LIVE UPDATES
Bota

Sulmi kibernetik në Berlin, 1.4 milionë të dhëna në Darknet

Grupi i hakerëve Rhysida i vodhi këto të dhëna dhe më pas shantazhoi qeverinë e Berlinit.

11 September 2026, 09:15 Nga E.d
Sulmi kibernetik në Berlin, 1.4 milionë të dhëna në
Foto ilustruse

Ishte një lajm që pothuajse kaloi pa u vënë re, sepse e gjithë Gjermania ishte e përqendruar te zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt më 6 shtator. Megjithatë, vjedhja e të dhënave në Berlin është një ngjarje shumë serioze. Ajo lidhet me raportimet për sulme ndaj infrastrukturës kritike ose sulme me dronë nga fuqi të huaja armiqësore në aeroporte. Rasti i kryeqytetit gjerman tregon gjithashtu se sa të cënueshme janë rrjetet e të dhënave në Gjermani.

Çfarë ka ndodhur?

Që nga fillimi i shtatorit, në Darknet mund të shihen dosje personeli, shkresa zyrtare, fletëpagesa dhe kopje të skanuara të dokumenteve të identitetit. Grupi i hakerëve Rhysida i vodhi këto të dhëna dhe më pas shantazhoi qeverinë e Berlinit. Ata kërkuan një shpërblim prej 30 Bitcoinësh, që korrespondon me rreth 2 milionë euro, duke premtuar se të dhënat sensitive nuk do të publikoheshin nëse pagesa kryhej.

Megjithatë, të premten e javës së kaluar (04.09.2026), Kryetari i Qeverisë së Berlinit, Kai Wegner (CDU), deklaroi: "Berlini nuk do të lejojë të shantazhohet.”

Si pasojë, të dhënat u publikuan në Darknet, pjesa e internetit që është e arritshme vetëm për përdorues me njohuri të veçanta teknike. Në total bëhet fjalë për rreth 1.4 milionë të dhëna.

Një punonjës hapi pa dashje një e-mail phishing

Të prekura janë dy administrata të qeverisë së Berlinit, qytet me rreth katër milionë banorë: Administrata e Ndërtimit dhe Administrata e Transportit.

Këtë herë nuk bëhet fjalë për shërbime sekrete të huaja, por për kriminelë kibernetikë. Hakerët arritën të fitonin qasje, pa u vënë re, në të dhënat e mbrojtura në periudhën nga 7 deri më 14 gusht.

Rhysida është një grup kriminal kibernetik, që besohet se e ka origjinën në Evropën Lindore. Që nga viti 2023 ai ka sulmuar institucione publike në mbarë botën dhe pretendon përgjegjësinë për afro 280 sulme, veçanërisht në SHBA.

Një punonjës i Administratës së Transportit në Berlin kishte reaguar ndaj një e-maili të ashtuquajtur phishing, një mesazh i falsifikuar me pamje shumë bindëse. Kur marrësi hap një nga dokumentat e bashkëlidhur, ai pa dashje u jep sulmuesve qasje në rrjetin e organizatës.

Në Berlin, rrjeti administrativ shtetëror lidh rreth 600 lokacione përmes një infrastrukture të sigurt me fibër optike, nga zyrat e qarqeve deri te administratat e Senatit. 

Publikimi i të dhënave mund të ketë pasoja të rënda

Serioziteti i kësaj vjedhjeje bëhet i qartë nga llojet e informacionit që, sipas ekspertëve, mund të jenë komprometuar. Përveç të dhënave personale të punonjësve dhe qytetarëve, bëhet fjalë edhe për informacione mbi: centralet e ngrohjes dhe energjisë, depot e karburantit, sistemet e furnizimit emergjent me energji, burgjet, ujësjellësit.

Edhe për personat e prekur, publikimi i të dhënave, edhe pse në Darknet, mund të ketë pasoja serioze. Siç deklaroi Jochim Selzer nga Chaos Computer Club për gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung:

"Sa më shumë të di për një person, aq më saktë mund të paraqitem si ai person. Gjithashtu mund të vlerësoj më mirë se çfarë informacioni më nevojitet për të vepruar në emër të tij, për shembull për të bërë porosi.”

Debat mbi ndryshimin e fjalëkalimeve

Qeveria e Berlinit u kërkoi punonjësve të saj të ndryshonin fjalëkalimet. Kjo gjë shkaktoi zemërim te Sindikata e Policisë (GdP).

Nënkryetari i saj, Thorsten Schleheider, deklaroi se të dhënat e Berlinit kanë qenë prej vitesh të mbrojtura në mënyrë të pamjaftueshme dhe se shumë punonjës nuk janë trajnuar mjaftueshëm:

"Nuk mund të jetë e pranueshme që për ditë të tëra të dhëna shumë sensitive të jenë vjedhur dhe reagimi i vetëm të duket se është udhëzimi për punonjësit që të ndryshojnë fjalëkalimet.”

Masa të mëtejshme nga Senati i Berlinit

Ndërkohë, Senati i Berlinit ka krijuar një qendër koordinuese për të gjitha administratat e qytetit që do të merret me këtë aferë të të dhënave. Gjithashtu janë vendosur kontakte me autoritete federale si Zyra Federale për Sigurinë e Informacionit (BSI) me seli në Bonn.

Kryetari i qeverisë së Berlinit, Kai Wegner, tha: "Ne do t'i informojmë, këshillojmë dhe mbështesim sa më shpejt të jetë e mundur punonjësit, berlinezët dhe berlinezet e prekura nga ky incident.”

Zgjedhjet e 20 shtatorit nuk janë të rrezikuara

Të paktën në një aspekt, autoritetet e Berlinit dhanë lajme qetësuese: zgjedhjet për Parlamentin e Berlinit më 20 shtator nuk preken nga sulmi.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Stephan Bröchler, deklaroi për gazetën Bild: "Sipas gjendjes aktuale, mjedisi zgjedhor nuk është prekur. Kjo vlen si për përgatitjet, ashtu edhe për ditën e zgjedhjeve dhe procesin deri në publikimin e rezultateve paraprake.”

Edhe kancelari federal Friedrich Merz (CDU) preket të paktën në mënyrë indirekte nga kjo vjedhje e të dhënave. Ndër informacionet e vjedhura ndodhen edhe dokumente që lidhen me projektin e diskutueshëm të zgjerimit të selisë Federale të Kancelarit në qendër të Berlinit./DW

gjermania darknet të dhëna

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin