Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Në një raport të publikuar më 6 gusht, IHR-ja tha se kjo shifër e çon numrin total të ekzekutimeve të regjistruara gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti në të paktën 444.
Irani ekzekutoi të paktën 71 persona gjatë muajit korrik, përfshirë gjashtë persona që morën pjesë në protestat masive kundër Qeverisë në fund të vitit të kaluar dhe fillim të këtij viti, sipas organizatës joqeveritare me seli në Norvegji, Iran Human Rights (IHR).
Në një raport të publikuar më 6 gusht, IHR-ja tha se kjo shifër e çon numrin total të ekzekutimeve të regjistruara gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti në të paktën 444. Sipas organizatës, qindra persona të tjerë aktualisht janë të dënuar me vdekje.
Në Iran ka pasur një rritje të ekzekutimeve të personave që grupet për të drejtat e njeriut i konsiderojnë të burgosur politikë – nga protestuesit, tek anëtarët e dyshuar të grupeve të ndaluara dhe personave të dënuar për spiunazh – që nga fillimi i luftës me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin më 28 shkurt.
Aktivistët thonë se rritja e ekzekutimeve është një përpjekje e autoriteteve iraniane për të ndjellë frikë tek iranianët dhe për të parandaluar përsëritjen e protestave mbarëkombëtare që tronditën udhëheqësit klerikalë në janar.
“Jemi thellësisht të shqetësuar se konflikti i ushtarak mes Republikës Islamike, SHBA-së dhe Izraelit do të përdoret për të intensifikuar ekzekutimet nën pretekstin e sigurisë kombëtare”, tha Mahmood Amiry-Moghaddam, drejtor i IHR-së.
“Komuniteti ndërkombëtar duhet të përgjigjet me presion më të fuqishëm dhe më të koordinuar kundër përdorimit të dënimit me vdekje nga Republika Islamike”, shtoi ai./REL
Foto ilustruese RUSI- Nëntë shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara, kanë hedhur poshtë pretendimin e Federatës...
Aleksandër Vuçiç dhe Volodymyr Zelensky Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të zhvillojë vizitën e parë zyr...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një postim në rrjete sociale shprehu se është shumë i kën...
Foto ilustruse SLLOVAKIA- Sllovakia ka regjistruar temperaturën më të lartë në historinë e saj, me 42.2 gradë Celsi...
Foto ilustruese SHBA- Dhjetëra banka, institucione financiare dhe kompani të mëdha në Shtetet e Bashkuara janë përballur me s...
Foto ilustruese EVROPË- Evropa po përballet me një periudhë të vështirë, ku luftërat, zjarret, temperaturat ek...
Raketë KORE E VERIUT- Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi drejt detit në lindje...
Pamje nga aksidenti GJERMANI- Një aksident i rëndë është regjistruar në qytetin Gelsenkirchen të Gjermanisë, ku dy ...
Lumi Danub EVROPA- Niveli i ujit në lumin Danub ka rënë aq shumë sa pjesë të themeleve të Urës&...
Foto ilustruse JEMEN- Rebelët Houthi morën përgjegjësinë për sulmet me raketa dhe dronë kundër forcave të qeve...