LIVE UPDATES
Bota

"Kosova konsiderohet një pikë e nxehtë e përhapjes së saj"/ Si virusi Krime-Kongo po lidh Gjermaninë dhe Kosovën?

Ky virus mund të shkaktojë Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (CCHF), një sëmundje me simptoma të ngjashme me ato të virusit Ebola dhe virusit Marburg. Këto viruse mund të dëmtojnë enët e gjakut dhe limfës, duke shkaktuar hemorragji të brendshme dhe madje

11 September 2026, 08:50 Nga E.d
"Kosova konsiderohet një pikë e nxehtë e përhapjes
Rriqa Hyaloma

Ai e dallon prenë e saj edhe nga një distancë deri në 200 metra. Ndryshe nga shumë insekte të tjerë, ky insekt nuk pret e fshehur në bar derisa viktima t'i afrohet. Ai vrapon, ndjek lopë, dele ose njerëz dhe në fund pickon.

Më parë, insekti Hyalomma ishte i përhapur kryesisht në Afrikë, Azi dhe Evropën Jugore. Sot, falë ndryshimeve klimatike, ajo gjen kushte ideale për mbijetesë edhe më në veri. Ai tashmë është shfaqur në Gjermani dhe në disa vende të Evropës Lindore. Kosova prej kohësh konsiderohet një pikë e nxehtë e përhapjes së saj.

Kjo nuk do të ishte aq problematike po të mos ishte fakti se insekti Hyalomma është bartës i një virusi shumë patogjen, virusit Krime-Kongo (Orthonairovirus haemorrhagiae). Ky virus mund të shkaktojë Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (CCHF), një sëmundje me simptoma të ngjashme me ato të virusit Ebola dhe virusit Marburg. Këto viruse mund të dëmtojnë enët e gjakut dhe limfës, duke shkaktuar hemorragji të brendshme dhe madje vdekje.

Fillimi i një partneriteti gjermano-kosovar

Në vitin 2005, Kurtesh Sherifi lexon në gazetë për ethet Krime-Kongo. Ai është mjek veterinar dhe po përfundonte doktoraturën e tij në Berlin. Gazeta raportonte se në Kosovë njëmbëdhjetë persona ishin infektuar me sëmundjen dhe pesë prej tyre kishin humbur jetën. Sëmundjet që kalojnë nga kafshët te njerëzit, të njohura si zoonoza, e kishin interesuar gjithmonë dhe virusi Krime-Kongo i dukej veçanërisht interesant nga pikëpamja shkencore.

Sherifi punësohet në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjekësisë Veterinare të Universitetit të Prishtinës. Megjithatë, fondet për kërkim shkencor janë të kufizuara. Në Kosovë, një vend i vogël me rreth 1.6 milion banorë, nuk kishte as laborator të sigurisë së lartë dhe as pajisjet e nevojshme për diagnostikimin e virusit Krime-Kongo.

Prandaj, ai i drejtohet Institutit Bernhard Nocht për Mjekësinë Tropikale (BNITM) në Hamburg. Atje ekzistojnë të gjitha pajisjet e nevojshme dhe stafi i trajnuar për këtë punë. Njëra prej tyre është Petra Emmerich, virologe në BNITM dhe specialiste për diagnostikimin e viruseve të grupit të rrezikut 4, ku bën pjesë edhe virusi Krime-Kongo.

Emmerich është gjithashtu rezerviste në Bundeswehr (Forcat e Armatosura Gjermane), të cilat interesohen për viruse shumë patogjene që mund të përdoren edhe si armë biologjike. Në vitin 2009 ajo dërgohet në Kosovë në cilësinë e virologes dhe aty takohet me Kurtesh Sherifin.

Kështu fillon një bashkëpunim intensiv në shkëmbimin e njohurive dhe studiuesve. Në Kosovë nis ngritja e një sistemi për monitorimin e përhapjes së rriqave dhe diagnostikimin e virusit. Në vitin 2013, puna e përbashkët shkencore merr mbështetje të rëndësishme financiare përmes Programit të Biosigurisë të Ministrisë së Jashtme Gjermane.

Çfarë mësojnë Gjermania dhe Kosova nga njëra-tjetra

"Është një proces i ndërsjellë shkëmbimesh,” thotë Petra Emmerich. "Ne kemi ekspertizën diagnostikuese dhe mjetet e nevojshme, por nuk kemi pacientët.”

Për këtë arsye, ajo sjell rregullisht mjekë nga Gjermania për të shkëmbyer përvoja me mjekët e klinikave në Kosovë.

