19 December 2024, 08:32
Nga N.F
Foto ilustruese
GjERMANI- Qeveria gjermane sivjet ka miratuar eksporte armatimesh ne vlerën rreth 13,2 miliardë euro – një volum si asnjëherë më parë. Arsyeja, sipas Ministrisë së Ekonomisë, ka të bëjë me luftën në Ukrainë. Nga fillimi i vitit deri më 17 dhjetor 2024 qeveria gjermane ka miratuar eksportimin e mallrave për armatime në vlerën rreth 13,2 miliardë euro. Këtë e deklaroi Ministria e Ekonomisë duke u bazuar në shifrat paraprake.
Kësisoj eksportet e armatimeve arrijnë një vlerë rekord duke e tejkaluar kuotën e një viti më parë. Më 2023 vlera e eksporteve të miratuara për armatimet ishte 12,2 miliardë euro. Volumi i lartë i eksportit të armatimeve vazhdon të ketë si arsye luftën në Ukrainë.
Ky vend i sulmuar nga Rusia edhe sivjet ka qenë vendi kryesor ku janë dërguar eksportet me një volum 8,1 miliardë euro, që përbën kuotën e 62 përqind të të gjitha eksporteve të miratuara për armatime. "Shifrat theksojnë, që ne vazhdojmë të qendrojmë fort në krahun e Ukrainës në mbrojtjen e saj dhe kundër luftës agresive ruse", deklarohet nga Ministria e Ekonomisë. Vlera e përgjithshme prej 13,2 miliardë euro konsiston në 8,1 miliardë euro për armë lufte dhe rreth 5,1 miliardë euro për mallra të ndryshme armatimi.
Përjashtim për eksportetet e armatimeve për Ukrainën
Eksportet e armatimeve i nënshtrohen vazhdimisht verifikimit të posaçëm nga qeveria. Për Singaporin sivjet u miratuan furnizime në vlerën 1,2 miliardë euro, për Algjerinë gati 559 milionë. Pasojnë SHBA (298,5 milionë euro), Turqia (230,9 milionë euro) dhe India (224,0 milionë euro).
Në fakt qeveria nën kancelarin socialdemokrat Olaf Scholz kishte vendosur të ndiqte një kurs restriktiv sa i përket miratimit të eksporteve të armatimeve. Por për mbështetjen e Ukrainës në mbrojtje ndaj Rusisë është bërë një përjashtim. "Ndihma ushtarake për Ukrainën është në interesin tonë të politikës së sigurisë", deklaroi sekretari i shtetit në Ministrinë e Ekonomisë Bernhard Kluttig. Në përgjithësi qeveria i përmbahet kursit të saj "për një politikë restriktive ndaj eksporteve të armatimeve me një nivel të lartë të standardit të verifikimit"./ DW
eksportet gjermane të armatimeve
Bota
19 December 2024, 07:52
N.F
Lokali i djegur
VIETNAM- Njëmbëdhjetë persona vdiqën dhe dy të tjerë u plagosën në një zjarr në një ...
Bota
19 December 2024, 07:38
N.F
Muri kufitar në Teksas
SHBA- Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, është zotuar se do t’i dëbojë miliona imigrant&eu...
Bota
19 December 2024, 07:28
r.ll
selia e kongresit amerikan
UASHINGTON - Presidenti i zgjedhur Donald Trump hodhi poshtë papritur një plan dypartiak të mërkurën p&...
Bota
19 December 2024, 07:27
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Aksionet në Shtetet e Bashkuara ranë në një ndër nivelet më të ulët për këtë v...
Bota
19 December 2024, 07:27
r.ll
zelenskyy, rutte
BRUKSEL - Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski pati bisedime me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte dhe udh&eu...
Bota
18 December 2024, 21:44
Kamala Harris
SHBA- Kamala Harris shpenzoi një rekord prej 1.5 miliardë dollarë në fushatën e deshtuar për presidenc&eum...
Bota
18 December 2024, 21:23
ZH.LL
Ahmed al-Sharaa
SIRI- Udhëheqësi de fakto i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka thënë se vendi është i rraskapitur nga lufta dhe...
Bota
18 December 2024, 21:18
M.B
Donald Trump dhe Elon Musk
SHBA- Elon Musk, doli së bashku me Presidentin e sapozgjedhur Donald Trump në Mar-a-Lago, menjëherë pas zgje...
Bota
18 December 2024, 21:15
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Senati miratoi të mërkurën një projektligj që i hap udhë një rritjeje të konsiderueshme t&eum...
Bota
18 December 2024, 20:32
ZH.LL
Parlamenti francez
FRANCË- Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj të posaçëm për të parandaluar një mbyll...