kishte njoftuar se Paveli nuk do të përfaqësonte Republikën Çeke në Ankara; ajo gjithashtu refuzoi kompromisin e propozuar nga Presidenti, sipas të cilit si ai ashtu edhe Kryeministri do të merrnin pjesë në samit.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Pas përpjekjeve të pasuksesshme për të arritur një marrëveshje, Presidenti Pavel paraqiti një ankim juridiksional në Gjykatën Kushtetuese. "Presidenti i Republikës e konsideron përjashtimin e tij nga delegacioni si një shkelje të paprecedentë të pushtetit të tij kushtetues për të përfaqësuar shtetin jashtë vendit. Përmes këtij ankimi, ai dëshiron të sqarojë se kush është i autorizuar të vendosë për pjesëmarrjen e Kreut të Shtetit në samitet e NATO-s," i tha DW-së Daniel Drake, zëdhënësi i Pavelit.

Më 24 qershor, Gjykata Kushtetuese lëshoi një urdhër të përkohshëm – duke marrë parasysh, veçanërisht, faktin që qeveria kishte vonuar qëllimisht njoftimin përfundimtar për ndalimin e pjesëmarrjes së Pavelit në samit deri në çastin e fundit të mundshëm, në mënyrë që gjyqtarët të mos ishin më në gjendje të shqyrtonin ankimimin në kohë. "Në përputhje me urdhrin e përkohshëm, qeveria, ministri i Jashtëm dhe ministria duhet t'i lejojnë presidentit të marrë pjesë në samitin e ardhshëm dhe nuk duhet më të pengojnë pjesëmarrjen e tij," vendosi Gjykata. Vendimi përfundimtar nuk do të merret për disa muaj.

"Unë respektoj vendimin jashtëzakonisht të shpejtë të Gjykatës Kushtetuese," deklaroi Babisi në X – pa iu bindur plotësisht vendimit të gjykatës: në përputhje me Kushtetutën, Presidenti Petr Pavel duhej të udhëhiqte delegacionin çek. Paveli i kishte propozuar Babisit që të ndanin paraprakisht pjesëmarrjen në ngjarjet e nivelit të lartë. Por as kjo nuk ndodhi.

Farsë në Ankara

Në vend të kësaj, Turqia, vendi mikpritës i samitit të NATO-s, u detyrua të koordinojë dy delegacione të veçanta. Pavel dhe Babiš mbërritën me rreth një orë diferencë, secili në një fluturim të ndryshëm. Të dy morën pjesë në darkën gala dhe qëndronin në të njëjtin hotel, në të njëjtin kat – por në skajet e kundërta të korridorit. Dhe të dy, rastësisht, u shfaqën në fotografinë në grup. Sipas dëshmitarëve, thuhet se Babisi u fut nëpër turmë disa herë, thjesht për të shmangur të duartrokiste presidentin e vendit të tij.

Organizatorët turq iu përmbajtën protokollit dhe i rezervuan Pavelit nderimet që i takojnë një kreu shteti: " Presidenti i Republikës mori pjesë në dy ngjarjet kryesore në agjendën e samitit, konkretisht në darkën joformale për kryetarët e shteteve dhe qeverive dhe në vetë mbledhjen e Këshillit të Atlantikut të Veriut. Në të njëjtën kohë, ai shfrytëzoi kohën e tij në samit për të mbajtur një sërë takimesh bilaterale me kryetarë të tjerë shtetesh", i tha DW zëdhënësi i Pavelit, Drake. 

Paveli, gjeneral në pension dhe ish-Kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s (2015–2018), gëzon reputacion mes shtetarëve nga vendet anëtare të Aleancës si ekspert ushtarak i shquar. Ai ankohet se, që nga marrja e detyrës nga qeveria e Babis-it, Republika Çeke ka refuzuar të angazhohet për të shpenzuar 2 për qind të PBB-së për mbrojtje deri në vitin 2026, duke u bërë kështu një nga vendet më problematike të Aleancës.

'Leksion diplomatik'

Pas kthimit në Pragë, Paveli përsëriti kritikat nga Ankara: "Sipas mendimit tim, ishte një leksion diplomatik," i tha presidenti çek portalit të lajmeve iDNES.cz. Thuhet se edhe presidenti amerikan Donald Trump e ka ngritur çështjen e shpenzimeve për mbrojtjen. "Pyetjet që lidhen me Republikën Çeke nuk kishin të bënin vetëm me nivelin e shpenzimeve për mbrojtjen, por edhe me mënyrën se si kemi ndërmend të mbështesim Ukrainën," shtoi Paveli.

Edhe këtu, qëndrimet e Babiš-it dhe të Presidentit ndryshojnë thelbësisht: Babiš është kundër çdo ndihme tjetër ushtarake çeke për Ukrainën, ndërsa Praga autorizon vetëm eksportin e armëve dhe municionit. Paveli insiston se ndihma duhet të vazhdojë derisa Rusia të ndalojë armiqësitë.

Pas samitit, Babiš hodhi poshtë çdo kritikë ndaj Republikës Çeke të shprehur në Ankara. "Duhej të merrja pjesë në një darkë tjetër," tha Babiš. "Për mua, mësimi i rëndësishëm që duhet nxjerrë është se kurrë më nuk do të jem pjesë e një delegacioni me presidentin," shpjegoi Kryeministri në një konferencë për shtyp më 20 korrik në Pragë.

Rivali kryesor i Babis-it

Petr Pavel e mundi bindshëm Babis në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në fillim të vitit 2023. Pasi oligarkut Babis u bë Kryeministër për herë të dytë në fund të vitit të kaluar dhe formoi një qeveri që përfshinte partinë e tij populiste ANO, lëvizjen ekstremiste "Liria dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë" (SPD) dhe "Motoristët" të afërt me Trumpin, Pavel mbeti kundërshtari kryesor i Babis-it.

"Presidenti po paraqitet si lideri i opozitës," pretendon Babis, i cili, në muajt e fundit, ka qenë duke u përpjekur të parandalojë fitoren e Pavelit në zgjedhjet e vitit 2028 përmes një fushate njollosjeje. Megjithatë, deri tani, ai nuk ka pasur sukses. Sipas një sondazhi të kryer në korrik nga agjencia STEM, 56 për qind e çekëve i besojnë presidentit. Ndërkohë, qeveria e Babishit gëzon një nivel besimi prej vetëm 32 për qind./DW

nato republika Çeke ankara

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin