3 May 2025, 14:06
Nga E. D
foto ilustruese
GAZA- Agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha se nga sulmet izraelite gjatë natës në kampin e refugjatëve në Han Junis janë vrarë të pakën 11 persona, përfshirë tre fëmijë deri në 1 vjeç.
Zëdhënësi i kësaj agjencie, Mahmud Bassal, raportoi për 11 viktima “pas bombardimeve në shtëpinë e familjes Al-Bayram në kampin në Han Junis” në jug të Gazës. Sipas tij, sulmi ndodhi në orën 03:00, sipas kohës lokale.
Bassal tha për agjencinë AFP se tetë nga viktimat janë identifikuar se i përkasin familjes së njëjtë, përfshirë një vajzë dhe një djalë që ishin 1 vjeç, dhe një foshnje njëmuajshe.
Ushtria izraelite ende nuk është deklaruar për këto sulme.
Izraeli nisi ofensivën e tij ushtarake në Gazë më 18 mars pas dy muajsh armëpushim në luftën e tij kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – që u nxit nga sulmi i grupit radikal në Izrael më 7 tetor 2023.
Të premten, agjencia për mbrojtje civile në Gazë raportoi për të paktën 42 të vrarë në mbarë territorin palestinez.
Izraeli ka ndaluar hyrjen e dërgesave humanitare në Gazë që nga 2 marsi. Kjo bllokadë, sipas Izraelit, synon që t’iu bëjë presion militantëve që të lirojnë pengjet që mbahen në Gazë.
Agjencitë e Kombeve të Bashkuara i kanë bërë thirrje Izraelit që të heqë të gjitha kufizimet, duke argumentuar se banorët e Gazës janë duke përjetuar një katastrofë humanitare dhe kanë paralajmëruar për një krizë të urisë./REL
lufta ne gaza
Bota
3 May 2025, 13:55
N.F
Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump mesa duket nuk është i kënaqur me postin e tij dhe ka filluar të lakmojë pozicione t...
Bota
3 May 2025, 12:30
N.F
Foto
SHBA- Për dekada, zyrtarët e huaj kanë premtuar të nxisin rritjen ekonomike. Për dekada, ata kanë dështuar, shkruan...
Bota
3 May 2025, 12:26
E. D
foto ilustruese
SHBA- Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio e kritikoi si "tirani të maskuar" në Gjermani vendimin...
Bota
3 May 2025, 12:19
N.F
Foto
PAKISTAN- Pakistani testoi më 3 maj një raketë balistike, në kohën kur tensionet me Indinë janë rritur pas sulmit ...
Bota
3 May 2025, 11:26
foto ilustruese
SHBA- Riorganizimi i kabinetit të Donald Trump është një lajm i keq për Evropën dhe për këdo që...
Bota
3 May 2025, 11:20
N.F
Foto ilustruese
RUSI- Sulmet ruse me dronë në Harkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, kanë lënë t&...
Bota
3 May 2025, 10:47
N.F
Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka ndërprerë vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara...
Bota
3 May 2025, 08:48
N.F
Foto
GJERMANI- Sipas organizatës Reporterët pa Kufij liria e shtypit është në rrezik. Situata globale e lirisë së shtypi...
Bota
3 May 2025, 08:33
N.F
Trump
SHBA- Administrata e Presidentit Donald Trump po planifikon shkurtime të konsiderueshme për CIA-n dhe agjencitë e ...
Bota
3 May 2025, 08:21
N.F
Rubio
SHBA- Klasifikimi i partisë AfD si ekstremiste e djathtë nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës nuk është pritur...