15 September 2022, 08:12
Nga A.B
Magdalena Andersson
Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, ka thënë se do të japë dorëheqje, pasi Qeveria e saj është mposhtur në zgjedhjet e së dielës.
Koalicioni i saj i qendrës së majtë duket se do të fitojë 173 ulëse, në krahasim me 176 ulëse sa pritet të fitojnë partitë e krahut të djathtë.
Këto parashikime janë bërë pas numërimit të 99 për qind të votave.
Lideri i Partisë së Moderuar, Ulf Kristersson, pritet të formojë qeverinë e re.
Në bllokun e partive që pritet të vijnë në pushtet është edhe ajo e Demokratëve të Suedisë, parti e të djathtës ekstreme, e cila në fushatë ka pasur temë kyçe luftimin e të shtënave me armë zjarri nga bandat.
E krijuar nga një lëvizje neo-naziste në fund të viteve 1980, partia kundër migrimit, Demokratët e Suedisë, ka hyrë në Parlament me 5.7 për qind të votave më 2010, duke u rritur më pas në 17.5 për qind më 2018.
Rezultati përfundimtar pritet të konfirmohet pas rinumërimit të votave, praktikë standarde në Suedi.
Megjithatë, Andersson e ka pranuar humbjen, dhe ka thënë se do të japë dorëheqje zyrtare të enjten.
“Në Parlament, ata kanë një apo dy ulëse më shumë. Është numër i vogël, por e krijon shumicën”.
Andersson ka qenë kryeministrja e parë grua e Suedisë, kur ka marrë pozitën në fund të vitit të kaluar.
Ajo pati dhënë dorëheqje në ditën e parë në pushtet, mirëpo më pas është kthyer në zyrë.
Demokratët Socialë të Anderssonit kanë qeverisur Suedinë prej vitit 2014 dhe kanë dominuar skenën politike prej viteve 1930.
Fushata zgjedhore është dominuar nga rritja e numrit të të shtënave nga bandat, çështjet e imigrimit dhe rritja e çmimeve të rrymës.
Ndonëse dhuna fillimisht është bllokuar në disa lokacione, më vonë është zgjeruar në hapësira publike sikurse parqe dhe qendra tregtare, duke rritur shqetësimet mes banorëve suedezë, pasi shteti i tyre njihet si vend i sigurt dhe paqësor./REL
magdalena andersson suedi
Bota
15 September 2022, 08:08
s.s
Alexander Lukashenko
BJELLORUSI- Presidenti i Bjellorusisë dhe aleati i Putinit, Aleksandër Lukashenko, përmes një videoje i cili ...
Bota
15 September 2022, 08:02
A.B
Ushtare
Përleshjet kufitare në mes të Armenisë dhe Azerbajxhanit kanë lënë të vdekur mbi 50 trupa ushtarake në...
Bota
15 September 2022, 07:51
A.B
Momenti kur i bie te fiket
BRITANI E MADHE- Dhjetëra mijëra britanikë dhe jo vetëm që prej ditës së djeshme presin ...
Bota
15 September 2022, 07:51
s.s
Yvon Chouinard
SHBA- Themeluesi miliarderi i kompanisë Patagonia, Yvon Chouinard, thotë se ia ka dhënë kompaninë e tij nj&eu...
Bota
15 September 2022, 07:20
A.B
Zelensky
UKRAINË- Makina e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy është përfshirë në një aksident t...
Bota
15 September 2022, 07:07
s.s
lufta ne ukraine
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se qytetet dhe fshatrat e rimarra nga forcat ruse ishin shkatërruar, nd...
Bota
14 September 2022, 23:09
I.A
Manuel Sarrazin dhe Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti, priti në takim Emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, ...
Bota
14 September 2022, 22:14
Foto ilustruese
Autoritetet në Kosovë thanë të mërkuren se ditëve të fundit janë përballur me sulme kibernetik...
Bota
14 September 2022, 21:58
e.k
Ushtria ukrainase
UKRAINË- Teksa lufta në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit të këtij viti, duket se ukrainasit jan&eu...
Bota
14 September 2022, 21:42
e.k
Pamje nga katedralja Westminster Hall ku është vendosur arkivoli i Mbretëreshës Elisabeth
BRITANI- Mbretëreshës Elizabet...