9 December 2023, 14:01
Nga I.A
Mirosllav Lajçak
KOSOVË- I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, njoftoi të shtunën se kompania serbe, Elektrosever, ka nënshkruar kontratë komerciale për energjinë me kompaninë kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS).
“Ky është hap i rëndësishëm drejt zbatimit të Udhërrëfyesit të Energjisë dhe drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, shkroi Lajçak në rrjetin social X.
Ai nuk ka treguar ku dhe kur është nënshkruar kontrata në fjalë dhe nuk ka dhënë hollësi të tjera. Elektrosever është pronë e kompanisë energjetike të Serbisë EPS (Elektroprivreda Srbije). Ajo e mori licencën për operim nga Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRRE) më 24 qershor. Më 21 qershor, Kosova dhe Serbia e nënshkruan udhërrëfyesin për zbatimin e Marrëveshjes për Energji, që ishte arritur më 2013 në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.
As marrëveshja për udhërrëfyesin nuk ka gjetur zbatim deri tani. BE-ja e kishte pranuar se ka vonesa në zbatimin e tij, duke theksuar se përgjegjësinë përfundimtare për zbatimin e udhërrëfyesit e kanë Kosova dhe Serbia. Me këtë marrëveshje synohet të rregullohet çështja e furnizimit dhe faturimit të energjisë elektrike për katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe. Qytetarët e këtyre komunave që nga viti 1999 nuk paguajnë për energjinë e shpenzuar. Përgjatë viteve, borxhi i tyre është paguar nga qytetarët e komunave të tjera të Kosovës dhe që nga viti 2017 nga Qeveria e Kosovës.
Marrë nga REL
mirosllav lajçak keds elektrosever
Bota
9 December 2023, 13:51
a.l
Foto ilustruese
LIBI- Grupi libanez Hezbollah njofton se ka kryer 8 sulme ushtarake kundër objekteve ushtarake izraelite pranë zonave kufitare ju...
Bota
9 December 2023, 13:02
a.l
Mahsa Amini
Familja e Mahsa Amini, e cila do të merrte çmimin Saharov nga Bashkimi Evropian, nuk u lejua të largohej nga Irani për n...
Bota
9 December 2023, 12:59
a.l
Eli Cohen
IZRAEL- Ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen ka akuzuar Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Gute...
Bota
9 December 2023, 12:15
Con Coughlin
Vladimir Putin
Nga Con Coughlin “Daily Telegraph”
Ndërsa lufta në Ukrainë ka hyrë tashmë në një ngër&c...
Bota
9 December 2023, 12:05
a.l
Emmanuel Macron
FRANCË- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është akuzuar se e ka tradhtuar Republikën e Francës, pasi mor...
Bota
9 December 2023, 11:56
a.l
RUSI- Rusia ka reaguar ndaj vetos që ju vendos rezoltuës së OKB-së, që bënte thirrje për një armëpushim të m...
Bota
9 December 2023, 11:44
I.A
Foto Ilustruese
DUBAI- Në Konferencën Ndërkombëtare të klimës, që po zhillohet në Dubai u preza...
Bota
9 December 2023, 10:29
a.l
Olena Zelenska
UKRAINË- Zonja e parë e Ukrainës i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që t&eum...
Bota
9 December 2023, 09:27
a.l
Liridona Ademaj
KOSOVË- Vrasja e 30-vjeçares, Liridona Ademaj pak ditë më parë në Prishtinë ka lënë një...
Bota
9 December 2023, 10:03
I.A
Gaza
SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përdorën veton kundër një rezolute të mbështetur pothuajse nga të...