LIVE UPDATES
Bota

Menaxheri i lartë rus në Telegram, vetëm një hap marrjes së shtetësisë së Bosnjës

Ministria e Çështjeve Civile i tha Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë (REL) se Perekopsky e paraqiti kërkesën bazuar në nenin 13 të Ligjit për Shtetësinë, i cili lejon dhënien e shtetësisë shtetasve të huaj nëse ajo sjell përfitim të veçantë për Bosnjën.

29 July 2026, 22:53 Nga E. D
Menaxheri i lartë rus në Telegram, vetëm një hap marrjes
foto ilustruese

RUSI- Shtetasi rus, Ilya Perekopsky, nënkryetar i aplikacionit Telegram dhe bashkëpunëtor i kamotshëm i themeluesit të tij, Pavel Durov, e ka kërkuar shtetësinë e Bosnje e Hercegovinës si një njeri që do t’i sillte shtetit përfitim të veçantë.

Kërkesa e Ilya Perekopskyt për shtetësi u përfshi në rendin e ditës të propozuar për seancën e Këshillit të Ministrave të Bosnjës, e cila pritet të mbahet më 30 korrik.

Ajo do të shtjellohet vetëm nëse pranohet si pikë e rendit të ditës në seancë.

Ministria e Çështjeve Civile i tha Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë (REL) se Perekopsky e paraqiti kërkesën bazuar në nenin 13 të Ligjit për Shtetësinë, i cili lejon dhënien e shtetësisë shtetasve të huaj nëse ajo sjell përfitim të veçantë për Bosnjën.

“Aplikanti zyrtar është avokati i personit, avokati Milosh Kudra nga Banjalluka, bazuar në rekomandimin e Dhomës së Tregtisë të Republikës Sërpska të datës 29 prill 2026”, i tha Ministria REL-it.

Vendimi përfundimtar për pranimin e shtetësisë së Bosnjës për një shtetas të huaj merret përmes konsensusit nga Këshilli i Ministrave i Bosnjës.

Ministria e Çështjeve Civile theksoi se Dhoma e Tregtisë e Republikës Sërpska deklaroi në rekomandimin e saj se Perekopsky "mund të ketë ndikim të mirë në rritjet ekonomike dhe të zhvillimit të Republikës Sërpska dhe të Bosnje e Hercegovinës".

Një nga arsyet e deklaruara është se ai dëshiron të marrë përsipër një pjesë të aksioneve në kompaninë "EVA Genesis" doo Banja Luka.

Në rekomandim thuhet tutje se kompania synon të investojë fonde të konsiderueshme në Bosnje përmes projekteve në fushat e marketingut dhe komunikimit digjital, teknologjisë së informacionit dhe industrisë së modës.

Ajo nuk dha hollësi se si do ta bënte këtë.

Çfarë thotë Dhoma e Tregtisë?

Presidenti i Dhomës së Tregtisë së Republikës Sërpska, Goran Raçiq, i tha REL-it se rekomandimet nuk bëhen në bazë të shtetësisë së aplikantit, por në bazë të planeve të biznesit që ai synon t’i zbatojë.

“Nëse këta janë persona që kanë aktivitete serioze biznesi, vlerësojmë se këta persona, me rekomandime nga institucione të tjera të përfshira në procedurë, mund të marrin një rekomandim për marrjen e shtetësisë”, tha Raçiq.

Ai shtoi se Dhoma e Tregtisë kishte bërë më parë rekomandime të ngjashme për qytetarët e vendeve të tjera.

"Ne nuk e shqyrtojmë nëse dikush është nga Rusia apo nga ndonjë vend tjetër. Kemi pasur njerëz nga Gjermania, Austria, Italia dhe vende të tjera që kanë aplikuar për shtetësi. Ne i shqyrtojmë planet e biznesit dhe vlerësojmë nëse ato mund të justifikojnë aktivitetet e biznesit që shpallin", tha Raçiq.

Ai deklaroi se rekomandimi pasohet nga kontrolle sigurie nga institucionet kompetente përpara se propozimi t'i dërgohet Këshillit të Ministrave të Bosnjës për aprovim.

