22 September 2022, 10:05
Nga d.a.
María Belén Bernal
EKUADOR- Presidenti i Ekuadorit ka thënë se trupi i gjetur nga autoritetet është ai i një avokateje të re, e cila u zhduk pasi vizitoi një shkollë trajnimi policor. Gruaja u identifikua si María Belén Bernal, 34 vjeçe, e cila u zhduk 10 ditë më parë pasi shkoi të takonte burrin e saj në objektin në kryeqytetin Quito. Burri i saj është i dyshuari kryesor për vrasjen e saj dhe është në arrati, thotë policia.
Sipas BBC, vdekja e Bernal ndezi protesta në një vend që thuhet se ka parë më shumë se 200 femicide (vrasje të grave) këtë vit. Zyrtarët thanë se eshtrat e saj u gjetën në një kodër 5 km nga shkolla e trajnimit në fjalë.
Duke komentuar zbulimin e zymtë, presidenti Guillermo Lasso tha se lajmi i shkaktoi atij "dhimbje dhe indinjatë të thellë", duke u zotuar se vrasja e saj nuk do të kalonte pa u ndëshkuar. Në një postim në Twitter, ai i ka dërguar ngushëllimet nënës dhe djalit të vogël të viktimës.
Bernal u zhduk pasi vizitoi objektin në orën 01:30 me kohën lokale më 11 shtator. Drejtuesi i shkollës është shkarkuar dhe qeveria ka ofruar një shpërblim prej 20,000 dollarësh për kapjen e bashkëshortit të zonjës Bernal, Leter Germán Cáceres.
Caceres u zhduk jo shumë kohë pasi i dha policisë një deklaratë për gruan e tij të zhdukur dhe më pas u pushua nga puna si instruktor në shkollë. Ai mbetet subjekt i një gjuetie të madhe, mes zemërimit publik mbi trajtimin e rastit nga autoritetet.
Vdekja Bernal ka çuar në protesta nga të afërmit, miqtë dhe grupet e të drejtave të grave në Quito, si dhe thirrjet për drejtësi nga nëna e saj.
Femicidet, kur një grua vritet për shkak të gjinisë së saj, në Ekuador është në rritje, sipas Fondacionit Aldea, i cili gjurmon krimin në vend. Ai thotë se 206 gra ishin vrarë në Ekuador në 2022 deri më 3 shtator.
Sipas OKB-së, 65 në çdo 100 gra ekuadoriane kanë përjetuar një formë të dhunës me bazë gjinore gjatë jetës së tyre.
maria belen bernal vritet avokatja ne ekuador guillermo lasso
Bota
22 September 2022, 10:00
d.a.
Kamioni i rrezuar
SHBA- Një autostradë në Florida u bllokua të mërkurën nga mijëra kanaçe birre pas një p&eu...
Bota
22 September 2022, 10:03
d.a.
Leonard
VENEZUELË Një biznesmen malajzian që mashtroi marinën amerikane në skandalin e saj më të madh të masht...
Bota
22 September 2022, 09:49
d.a.
Jong-un dhe Putin
KOREJA E VERIUT- Koreja e Veriut ka thënë se nuk i ka shitur kurrë armë Rusisë dhe nuk planifikon diçka t...
Bota
22 September 2022, 09:55
d.a.
Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy përmes një postimi në Twitter ka folur për lirimin e l...
Bota
22 September 2022, 09:33
d.a.
Vucic
SHBA- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë më 21 shtator në Nju Jork se Serbia mbështet integritetin territoria...
Bota
22 September 2022, 09:23
k.m.
Viktor Medvedchuk dhe Volodymyr Zelenskyy
RUSI- Politikani pro-rus Viktor Medvedchuk, i cili u arrestua në prill, u shkëmbye me Rusinë si pj...
Bota
22 September 2022, 09:24
d.a.
Foto ilustruese
BRUKSEL- Procesi i shqyrtimit analitik të legjislacionit të Maqedonisë së Veriut, i njohur si "screening” ka t&eu...
Bota
22 September 2022, 09:01
d.a.
Vucic
SHBA- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç iu drejtua publikut nga Nju Jorku, ku po merr pjesë në Debatin e Përgjithsh&...
Bota
22 September 2022, 08:51
d.a.
Abazovic
MAL I ZI- Kryeministri i Malit të Zi me mandatin teknik, Dritan Abazoviç, ka deklaruar se është i kënaqur të ...
Bota
22 September 2022, 08:35
s.s
Zelensky
UKRAINË- Presidenti Volodymyr Zelensky kërkoi nga një gjykatë e posaçme e Kombeve të Bashkuara të vendosë...