17 July 2022, 12:38
Nga k.m.
Foto ilustruese
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, deklaroi se nga 17 korriku, të gjithë zyrtarët kroatë do të vendosen nën një regjim të veçantë kontrolli.
“Nga sot, të gjithë zyrtarët e shtetit kroat, të gjithë poseduesit e pasaportave zyrtare apo diplomatike do të duhet të shpallin dhe arsyetojnë veçmas vizitën apo kalimin e tyre nëpër Serbi dhe do të vendosen nën një regjim të veçantë kontrolli”, tha Vulin.
Kjo deklaratë erdhi pasi kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dëshironte të vizitonte sot privatisht Jasenovacin, por se e shtyu vizitën “për hir të marrëdhënieve të mira” ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë.
Brnabiç gjatë një interviste për TV Pink, në lidhje me shkrimin e gazetës kroate Jutarnji List se Qeveria kroate nuk do ta lejojë Vuçiçin të vizitojë privatisht Jasenovac sot, tha se veprimi i autoriteteve kroate është “skandali më i madh në historinë moderne të Serbisë dhe Kroacisë”.
Jasenovaci ishte një kamp përqendrimi në fshatin me po të njëjtin emër në Kroaci gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky ishte një prej dhjetë kampeve më të mëdha të përqendrimit në Evropë dhe ishte themeluar dhe operuar nga regjimi i Ustashëve, bashkëpunëtorëve të nazistëve.
“Nuk është e qartë për mua nëse atij i ndalohet të vizitojë Kroacinë apo Jasenovacin, kështu që ai mund të shkojë kudo, por jo në Jasenovac, që për mendimin tim është një precedent i jashtëzakonshëm”, tha Brnabiç, duke shtuar se është “shkelje brutale e lirisë së lëvizjes”.
Gazeta Jutarnji list bëri të ditur se Vuçiç kishte planifikuar të vizitonte privatisht Jasenovacin dhe Pakracin, por autoritetet kroate nuk i kanë dhënë leje që të vizitojë këto lokacione.
Siç raportohet, pa njoftim zyrtar për autoritetet kroate, pa koordinim me ambasadën, Vuçiç ka dashur që ta kalojë kufirin nga Bosnja dhe Hercegovina, gjegjësisht Republika Sërpska dhe të mbërrijë në Jasenovac rreth orës 11:00 dhe më pas në Pakrac rreth orës 14:00.
Brnabiç tha se Qeveria serbe do të dalë me qëndrim zyrtar lidhur me atë se çfarë do të ndodhë me këtë çështje dhe theksoi se Serbia dëshiron normalizimin e marrëdhënieve me Kroacinë, porse duhet të mbështetet në respektiminn e viktimave serbe.
Ministri i Brendshëm, Aleksandar Vulin, ka bërë të ditur se do të zbatohet një regjim i posaçëm për zyrtarët kroatë derisa ai të jetë ministër i Brendshëm, “ose derisa Kroacia të fillojë të sillet” sikurse nuk është më Shteti i Pavarur i Kroacisë, që qeverisej nga ustashët./REL
aleksander vucic serbi kroaci
Bota
17 July 2022, 12:09
k,m,d,a
BULLGARI- Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska, sot n...
Bota
17 July 2022, 11:47
d.a.
Sulmi ne policine e Kosoves
Teksa zyrtarët e Policisë së Kosovës po tentonin të ndalonin një kamion të dyshuar për ...
Bota
17 July 2022, 11:00
s.s
Starbucks
BRITANI- Kompania Starbucks Corp nuk është në një proçes zyrtar shitjeje për biznesin e saj në Mbret&eu...
Bota
17 July 2022, 11:17
d.a.
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidentit serb Aleksandër Vuçiç u ndalua nga autoritetet kroate që të vizitoj&eu...
Bota
17 July 2022, 10:53
s.s
Dmytro Kuleba
UKRAINË- Ukraina është e ngopur me "zgjidhje speciale" dhe modele të veçanta për integrimin e saj në...
Bota
17 July 2022, 10:41
s.s
Dronët
SHBA- Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan tha të shtunën se Shtetet e Bashkuara mendo...
Bota
17 July 2022, 10:23
s.s
Britania e Madhe
BRITANI- Nxehtësia ekstreme do prekë Britaninë e Madhe dhe rajonet e saj e cila do shtrihet deri në Skocinë jugor...
Bota
17 July 2022, 09:44
s.s
Joe Biden dhe Princi i Arabisë Saudite Mohammed bin Salman
ARABI SAUDITE- Presidenti i SHBA Joe Biden të shtunën kundërshtoi gja...
Bota
17 July 2022, 09:33
s.s
Erdogan dhe Macron
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ditën e djeshme ka bërë një bisedë telefonike me presiden...
Bota
17 July 2022, 09:29
d.a
Nebojsha Stefanoviq
SERBI- Ministri i Mbrojtjes të Serbisë Nebojsha Stefanoviç tha se avioni që u rrëzua mbrëmë në...