Një shtyllë tjetër e rëndësishme e bashkëpunimit është edukimi i popullatës. Veçanërisht shpesh infektohen fermerët në Kosovë. Jo vetëm përmes pickimit nga rriqat e infektuara, por edhe kur i heqin ato me duar të zhveshura nga gjiri i kafshëve.

Nëse gjaku i infektuar i kafshës bie në kontakt me një plagë të vogël në lëkurën e dorës, virusi mund të transmetohet. "Ka shumë të ngjarë që një pjesë e madhe e njerëzve në Kosovë infektohen në këtë mënyrë,” thotë Sherifi.

Ai dhe Emmerich vizitojnë gjithashtu shkolla për të informuar nxënësit mbi rrezikun e virusit dhe masat mbrojtëse: përdorimin e repelentëve kundër rriqave, pantallona të gjata dhe këpucë të mbyllura. Problemi është se kundër etheve Krime-Kongo nuk ka as vaksinë dhe as terapi specifike. 

Pse ethet Krime-Kongo janë kaq të rrezikshme

Shumica e infeksioneve nuk shkaktojnë simptoma. "Por nëse sëmureni, atëherë mund të jetë shumë e rëndë,” thotë Emmerich.

Sëmundja fillon me simptoma të përgjithshme që ngjasojnë me gripin: temperaturë, të dridhura, dhimbje muskujsh dhe koke. Në rastet e rënda, pasojnë gjakderdhje në lëkurë, hundë dhe mishra të dhëmbëve, si dhe hemorragji në traktin gastrointestinal. Mund të ndodhë edhe dështim i organeve.

Pacientët duhet të trajtohen në kujdes intensiv dhe të izolohen, pasi janë shumë ngjitës.

Përveç trajtimit intensiv që synon ruajtjen e funksioneve jetësore, pacientëve u jepet edhe ilaçi antiviral Ribavirin. Por sipas Emmerich, "Ribavirina ka shumë pak efekt te pacientët në gjendje akute”. Kjo është vërtetuar jo vetëm nga studimet, por edhe nga rastet që ata kanë trajtuar në Kosovë.

Edukimi dhe monitorimi japin rezultate

Pikërisht për këtë arsye është shumë e rëndësishme të monitorohet vazhdimisht përhapja e riqërrave dhe virusit, në mënyrë që zonat me rrezik të identifikohen dhe, nëse është e nevojshme, të shmangen.

Gjatë viteve, studiuesit kanë mbledhur mijëra riqërra dhe kanë kryer studime të seroprevalencës, ku analizohen mostrat e gjakut për praninë e antitrupave kundër virusit. Kjo u mundëson të përcaktojnë nëse njerëzit ose kafshët kanë qenë në kontakt me virusin.

Për këtë qëllim, kafshët shtëpiake janë veçanërisht të përshtatshme, thotë Sherifi, sepse virusi zakonisht nuk u shkakton sëmundje. Ndryshe nga kafshët e egra dhe njerëzit, ato qëndrojnë në zona të kufizuara. Nëse në gjakun e tyre gjenden antitrupa, kjo tregon qartë se virusi qarkullon në atë rajon.

Në Kosovë, numri i infektimeve ka rënë ndjeshëm gjatë dhjetë viteve të fundit, në vetëm pesë raste gjithsej. Për krahasim, në dhjetëvjeçarin e mëparshëm ishin dokumentuar 100 raste të sëmundjes. Sherifi dhe Emmerich e konsiderojnë këtë një sukses të madh të punës së tyre.

Megjithatë, të dy presin që insketi dhe virusi të vazhdojnë të përhapen. Në Francë, për shembull, së fundmi janë zbuluar rriqa Hyalomma të infektuara me virusin Krime-Kongo. Deri tani nuk është raportuar asnjë infektim i njeriut.

"Gjatë 13 viteve të fundit, riqërrat Hyalomma janë përhapur gjeografikisht,” thotë Emmerich. "Si virologe, kjo të bën të mendosh seriozisht dhe kërkon vëzhgim të kujdesshëm.”

Për këtë arsye, Kurtesh Sherifi e konsideron të rëndësishme që të gjitha njohuritë që ka fituar nga dhe me studiuesit gjermanë t'i ndajë me vende të tjera që ende nuk kanë shumë përvojë në monitorimin dhe diagnostikimin e rriqave dhe virusit Krime-Kongo, si Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Këto janë rajone të reja ku rriqa dhe virusi po zgjerojnë aktualisht praninë e tyre./DW

gjermani kosova virus

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin