25 July 2026, 12:15
Nga G.M
Eklips diellor
EVROPË- Më 12 gusht 2026, qielli do të dhurojë një nga fenomenet më të rralla astronomike të dekadës, teksa një eklips total diellor do të jetë i dukshëm në disa zona të Europës dhe Atlantikut të Veriut. Miliona njerëz pritet të ndjekin këtë ngjarje të veçantë, e cila do të ofrojë pamje spektakolare, sidomos në veri të Spanjës, Islandë, Grenlandë dhe përgjatë rrugës së hijes së Hënës.
Në pjesën më të madhe të Europës, përfshirë vende të Ballkanit, fenomeni do të shfaqet si eklips i pjesshëm, ndërsa në zonat ku kalon hija qendrore e Hënës, Dielli do të mbulohet plotësisht për pak më shumë se dy minuta. Ekspertët këshillojnë që vëzhgimi të bëhet vetëm me syze të posaçme për eklipset, pasi shikimi i drejtpërdrejtë i Diellit mund të shkaktojë dëmtime serioze të shikimit.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, ky do të jetë eklipsi i parë total diellor i dukshëm në pjesë të Europës pas shumë vitesh dhe konsiderohet një nga ngjarjet më të rëndësishme astronomike të vitit 2026, duke tërhequr interes të madh si nga shkencëtarët ashtu edhe nga entuziastët e astronomisë./Dosja.al
eklipsi diellor
Bota
25 July 2026, 11:45
G.M
Lil Wayne
SHBA- Reperi Lil Wayne, ka bërë bujë së fundmi pas lajmeve se do të nderohet me një yll në Hollywood Walk of F...
Bota
25 July 2026, 10:56
G.M
Sean Diddy
SHBA- Reperi amerikan Sean Diddy Combs është përfshirë në një përplasje fizike me një të burgosur t...
Bota
25 July 2026, 10:50
G.M
Venezuelë
VENEZUELA- Bilanci i viktimave nga tërmeti shkatërrues që goditi Venezuelën ka arritur në 5.546 të vdekur, nd&...
Bota
25 July 2026, 10:31
G.M
Pamje
FRANCA- Momente frike janë regjistruar gjatë një lidhjeje direkte nga zonat e përfshira nga zjarret në jugperëndim t&eu...
Bota
25 July 2026, 10:25
G.M
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump po shfaq gjithnjë e më shumë pakënaqësi për zgjatjen e konfliktit me Iran...
Bota
25 July 2026, 10:13
G.M
Foto ilustruese
RUMANI- Rumania ka rrëzuar një tjetër dron që hyri pa autorizim në hapësirën e saj ajrore, vetëm pa...
Bota
25 July 2026, 10:07
G.M
pamje
KROACI- Rënia drastike e nivelit të ujit në lumin Danub ka nxjerrë në pah një anije mallrash të mbytur që pre...
Bota
25 July 2026, 09:40
E. D
KOSOVË- Që nga shkurti i vitit 2022, kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, peizazhi i sigurisë...
Bota
25 July 2026, 09:19
E. D
pamjet
FRANCË- Autoritetet franceze kanë urdhëruar evakuimin e afro 60 mijë banorëve pranë Bordeaux, duke e &c...
Bota
25 July 2026, 08:52
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Uashingtoni dhe Teherani po zhvillojnë bisedime për t&rsquo...