Raçiq tha gjithashtu se nuk mund ta mbante mend saktësisht dokumentacionin në lidhje me Perekopskyn sepse rekomandimi ishte dhënë më herët.

Kontrollet e sigurisë

Ministria e Çështjeve Civile deklaron se janë marrë mendime për Perekopskyn nga Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë e Bosnjës (OSA), Shërbimi për Çështjet e të Huajve dhe Zyra Legjislative e Këshillit të Ministrave të Bosnjës.

Gjithashtu është konfirmuar se janë kryer kontrolle sigurie, por përmbajtja dhe përfundimet e tyre nuk janë të qasshme për publikun.

"Informacioni që lidhet me rezultatin e kontrolleve të sigurisë, ose përmbajtjen e opinioneve të institucioneve kompetente, nuk mund të paraqitet, duke pasur parasysh rregulloret që rregullojnë mbrojtjen e të dhënave të klasifikuara", deklaroi Ministria.

Kompania në Banjalluka përmendet në rekomandim

Kompania "EVA Genesis" doo Banja Luka, e cila është e listuar si pjesë e planeve të biznesit që lidhen me aplikimin për shtetësi, ishte regjistruar në prill të vitit 2025.

Sipas të dhënave nga regjistri i gjykatës, themeluesja dhe pronarja e kompanisë është shtetasja ruse Lyudmila Budilova me 100% të aksioneve, ndërsa Yevgenij Budilov është i listuar si drejtor.

Kompania është e regjistruar për të kryer aktivitete të tregtisë së jashtme me një kapital themelues prej një marke të konvertueshme.

Themeluesja e EVA, Genesis Budilova, me vendim të Këshillit të Ministrave të Bosnjës më 17 shtator 2025, mori shtetësinë e Bosnjës si person me rëndësi të veçantë për ekonominë, me propozim të Dhomës së Tregtisë të Republikës Sërpska.

Nuk është e qartë nga të dhënat e regjistrit të qasshëm publikisht se ndryshimi i pronësisë në kompaninë EVA Genesis është zbatuar tashmë, megjithëse dokumentacioni i referuar nga Ministria e Çështjeve Civile thotë se Perekopsky është në proces të blerjes së aksioneve në kompani.

Radio Evropa e Lirë u përpoq të kontaktonte kompaninë nëpërmjet numrit të telefonit të listuar, i cili është gjithashtu numri i avokatit Milosh Kudra, i cili, sipas Ministrisë së Çështjeve Civile, është avokati i Perekopskyt në procesin e fitimit të shtetësisë.

Kudra nuk donte të fliste për rastin dhe tha se e kishte përfaqësuar më parë kompaninë në disa procedura, por se nuk kishte kontakt me pronarët e saj.

Raportimet për probleme tatimore në Rusi

Mediat ruse raportuan në gusht 2024 se Shërbimi Federal i Taksave i Rusisë kishte bllokuar llogaritë e Perekopskyt në disa banka për shkak të deklaratave tatimore të paparaqitura dhe detyrimeve tatimore të papaguara.

Në atë kohë, RIA Novosti, duke cituar të dhëna nga autoritetet tatimore dhe shërbimi BIR-Analyst, njoftoi se dy kompani të lidhura me të kishin ndërprerë veprimtarinë, por nuk i kishin shlyer plotësisht detyrimet e tyre ndaj autoriteteve tatimore.

Bashkëpunëtori i tij i hershëm dhe themeluesi i Telegramit, Pavel Durov, u gjend gjithashtu në fokus të autoriteteve ruse më 29 korrik të këtij viti, kur u padit për ndihmë të dyshuar në aktivitete terroriste.

Shërbimet ruse të sigurisë pretendojnë se shërbimet speciale ukrainase kanë përdorur disa robotë të Telegramit për të rekrutuar rusë të rinj për sabotim dhe aktivitete terroriste.

Telegram iu përgjigj akuzave duke publikuar një fotografi të Durovit ku tregon gishtin e mesëm./REL

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin